“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
Stoltenberg për armët bërthamore: Bota është më e sigurt nëse NATO i ka ato
30 Mars 2022, 12:34Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg tha se shumë vende të NATO-s kanë forcuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Ukrainës, duke vënë në dukje se roli i NATO-s është t’i japë fund armëve bërthamore në një moment.
“Rusia ka nënvlerësuar rezistencën e Ukrainës dhe në të njëjtën kohë ka mbivlerësuar aftësitë e veta ushtarake. Prandaj, Moska tani është e detyruar të riformulojë planet e saj.“- tha Stoltenberg në një intervistë për gazetën franceze Le Monde.
Sipas Stoltenberg, shumë vende të NATO-s, së pari Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë forcuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Ukrainës duke ofruar sisteme të armëve mbrojtëse.
Stoltenberg tha, megjithatë, se kishte konsultime brenda Aleancës Atlantike nëse, si dhe kur armët bërthamore të shteteve anëtare mund të përdoren. Ai vuri në dukje se roli i NATO-s është t’i japë fund armëve bërthamore në një moment, por theksoi se sa kohë Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut të kenë armët e tyre bërthamore, bota do të jetë më e sigurt nëse NATO ka të vetat.
I pyetur për të komentuar qëndrimin e Kinës ndaj Ukrainës, ai vuri në dukje se fakti që Pekini dhe Moska punojnë ngushtë së bashku ndikon në politikat e NATO-s.
I pyetur nëse grumbullimi gradual i 100,000 trupave amerikane në Evropë shkel kuadrin formal të NATO -s për marrëdhëniet me Rusinë, Stoltenberg tha se ky kuadër ishte shkelur prej kohësh nga Rusia që nga pushtimi i Gjeorgjisë në vitin 2008. se rritja e trupave të NATO-s në rajoni synon sigurimin e paqes dhe jo provokimin e konfliktit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha gjithashtu se nuk dëshiron të hyjë në detaje se si do të reagonte aleanca nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë.
UKRAINË– Ukraina thotë se Chernihiv është nën sulm kolosal, ndërsa Rusia thotë se nuk ka asnjë përparim në negociatat që po zhvillohen në Stamboll.Në...
SHBA–Organizata e Kombeve tw Bashkuara (OKB), kanë emëruar tre ekspertë të të drejtave të njeriut për të kryer një hetim mbi krimet e mundshme të luftës d...
KOSOVË- Kolegji i Gjykatës Supreme në Kosovë ka dënuar me 12 vjet burg Zoran Gjokiq për veprën penale, krime të luftës kundër popullatës civile/Sipas Expre...
HAGË- Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Salih Mustafës, Hazir Borovci ka thënë se nuk kishte dallime fetare apo partiake brenda Ushtrisë Çlirimtare...
RUSI– Rusia nuk do t’u kërkojë menjëherë vendeve të tjera të paguajnë në rubla për importet e gazit, njoftoi sot Kremlini, duke premtuar një tranzic...
RUSI- Në përditësimin e tij të fundit mbi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, Kremlini ka thënë se nuk ka vënë re ende asgjë premtuese ose që duket si ...
Vendimi për nisjen e fushatës së bombardimeve kundër Serbisë me qëllim të ndaljes së gjenocidit së shtetit serb ndaj popullatës civile në Kosovë ishte një prej ...
UKRAINË-Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi than ë një deklaratë se më shumë se 4 milionë njerëz, ose pothuajs...
KINA- Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka mbërritur në Kinë në vizitën e tij të parë në vend që kur Moska filloi pushtimin e saj të Ukrainës muajin e kaluar...