LIVE UPDATES
Bota

Tentoi të vriste burrin ma kabllo dhe helm, dënohet me 14 vjet burg gruaja nga Kosova

30 Mars 2022, 13:36 Nga DOSJA
Tentoi të vriste burrin ma kabllo dhe helm, dënohet me 14 vjet burg

ZVICËR- Gjykata e Lartë (Kantonale) e Kantonit të Cyrihut ka shpallur të martën fajtore një grua 55-vjeçare për tentim të vrasjes së bashkëshortit të saj dhe për vepra të tjera.

Në fillim të prillit të vitit 2018, ajo kishte tentuar të helmonte burrin e saj, transmeton albinfo.ch. Pasi kjo nuk funksionoi, ajo pati provuar ta mbyste atë me një kabllo.

Gjykata i ka shqiptuar asaj një dënim me burg prej 14 vjetësh, një dënim me kusht me para prej 130 njësish ditore prej 10 CHF dhe një gjobë prej 1000 CHF. Ajo ka vendosur gjithashtu edhe dëbimin 12-vjeçar nga Zvicra, të gruas së shpallur fajtore.

Ndalimi i hyrjes në Zvicër është futur në sistemin e informacionit Shengen dhe në këtë mënyrë ai vlen për të gjithë zonën Shengen.

Gjykata e Lartë e ka dënuar edhe bashkëshortin 50-vjeçar  me pesë muaj burg, ndër të tjera, për mashtrim, shkruan sda.ch. Ai, në të dhënat për zyrën e mirëqenies sociale nuk kishte deklaruar pasurinë e paluajtshme që kishte në Kosovë. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat kryesore për përdhunim dhe sulm seksual. Gjykatës i mungonin prova të mjaftueshme për ta dënuar atë.

Aktgjykimi i Gjykatës së Lartë nuk është ende i plotfuqishën kështu që mund të bartet në Gjykatën Federale. Prokurori kishte kërkuar 16 vite burg për gruan, transmeton albinfo.ch. Për burrin kishte kërkuar një dënim me katër vjet burg për përdhunim, sulm seksual dhe vepra të tjera. Avokatët e të dy palëve në proces kanë kërkuar lirimin e klientëve të tyre.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka korrigjuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut të Cyrihut të nëntorit 2020, i cili nuk e kishte shpallur fajtore gruan për tentim vrasjeje të rëndë, por “vetëm” fajtore për tentim vrasjeje me paramendim. Ajo ishte dënuar me tetë vjet e gjysmë burg dhe ishte vendosur të dëbohej nga vendi për shtatë vjet.

Shkalla e parë, për shkak të mungesës së provave, e kishte liruar burrin nga akuzat për përdhunim dhe detyrim . Ai qe dënuar vetëm me gjobë, për mashtrim.

Deklaratat e gruas nuk janë të besueshme, është shprehur kryetari i trupit gjykues në aktgjykimin gojor. Megjithatë, as burri ndoshta nuk është “engjëll” i pafajshëm siç paraqitej, transmeton albinfo.ch. Nuk mund të përjashtohet që të ketë pasur dhunë në martesë. Megjithatë “nuk ka asnjë provë absolute”, ka thënë kryetari.

Gjykata nuk beson “historinë e vetëmbrojtjes” së gruas

Një mbrëmje në fillim të prillit 2018, gruaja i kishte shërbyer burrit të saj një pije në të cilën kishte përzier një sasi të madhe ilaçesh. Sipas akuzës, për ta helmuar. Pasi në mëngjesin e nesërm ai ishte ende gjallë, ajo i lidhi atij nga pas rreth qafës, një kabllo karikimi të telefonit celular. Ajo kishte ndërprerë shtrëngimin e kabllit vetëm pasi fëmijët e rritur kishin hyrë në dhomë.

Avokatja e gruas në mbrojtjen e saj ka thënë se të gjitha janë bërë për vetëmbrojtje. Sipas saj, gruaja i kishte rezistuar edhe burrit të dhunshëm atë mëngjes.

“Historisë së sulmit në vetëmbrojtje” nuk i ka besuar gjykata, siç tha gjyqtari. Sipas mjekësisë ligjore, burri, në mëngjes ishte ende në gjendje të rëndë nga barnat. Ai nuk mund të mbrohej. Për shkak të ngufatjes që kishte pësuar, ai ishte “shumë afër vdekjes”.

Burri ishte larguar nga shtëpia e familjes disa kohë përpara krimit. Spiralja e përshkallëzimit qe kthyer poshtë. “Nuk kishte më kërcënim” prandaj gruaja nuk ka vepruar në vetëmbrojtje.

Në favor të gruas, gjykata supozon se ajo me të vërtetë kishte vuajtur prej vitesh në martesën e saj, përcjell albinfo.ch. Dhe më pas burri i kishte thënë se do të transferonte një pjesë të pasurisë te dashnorja e tij në Kosovë. Aty asaj i ishin “fikur siguresat”.

Por nuk kishte asnjë arsye pse ajo e ajo e kishte thirrur burrin në banesën e familjes me pretekstin për të marrë disa gjëra. Gjykata “për pak” i kishte besuar asaj se ajo nuk i ka përzier ilaçet me qëllimin për ta mbytur burrin me pije. “Por, jo më larg se të nesërmen në mëngjes, qëllimi për ta vrarë ishte bërë tashmë fakt”./Albinfo.ch/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni tentative vrasje zvicer tentative vrasje zvicer

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit