"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shqiptarët të izoluar/ Dalin pamje nga Tirana gjatë natës, asnjë makinë dhe këmbësor në rrugë, Policia: Na ndihmoni dh
18 Mars 2020, 07:14Nga DOSJA
Tiranë- Shqipëria ndodhet në karantinë, pas përhapjes së koronavirusit. Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga kryeqyteti gjatë natës, ku rrugët shfaqen të boshatisura dhe nuk shfaqet asnjë këmbësor. Policia iu bën thirrje qytetarëve që të oraret e vendosura nga shteti për lëvijen e mjeteve dhe këmbësorëve.
“Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba!”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.
Qeveria ka dhënë urdhër, pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë se qytetarët pas orës 18:00 nuk duhet të dalin nga banesat e tyre. Ndërsa për personat që duhet të shkojnë në punë, mund të lëvizin me mjetet e tyre në dy orare, paradite në orën 08:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në orën 17:00.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Shqipëria ndodhet në karantinë, pas përhapjes së koronavirusit. Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale, jo vetëm me publikimin e mas...
Tiranë- “Nuk ka sistem shëndetesor që mund ta përballojë, nëse 90% e popullatës nuk izolohet”. Kështu u shpreh në një lidhje në “Opinion” nga Milano, mjeku Elso...
Tiranë- Qeveria pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim që të ulë numrin ...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Fax web, Top Channel kanë si lajm kryesor përmirësimin e gj...
TIRANË– Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini ka dhënë detaje lidhur me...
TIRANË- Kisha Ortodokse e Shqipërisë, ka bërë sot një njoftim për të gjithë besimtarët, në lidhje me masat që janë marrë kundër përhapjes së COVID-19. Në n...
TIRANË- Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka reguar pas lajmit të mirë se pacienti i parë në Shqipëri është drejt shërimit nga COVID-19. Kalo shkruan se fil...
TIRANË– Mjeku Tualant Muka ka projektuar të gjithë skenarët e mundshëm të të infektuarve me koronavirus nëse në vend nuk do të merreshin masat drastike.Në ...
TIRANË- Analisti Baton Haxhiu ka treguar sot eksperiencën e tij me COVID-19 dhe si po e përjeton këtë situatë. Haxhiu i ftuar në emisionin “Open”, ka thënë...
TIRANË– Mjeku pneumolog Arjan Mezini, i ftuar në emisionin “Opinon” ka deklaruar se është tesuar për koronavirus.Doktori ka bërë me dije se ai u test...