Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Shtabi i operacionaleve, Rama: Për ata që qahen për armë e kobure, faleminderit Kim
6 Janar 2022, 15:19Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një shprehje besimi vendimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) që ka vendosur të ngrejë një shtab pararojë në Shqipëri. Në një video-deklaratë në Facebook, Rama u shpreh se tashmë morën përgjigje edhe të gjithë pyetjet e atyre që donin të dinin nëse Shqipëria ishte e pajisur me armatime dhe e sigurtë. Sipas kryeministrit vendi ynë kishte kohë që po punonte në mënyrë që të kishte një shtab pararojë e tashmë është realitet. Rama falenderoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila sipas tij ka qenë personi kyç që ka ndërvepruar.
“Është bërë me dije vendosja e forcave operacionale të Kombeve të Bashkuara dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab. Vendosja e një shtabi në Shqipëri do të sigurojë një ndërveorim më të madh me aleatët. Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe vendosja e këtij shtabi është krej te natyrshme. Kjo vendndodhje rrit fleksibilitetin, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e qeverisë shqiptare, por kjo nuk është pjesa më e rëndësishme. Dua të falenderoj publikisht diçka që s’e kam me fort qef kur e bëj, por kur duhet bërë duhet bërë….ambasadorët bëjnë punën e tyre, por Kim duhet falenderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi. Faleminderit. Dhe pë rata që qahen, ku i kemi armët, ku i kemi koburet, ja ku janë,”- tha Rama.
BOSNJË- HERCEGOVINË- Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik së bashku me kolegë e miqë të tij të partisë ka “festuar” san...
TIRANË – Mjekët do të paguhen në bazë të performancës. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama sot gjatë fjalës së tij pas inaugurimit të Pedia...
VLORË– Tetë persona janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës, për të dëshmuar në lidhje me atentatin që ndodhi ditën e djeshme ndaj Diego Han...
KUKËS – Shtrëngimi i masave për punonjësit e administratës, njësive tregtare e marketeve ka rritur numrin e vaksinimeve në Kukës. Shefi i Shërbimeve ...