"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shtatorja e Skënderbeut u bë hit në rrjet, kryetari i Komunës Prizren: Projekti më pëlqeu, ne s’kemi ndërhyrë. Adem Ja
30 Nëntor 2020, 18:14Nga DOSJA
PRIZREN– Statujat e “Skënderbeut” dhe “Adem Jasharit” në Prizren shkaktuan një bujë të madhe në media, duke u kritikuar lidhur me formën e tij dhe mënyrën sesi portretizoheshin dy prej figurave më të rëndësishme historike shqiptare. Lidhur me bujën e shkaktuar në media, ka reaguar kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një intervistë për Report Tv, duke hequr përgjegjësinë nga vetja. Ai u shpreh se projekti për statujat kishte lidhje me diasporë shqiptare në Zvicër, e cila kishte shfaqur dëshirën të bënte një dedikim për heroin kombëtar në ditën e Flamurit.
“Së pari janë dy iniciativa të ndryshme e parë është e komunës së Prizrenit së bashku me një organizatë joqeveritare diaspora shqiptare në Zvicër “Trojet e Arbrit”, ndërsa statuja e Adem Jasharit jam informuar nga mediat dhe është vendosur në hapësirën e një qendre tregtare dhe nuk kam qenë i ftuar. Në lidhje me statujën e “Skënderbeut” më kanë thënë se duan të krijojnë një imazh të tij në moshë më të re. Unë e kam parë në prototip dhe me ka pëlqyer, por tani janë mendime dhe këndvështrime të ndryshme. Shtatoren e përfunduar e pashë në inaugurim. Kërkesa nga fillimi dhe iniciativa ka qene e shoqatës dhe pjesë e saj ishte edhe Sinan Aliaj, ne thjeshtë kemi dhënë lejen për vendosjen e saj”, tha Haskuka.
Në lidhje me bustin e ‘Adem Jasharit’, Haskuka tha se nuk ka pasur fare dijeni pasi ajo është vendosur në ambientet e një qendre tregtare.
Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u përurua më 29 nëntor me rastin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit. Ajo mori vëmendje, duke u përfolur në rrjet, pasi figura e heroit kombëtar ishte e shpërfytyruar nga ajo që kemi mësuar të shohim. Ai shfaqej më i dobët dhe pa kalin. Megjithatë pavarëisht reagimeve në rrjet autori, Sinan Aliaj, pretendon se askush nuk e di sesi ka qënë në të vërtetë Skënderbeu dhe se vepra e tij ishte art.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Anton Skabona, vëllai i 60-vjeçarit Leonard Skabona i cili u hodh sot nga kati i dytë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në një prononcim për “ABC” rrëfen detaj...
Në Shqipëri java e shkuar shënoi një tjetër rekord të vdekjeve nga Koronavirusi, ndërsa rastet e reja u ulën, paralelisht me reduktimin e testimeveTë dhënat zyr...
Skulptori Sinan Aliaj ka bërë scoop nëpërmjet statujës së fundit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut të vendosur në një qytet historik dhe me vl...
VLORË–Shtim rastesh me COVID në qytetin e Vlorës. 31 të infektuar janë shënuar ditën e sotme, ku 2 prej tyre janë mësues në shkolla të qytetit, ndërkohë që...
TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka reaguar pas vetëvrasjes së pacientit tek Infektivi.Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Dasho i ...
Aktualitet30 Nëntor 2020, 15:34
SHQIPËRI- 810 viktima, 18 mijë e 523 të infektuar aktivë dhe 18 mijë e 849 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit....
TIRANË– Vëllai i Leonard Skabonës, 60-vjeçarit Anton Skabonda nga Rrësheni që humbi jetën natën e kaluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi u hodh ng...
TIRANË– Leonard Skabona nga Rrësheni, i cili u vetëvra duke u vetëhedhur nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ka punuar si oficer Policie në vitit ’90...
KAVAJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën afër Golemit, ku një motorist ka ndërruar jetë pasi është përplasur.vijon…(k.a/dosja.al)1 vit ...
DURRËS– Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Golem të Durrësit.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një ...