LIVE UPDATES
Aktualitet

U hodh nga spitali Infektiv, vëllai i 60-vjeçarit tregon bisedën e fundit me të ndjerin: Kishte vetëm kollë, u shtrua të

30 Nëntor 2020, 15:15 Nga DOSJA
U hodh nga spitali Infektiv, vëllai i 60-vjeçarit tregon

TIRANË– Vëllai i Leonard Skabonës, 60-vjeçarit Anton Skabonda nga Rrësheni që humbi jetën natën e kaluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi u hodh nga kati i dytë, ka folur së fundmi.Në një intervistë për  News24, ai ka thënë  se vëllai i tij kishte vetëm dy ditë në spital. Sipas tij, Leonardi kishte një kollë të fortë dhe kishte bërë tamponin, dhe ishte shtruar me dëshirën e tij në spital.

Ai ka shtuar se ditën e djeshme i ndjeri e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që t’i sillte rrobat. ndër të tjera ai ka shtuar se nuk është i informuar se nëse vëllait të tij i është bërë ekspertiza dhe cilat janë shkaqet që e kanë çuar të vëllanë drejt vdekjes

“Unë jam vëllai i vogël i Leonard Stabonës. Vëllai im është shtruar në spitalin e Sanatoriumit ditën e shtunë, ka ndenjur në urgjencë, të dielën më ka marrë në telefon tre herë dhe më ka kërkuar veshjet. E kam pyetur si je, mirë. Ka thënë që jam shumë shumë mirë. Vëllai im në momentin që është shtruar në spital ka pasur vetëm një kollë. Në orën 2 e gjysmë të natës më marrin urgjenca e sanatoriumit dhe më thotë ‘më vjen keq vëllai jot është hedhur nga ballkoni’. Tani shkoj sot në mëngjes dhe kërkoj tek sanatoriumi arsyen, doktoresha që ishte roje më tha që nuk di gjë për këtë problem. I thashë kërko se mua më kanë marrë. Komunikova më përpara me të dhe i thashë ky numër më ka marrë në telefon mbrëmë që vëllai yt ka ndërruar jetë. Zonja shkoi pyeti dhe më tha është e vërtetë dhe vëllain e ke tek morgu Nënë Tereza. Shkoj tek morgu Nënë Tereza nga ora 8:30, ishin rregullat që duhet të marrësh 112 që të vinte ekspertiza aty. Nga ora 8:30 deri në orën 12:00 mua nuk më ka dhënë përgjigje asnjëri. Nuk e di a është bërë ekspertizë, vëllai im nga se ka vdekur dhe si ka mundësi një njeri të hidhet nga ballkoni duke qenë mirë. Për mua morgu më ka dhënë vetëm këtë letër këtu që thotë vetëvrasje. Po si ka mundësi vëllai im nuk u vetëvra në Laç dhe kur televizori dhe mjekët kanë thënë që ka 10 ditë që është shtruar në spital. Pse dalin këto gënjeshtra. Kjo është diçka që duhet sqaruar se nuk i ka ndodhur vetëm vëllait tim. Ditën e shtunë e kanë lënë gjithë natën jashtë në urgjencë. Më ka thënë vetëm kështu që do të marr vetëm unë, ti mos i bjer telefonit. Të dielën kam komunikuar në drekë, kam shkuar në shtëpi nga ora 7 pa çerek deri në 7 e çerek kam folur me vëllain dhe më tha mua më sill këtë, këtë. Ishte normal. Më kërkoi të gjitha gjërat. I kam thënë Nardi të gjitha gjërat t’i ka blerë vëllai të reja dhe do t’i sjell unë, të hënën i ke aty. Natën më morën në telefon që vëllai është hedhur. Vëllai im vetëm jetonte në shtëpi, në kat të dytë, nëse ishte për t’u hedhur hidhej nga shtëpia e vet. Ka ikur me dëshirën e vet atje. Ka bërë tamponin nuk e ka pritur përgjigjen. Ka pasur vetëm një kollë të rëndë. Policia gjyqësore nuk më ka takuar fare, unë nuk e di arsyen se përse ka vdekur”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonard skabonës leonard skabonës

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen