LIVE UPDATES
Bota

Shtetet amerikane ofrojnë shpërblime për të inkurajuar vaksinimet

29 Maj 2021, 21:10 Nga DOSJA
Shtetet amerikane ofrojnë shpërblime për të inkurajuar

A mund të fitoni një milion dollarë për të bërë vaksinën kundër koronovarusit? Nuk ka të ngjarë, por autoritetet lokale në disa shtete amerikane duket se janë të gatshme të bëjnë pothuajse gjithçka për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen.

Guvernatori i Ohajos, Mike DeWine, kohët e fundit njoftoi se pesë njerëz të zgjedhur me short, të cilët do të vaksinohen në qershor dhe në fillim të korrikut, do të shpërblehen me një çmim prej një milion dollarësh.

“Bashkëqytetarë të mi të Ohajos, le të vaksinohemi të gjithë! Ne jemi të fortë dhe do ta çojmë deri në fund punën tonë!”, tha ai.

Çdo të mërkurë autoritetet e Ohajos do të shpallin fituesin e një lotarie javore. Paratë për çmimin vijnë nga fondet federale. Shteti po stimulon gjithashtu vaksinimin e adoleshentëve.

Një i ri me fat do të marrë një bursë për mbulimin e plotë të kostos së studimeve katërvjeçare në një universitet, duke përfshirë banimin, tarifat dhe librat. Por jo të gjithë i mbështesin këta stimuj. Një numër përdoruesish në Twitter kanë kritikuar gjerësisht veprimet e guvernatorit.

Guvernatori DeWine iu përgjigj kritikëve duke thënë se zgjedhja për të mos bërë vaksinën është e papërgjegjshme. Dhe tani, më pak se 40% e popullsisë së Ohajos është plotësisht e vaksinuar. Pjesa tjetër janë të pavendosur ose nuk duan ta bëjnë vaksinën.

Udhëheqësit politikë po përpiqen ta kapërcejnë këtë hezitim ndaj vaksinimit.

“Atyre që marrin dozën e parë nga tani deri në Ditën e të Rënëve, do t’u japim një kupon nga Departamenti ynë i Parqeve dhe dyqanet me pakicë si LLBean, si dhe bileta për ndeshjet e ekipit tonë të vogël të bejsbollit dhe pistat e garave me makinë”, tha guvernatorja e Mejnit, Janet Mills.

Që nga fillimi i majit, ritmi i vaksinimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara ka rënë dhe qendrat mjekësore që ofrojnë vaksina janë mbyllur për shkak të mungesës së pacientëve. Që jeta të kthehet në normalitet, ekspertët e shëndetit publik thonë se dhjetëra miliona amerikanë të tjerë duhet të vaksinohen. Ndërsa stimujt si paratë, biletat dhe madje edhe birrat falas mund të ndihmojnë në motivimin e njerëzve, ekspertët e shëndetit thonë se rritja e ndërgjegjësimit për vaksinën është thelbësore.

“Ky mund të mos jetë stimulimi i duhur për të gjithë, por ajo që njerëzit duhet të bëjnë janë pyetjet për vaksinën. Kështu që këto stimuj janë me të vërtetë një mënyrë për t’i bërë njerëzit të mendojnë dhe të flasin për vaksinën”, thotë Zëvendës Drejtorja e Departamentit të Shëndetit Publik në Merilend, Dr. Jinlene Chan.

Në festën e 4 korrikut do të bëhet më e qartë nëse këto masa do të jenë efektive apo jo. Data nuk është e rastësishme. Presidenti Biden ka vendosur një objektiv që deri në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, 70% e popullsisë amerikane të kenë mundësinë që të bëjnë vaksinën. Tani për tani, në të gjithë vendin, pak më pak se 38% e tyre janë plotësisht të vaksinuar.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shba vaksinimi anti-covid ne shba shba vaksinimi anti-covid ne shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë