LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të deportojnë emigrantë të tjerë drejt Haitit

21 Shtator 2021, 05:59 Nga DOSJA
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të deportojnë emigrantë

Shtetet e Bashkuara vazhduan të hënën të deportojnë emigrantë të tjerë nga Haiti drejt vendlindjes së tyre, ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë paralajmëruan mijëra njerëz nga vendi ishull se nuk do të lejoheshin të kalonin kufirin SHBA-Meksikë.

Videot e skenave kaotike në kufi duket se tregonin disa agjentë amerikanë të kufirit mbi kuaj duke përdorur kamzhikun për të goditur emigrantët.

“I kam parë disa nga pamjet”, u tha gazetarëve në Uashington sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Nuk kam kontekstin e plotë”, tha ajo, duke shtuar se “nuk mund ta imagjinoj se çfarë konteksti do ta bënte atë të përshtatshëm. Unë nuk mendoj se dikush që sheh atë pamje do të mendojë se ishte e pranueshme ose e përshtatshme”.

Zëri i Amerikës gjithashtu pyeti zonjën Psaki në lidhje me pretendimet e emigrantëve haitianë të shprehura gazetarëve të Zërit të Amerikës, se ata ishin trajtuar më keq se homologët e tyre spanjishtfolës. Disa raportuan se atyre iu mohua mundësia për të ndërruar teshat. Të tjerët thanë se atyre nuk u ishte dhënë informacion i mjaftueshëm për dëbimin e tyre ose statusin e tyre të deportimit.

“Unë mund t’i siguroj njerëzit se kjo nuk është politika jonë”, tha zonja Psaki. “Natyrisht, të gjitha rrethanat ku individët nuk trajtohen në mënyrë njerëzore, pavarësisht nëse vijnë në kufirin tonë apo jo, nuk janë në përputhje me politikat e administratës Biden”.

Ajo shtoi se Kryqi i Kuq Amerikan dhe agjencitë e tjera humanitare po siguronin ndihma për emigrantët në kufi.

Në një konferencë shtypi pranë kufirit në Del Rio, Teksas, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas paralajmëroi haitianët se “nëse vini në Shtetet e Bashkuara ilegalisht, do të ktheheni mbrapsht”.

Emigrantët haitianë – deri në 14 mijë sipas disa vlerësimeve – janë grumbulluar ditët e fundit me shpresën për të siguruar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara. Numrat e shumtë kanë mbingarkuar punën e agjentëve amerikanë të kufirit.

Zoti Mayorkas tha se Shtetet e Bashkuara po i rikthejnë në Haiti, një vend ku shumë prej emigrantëve nuk kanë jetuar prej një dekade, pasi ikën nga rrënojat e mbetura nga një tërmet i vitit 2010 dhe u transferuan në Kili, Brazil dhe vende të tjera të Amerikës së Jugut.

“Ne parashikojmë të paktën një deri në tre fluturime në ditë”, tha zoti Mayorkas, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të përmirësuar kushtet për njerëzit në kufi ndërsa ata presin zhvillimin e procedurave, duke u siguruar ushqim, ujë, peshqir, dhe shërbime tualeti, si dhe duke u vendosur në dispozicion staf mjekësor.

Shtëpia e Bardhë tha se ka udhëzuar agjencitë qeveritare të punojnë me Haitin dhe qeveritë e tjera rajonale për të siguruar mbështetje për ata që kthehen. Por disa të deportuar që mbërritën në Port-au-Prince, kryeqyteti i Haitit, u kanë thënë gazetarëve atje se nuk kanë vend për të jetuar në Haitin e shkatërruar nga dhuna, që tashmë është përfshirë nga pasiguria politike pas vrasjes së pazbardhur më 7 korrik të Presidentit Jovenel Moïse.

“Jemi në mes të një pandemie (të koronavirusit) dhe një sfide të rrezikshme të emigracionit”, tha zoti Mayorkas.

Ai tha se SHBA po përpiqet të menaxhojë situatën në Del Rio, me dërgimin e 600 agjentëve kufitarë shtesë të sjellë për të kontrolluar turmën dhe për të ndihmuar në procesin e deportimeve. Rreth 3 mijë emigrantë u zhvendosën në një qendër të zhvillimit të procedurave të hënën.

“Ne jemi të shqetësuar që haitianët që ndërmarrin këtë rrugë të parregullt emigrimi po marrin informacion të keq se rruga është e hapur”, tha zoti Mayorkas. “Kjo nuk është mënyra për të ardhur në Shtetet e Bashkuara. Ky është informacion i rremë”.

Ai tha se vetëm haitianët që kanë jetuar në SHBA përpara 29 korrikut kanë të drejtën për Status të Mbrojtur të Përkohshëm. Ai tha se “emigracioni i parregullt paraqet një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien e komuniteteve kufitare dhe për jetën e vetë emigrantëve”.

Komisioneri në detyrë i Patrullës Kufitare, Troy Miller tha: “Kufijtë tanë nuk janë të hapur. Hyrja në vend në mënyrë të paligjshme është një ndërmarrje e rrezikshme. Mos e vendosni sigurinë e familjes tuaj në duart e kontrabandistëve dhe kriminelëve të tjerë që ju thonë se kufijtë janë të hapur. Mos e bëni këtë”.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emigrantet ne haiti emigrantet ne haiti

Sondazh

Poll
Bota 20 Shtator 2021, 07:17

KOSOVË- Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka futur në fuqi reciprocitetin ndaj Serbisë përsa u takon targave të automjeteve. Sipas këtij vendimi, të gjitha a...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj