LIVE UPDATES
Bota

Shtohet presioni ndaj Presidentit Biden pas tërheqjes kaotike nga Afganistani

18 Gusht 2021, 15:13 Nga DOSJA
Shtohet presioni ndaj Presidentit Biden pas tërheqjes kaotike nga

SHBA- Mbrëmjen e së martës Presidenti Joe Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë duke ndërprerë herët pushimet, ndërsa përballet me presion në rritje mbi tërheqjen kaotike të forcave amerikane në Afganistan dhe rënien e shpejtë të qeverisë në Kabul. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, përgatiti materialin me të rejat e fundit.

Skenat kaotike të afganëve të dëshpëruar që përpiqen të largohen nga vendi, theksuan atë që gjerësisht perceptohet si plani i dobët i Administratës Biden për tërheqje nga lufta më e gjatë e Amerikës.

“Pamjet e ditëve të fundit në aeroport ishin dëshpëruese, por Presidentit Biden iu desh të mendonte edhe për koston njerëzore të rrugës alternative të qëndrimit në një konflikt civil në Afganistan”, tha Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Pas rimarrjes së shpejtë të Afganistanit nga talebanët, ShBA po përpiqet të evakuojë mijëra amerikanë dhe aleatë afganë.

“Ne po u japim përparësi disa grupeve, si qytetarëve amerikanë, punonjësve të ambasadës dhe familjeve të tyre, personelit lokal, atyre me visa speciale imigruese dhe aplikuesve, afganëve që kualifikohen për programet e refugjatëve si përkthyes, që mund të kenë ndihmuar mediat dhe të tjerët”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Deri në mbrëmjen e së martës, zyrtarët thanë se ShBA evakuoi më shumë se 3,200 njerëz, përfshirë personlin e Ambasadës Amerikane, shtetas amerikanë, afganë dhe qytetarë nga vende të treta. Gjithashtu, ShBA transportoi rreth 2 mijë emigrantë specialë afganë në Shtetet e Bashkuara. Administrata po negocion me talebanët për të vazhduar evakuimin, të paktën deri në fund të gushtit.

Talebanët na informuan se janë të përgatitur për të siguruar kalimin e sigurt të civilëve në aeroport dhe ne synojmë t’i mbajmë në këtë zotim”, tha Jake Sullivan.

Të martën, talebanët patën konferencën e parë për shtyp, që nga marrja e kontrollit. Në shfaqjen e parë publike, zëdhënësi Zabihullah Mujahid u zotua se Afganistani nuk do të bëhet strehë e terrorizmit dhe do të garantojë të drejtat e grave sipas Sheriatit. Ai tha se talebanët do të amnistojnë ata që luftuan kundër tyre dhe se do të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse.

Ne nuk duam luftë. Duam paqe në Afganistan, prandaj u zhvilluan bisedimet”, tha ai.

Duke ditur të kaluarën e dhunshme të talebanëve, shumë dyshojnë mbi këto zotime. Bashkëpunimi i talebanëve për evakuimin e sigurt të qytetarëve amerikanë dhe aleatëve afganë do të jetë testi kyç për administratën Biden.

“Nëse shihet se do të ketë proceseve të përgjegjshme për këto dhe çështje tjera, si kërcënimet e mundshme terroriste në të ardhmen, ose përparimi i rajonit në një periudhë afatgjatë, që është edhe strategjia jonë, mendoj se mund të krijohet një imazh i besueshëm, brenda dhe jashtë vendit. Por do të duhet punë e madhe dhe rezultate konkrete”, thotë Earl Anthony Wayne nga Qendra Wilson.

Zoti Biden u largua herët nga vendpushimi presidencial Camp David për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e së martës. Ai po përballet me kritika nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë, të cilët janë zotuar të hetojnë mënyrën e tërheqjes nga Afganistani, që deri tani është kriza më e madhe e politikës së jashtme të Presidentit Biden.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden patsy widakuswara talebanet pushtojne afganistanin joe biden patsy widakuswara talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj