Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Shtrenjtimi i energjisë / Kuvendi i Kosovës, deputetët-Kurtit: Ke pushtet absolut!
24 Janar 2022, 12:50Nga DOSJA
PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Seanca e sotme është thirrur me kërkesë të partive opozitare: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka për qëllim që në fund të debatit të miratohet një rezolutë, që do të bënte thirrje për parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë prezantimit të çështjes për diskutim tha se seanca është thirrur për ta “ballafaquar paaftësinë e Qeverisë” me krizën energjetike, duke shtuar se ekzekutivi i kryeministrit Albin Kurti, ka shpërfillur krizën derisa ajo goditi qytetarët. Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka në dorë ‘pushtetin absolut’ për të vepruar. Ai i ka bërë thirrje Kurtit ta lë – siç e quan Shala , retorikën boshe për 20 vitet e shkuara. Më tej, ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka vepruar me kohë ndaj krizës së paralajmëruar energjetike.
LEZHË-Dosja.al ju sjell pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja e Lekë Lekgjonajt në fshatin Manati të Lezhës. Lekë Lekgjonaj u ekzekutua me armë zjarri nga 17-v...
VLORË – Sot janë bërë 103 vjet që kur ka vdekur Kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në qyt...
TIRANË– Sinoptikania Lajda Porja deklaroi ditën e sotme se nesër do të jetë dita më e acartë e këtij muaji. Në një lidhje “Skype” për News24, Porja ...
KUKËS– Protesta në doganën e Morinës për shkak të masave anti-COVID që ka vendosur qeveria e Kosovës, për të kaluar kufirin ka sjellë bllokim të rrug...