LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtrenjtimi ushqimeve! Familjet shqiptare pritet të paguajnë këtë muaj 13 mln euro më shumë

22 Mars 2022, 06:09 Nga DOSJA

Një familje shqiptare, me mesatarisht 3.6 persona shpenzon çdo muaj 83.4 mijë lekë për të plotësuar nevojat e saj për ushqime, pije, drita, qira, ujë, veshje, shëndet, telekomunikacion, argëtim, kafe, dreka etj.

Si në asnjë vend tjetër të Europës, rreth 42% e kësaj shume shkon për blerjen e ushqimeve dhe pijeve alkolike. Mesatarja e Bashkimit Europian është 13%, ndërsa nga vendet e rajonit më e larta është në Kosovë, me rreth 34%.

Në vlerë, sipas INSTAT, një familje shpenzonte mesatarisht rreth 35 mijë lekë në muaj për Ushqim dhe pije jo-alkolike, me të dhënat që i referohen Anketës së Buxhetit të Familjeve për vitin 2020 (e dhëna e fundit e disponueshme). Më inflacionin e produkteve ushqimore që ishte rreth 6% në shkurt 2022 (në mars pritet të jetë shumë më i lartë pasi është shtrenjtuar pothuajse çdo produkt), një familje duhet të shpenzojë të paktën edhe 2 mijë lekë në muaj për të blerë të njëjtan sasi produktesh. Për 769 mijë familje që ka në vend, sipas të dhënave të INSTAT, shpenzimi mujor vetëm për ushqime pritet të jetë të paktën 1.5 miliardë lekë, ose rreth 13 milionë euro më shumë përgjatë marsit.

Sipas qarqeve, familjet e Vlorës shpenzojnë më shumë për ushqime, me 49.1% të totalit (sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2019, e dhëna e fundit e disponueshme), e ndjekur nga Dibra (48.2%) dhe Elbasani (48.1%) dhe më pak Korça (39%) dhe Tirana (36.5%).

Çmimet e produkteve ushqimore u rritën ndjeshëm në mars, pas problemeve globale që shkaktoi sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. 30 artikujt kryesore të shportës së mallrave ku përfshihen nafta dhe gazi me datën 15 mars u shiten 20 për qind me shtrenjtë se në janarin e këtij viti. Lista e çmimeve në muajin janar ka si referencë matjet e INSTAT të disponueshme për publikun në ëebin zyrtar, ndërsa çmimet e datës 15 mars u morën nga pikat e pakicës në kryeqytet që kanë reflektuar nivelet më të ulëta të rritjes.

Shpenzimet më të larta në Europë edhe për bukë e drithëra

Shqipëria, një nga shtetet më të varfra të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.

Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë.

Viti pandemik ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve për këtë produkt jetësor, teksa në periudhën 2016-2019, ky tregues ishte ulur në 4.7% të PBB-së.

Shteti i dytë pas nesh është Rumania, me 4% të PBB-së, si shpenzime për bukë dhe drithëra, Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.1% dhe Maqedonia me 3%. Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra. Serbia, e ka këtë tregues më të ulëtin në rajon, me 2.4% (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Europian.

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi (266 euro). Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia (157 euro) e më pas Serbia (164 euro). Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.

Varësia e lartë nga buka dhe drithërat është dhe një nga arsyet pse shitjet e miellit arritën rekord javët e fundit, teksa konsumatorët nxituan të blinin këtë produkt nga frika se ai mund të shtrenjtohej, apo të ishte në mungesë në të ardhmen./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi kriza rritja e cmimeve ne shqiperi shporta ushqimore kriza rritja e cmimeve ne shqiperi shporta ushqimore


Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Mars 2022, 07:40

Yield-et e Bonove japin sinjale rritjeje

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12 mujor arriti në 1.79%, nga 1.62% që kishte qenë në ankandin e mëpars...

Ekonomi 20 Mars 2022, 13:49

Shtrembërimi i tregut dhe populizmi

Nga Ola XamaShtrembërimi i tregut dhe populizmiHistoria e njerëzimit ka njohur deri më sot 3 parime që janë zgjedhur për mënyrën se si funksionon një treg: R...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj