Të shtënat në Shkodër, reagon policia: 34-vjeçari ka humbur jetën! Vajza është dërguar në sp...
Ekonomi
Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
21 Mars 2022, 11:38Nga DOSJA
TIRANË– Bordi i Transparancës i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë shënuar rritje në krahasim me nivelin aktual. Sipas burimeve nga operatorët, çmimi i naftës do të jetë 221 lekë për litër, nga 203 lekë që ishte deri më sot dhe benzina 211 lekë, nga 206 që ishte më pare. Vendimi hyn në fuqi nga e marta, datë 22 mars deri të enjten.
Sipas informacioneve te marra nga tregu operatorët thonë se dhe në këto nivele janë 15 lekë me humbje. Operatorët tjanë se ata prisnin që bordi të bënte transparencë për çmimet jo të fiksonte çmimet. Kjo situatë po i vë operatorët në vështirësi. Sipas tyre marzhi prej 5% që u është lënë tregtuesve mbi çmimin pa taksat nuk mjafton për mbulimin e kostove, por ai duhet të jetë rreth 15%.
Benzina ka qenë më e shtrenjtë se nafta sipas operatorëve, për shkak se ka firo më të larta, ngaqë avullon shpejt dhe shitet më pak. Në bursa nafta është shtrenjtuar në 113 dollarë për fuçi, nga nën 100 dollarë që zbriti në momentin që tek ne u ul me 203 lekë per litër./Marre nga MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë 2022, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me ...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12 mujor arriti në 1.79%, nga 1.62% që kishte qenë në ankandin e mëpars...
Tabelat e Ministrisë së Financave tregojnë se shkurtimet përfshijë të gjitha shpenzimet publike dhe institucionet e administratës në të gjitha programet, por më...
TIRANË– Thatësia duket se nuk po e ndihmon krizën e energjisë elektrike në vendin tonë. Gazetarja Erblina Mile shkruan për “Abcnews” se rezerva energ...
Nga Ola XamaShtrembërimi i tregut dhe populizmiHistoria e njerëzimit ka njohur deri më sot 3 parime që janë zgjedhur për mënyrën se si funksionon një treg: R...
Intervistë me Lindita Milo (Lati), ish-Kryetare e Komisionit të Konkurrencës Pavarësisht rrethanave, kontrolli i drejtpërdrejtë i çmimeve nga shteti nuk ...
Fundjavat në bregdetin e Durrësit janë gjallëruar dukshëm në javët e fundit. Strukturat akomoduese raportojnë për rritje të frekuentimit ku përgjithësisht 90% e...
Linjat e tregtisë me pakicë po përballen këto kohë me një kërkesë jo të zakontë për produktet e shportës (miell, vaj, sheqer, makarona, oriz) nga frika e rritje...