LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e çmimeve, Milo: Kontrolli nga shteti nuk është rruga për të rregulluar tregjet

20 Mars 2022, 08:00 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve, Milo: Kontrolli nga shteti nuk është rruga

Intervistë me Lindita Milo (Lati), ish-Kryetare e Komisionit të Konkurrencës 

Pavarësisht rrethanave, kontrolli i drejtpërdrejtë i çmimeve nga shteti nuk është rruga e duhur për të rregulluar tregjet dhe jep mesazhe të gabuara tek operatorët. Lindita Milo (Lati), ish-Kryetare e Komisionit të Konkurrencës, thotë për “Monitor” se shërbimi më i madh që mund t’u bëjë shteti konsumatorëve është garantimi i konkurrencës së lirë dhe të ndershme në tregje. Sipas saj, në Shqipëri ekzistojnë institucionet dhe instrumentet ligjore për të parandaluar sjelljet abuzive të firmave në treg, pa qenë nevoja për të arritur në fiksim të çmimeve nga shteti.

Së fundmi, qeveria shqiptare ka vendosur të ndërhyjë në disa tregje sensitive, si ai i karburanteve apo produkteve ushqimore, duke vendosur kufizime të çmimeve të shitjes. Cili është mendimi juaj rreth këtyre masave? 

Ngjarjet e fundit janë një gërshetim i disa faktorëve, por më kryesorët, nga pikëpamja e sjelljes së firmës në treg janë dy: niveli i lartë i pasigurisë për të nesërmen dhe mundësia e abuzimit me çmimet dhe cilësinë e produkteve të ofruara. Sipas International Transperency, në mënyrë sistematike, është evidentuar se, në kushtet e krizave ka një nivel të lartë të korrupsionit, por edhe një prirje për përfitime të padrejta apo abuzuese të operatorëve të tregut. Bazuar në një gjykim të sipërfaqshëm, nisur nga parimet e nivelit të pasigurisë dhe të riskut, firma apo bizneset mund të jenë të lirë të vendosin çmimet, që të mundin të kenë një nivel të sigurt të fitimit, por në thelb, kjo politikë bie në kundërshtim me parimet themelore të funksionimit të një tregu, sipas të cilit biznesi nuk ka jetëgjatësi, nëse nuk mendon për klientin apo blerësin e tij.

Përvoja ka treguar se në kushtet e keqfunksionimit të tregut, pra, në kushtet e pabarazisë para ligjit dhe sigurimit të fitimeve apo përfitimeve të padrejta nga evazioni, informaliteti apo fondet publike, biznesi nuk mendon për klientin apo blerësin, por mendon si ta ketë mirë me shtetin. 

Mendoni se kontrolli i çmimeve nga shteti është një mënyrë e përshtatshme për të rregulluar tregjet dhe për të mbrojtur konsumatorët?  

Kontrolli i drejtpërdrejtë i çmimeve nga shteti, apo ndërhyrja në një masë drastike të shtetit në tregje, në formën që po aplikohet në vendin tonë, nuk është rruga e duhur.

Së pari, duhej që nëpërmjet politikave strukturore të mundësohej që tregu të kishte frymëmarrje për lirinë e hyrjeve dhe të daljeve të operatorëve të tregut. Roli i shtetit është promovimi dhe mundësimi i barazisë në treg. Këto politika do të mundësonin një treg më funksional, në të cilin operatorët do të kundërvepronin edhe në kohë krizash, si kjo që po kalojmë në mënyrë më racionale dhe objektive në kontekstin e vendit dhe të karakteristikave të fuqisë blerëse, pasi do të kujdeseshin për vijueshmërinë e biznesit në mënyrë afatgjatë dhe të shëndetshme. Dhe kjo është politika e duhur për mbrojtjen e konsumatorit.

Së dyti, në vendin tonë janë ngritur dhe funksionojnë të gjitha institucionet publike të pavarura dhe të qeverisjes qendrore dhe vendore, të cilat po të bashkëveprojnë, kanë të gjithë infrastrukturën ligjore dhe administrative që të ushtrojnë kontrollet dhe presionet për të parandaluar, për të evidentuar e, për rrjedhojë, për të ndaluar rastet e abuzimeve të operatorëve të tregut me çmimet dhe me cilësinë e produkteve të ofruara për konsumatorin shqiptar. 

Çfarë efektesh mund të japë një politikë e tillë për konkurrencën në tregjet e prekura dhe në ekonomi? 

Qasja e qeverisë shqiptare është deklaruar se do të jetë e përkohshme, por mendoj se jep mesazhe shumë të gabuara tek operatorët e tregut. Në këto kushte, mendoj se do të duhet që institucionet e pavarura të mbikëqyrjes së tregjeve të rregulluara dhe Autoriteti i Konkurrencës duhet të rrisin transparencën, nëpërmjet instrumenteve të advokacisë së konkurrencës. Duke shprehur qartë se partneriteti me biznesin në mbrojtjen e lojës së lirë të tregut është rruga e vetme për mbrojtjen reale të konsumatorit./Monitor/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi lindita milo lindita milo

Sondazh

Poll

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade