LIVE UPDATES
Ekonomi

Durrësi, “i preferuari” i fundjavës! Shtrenjtimi i energjisë ushtron presion mbi çmimet

19 Mars 2022, 06:14 Nga DOSJA
Durrësi, “i preferuari” i fundjavës! Shtrenjtimi i

Fundjavat në bregdetin e Durrësit janë gjallëruar dukshëm në javët e fundit. Strukturat akomoduese raportojnë për rritje të frekuentimit ku përgjithësisht 90% e turistëve janë shqiptarë të Kosovës. Paketat që parapëlqehen janë ato me fjetje, mëngjes dhe darkë, duke lënë të lirë ditën për shëtitje me destinacion kryesor Tiranën.

Rritja e këtij frekuentimi që në muajt e dimrit shihet si një ogur i mirë për gjithë vitin 2022 në aspektin turistik kur pritet të rikthehen edhe tregje që munguan gjatë pandemisë.

Gjithsesi, shtrenjtimi i energjisë dhe ushqimeve si dhe rritja e pagave për të mbajtur stafin e kualifikuar po ushtron presion mbi çmimet, duke i bërë paketat disi më të kushtueshme

Është mars, por bregdeti i Durrësit është tejet i gjallëruar, diçka e pazakontë kur mendon se dimri dhe deti nuk lidhen shumë bashkë si destinacion tradicional pushimesh në vendin tonë. Shtetasit e Kosovës, të cilët mbajtën peshën kryesore të turizmit në dy vitet e pandemisë, janë rikthyer edhe këtë vit, duke rritur frekuentimin sidomos në fundjavë.

Përfaqësues të strukturave akomoduese në zonën e Golemit dhe Malit të Robit pohojnë se ky vit ka nisur mirë. Sipas tyre, gjithçka ndryshoi tre javë më parë kur mori fund problemi që u krijua me kushtin e tre dozave vaksinë vendosur nga qeveria e Kosovës.

“Mund të them se pati një rënie të dukshme që na vuri në vështirësi të gjithëve në zonën e Durrësit, e cila kishte të bënte me kushtin që vendosi Kosova për tre doza vaksinë në kufi. Të gjithë atyre që dilnin nga Kosova, në kthim u kërkoheshin tre doza vaksinë, ose dy doza dhe tampon PCR dhe në atë kohë, shifrat ranë.

Pati një boshatisje të strukturave te Mali i Robit e në Golem ku të paktën për dy javë nuk pari lëvizje. Që nga zgjidhja e këtij ngërçi u bënë të paktën tre javë që është rritur numri i pushuesve nga Kosova” pohon Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i hoteleve “Royal G”.

Turistët nga Kosova parapëlqejnë që fundjavat t’i kalojnë në bregdetin shqiptar, falë edhe paketave që ofrohen nga strukturat akomoduese, të cilat janë konsoliduar vit pas viti.

“Ka pasur rezervime dhe rritje të frekuentimit tani në shkurt. Ka qenë edhe kampionati botëror i Taekwondo dhe ka pasur një numër jo të vogël turistësh, pjesë e këtij aktiviteti, por peshën kryesore e mban Kosova.

Të paktën 50% e pushuesve që vijnë në strukturën tonë janë nga Kosova, 20% janë vendas dhe pjesa tjetër të ndryshëm. Fluksi është kryesisht vetëm në fundjave ku okupanca (zënia e dhomave) është 50% e kapacitetit të hotelit, ndërsa gjatë javës kjo shifër është më e ulët, në 10%.

Zakonisht kanë ardhur me fjetje, mëngjes dhe darkë apo siç njihet “half board” ose vetëm me mëngjes dhe fjetje. Kjo zgjedhje bëhet më shumë pasi u krijon mundësi që të udhëtojnë.

Turistët nga Kosova zgjedhin t’i drejtohen Durrësit në qytet, Tiranës në qendrat tregtare, por ka raste kur shëtitjet janë drejt Beratit, apo zonave të tjera turistike më afër” – nënvizon Ariol Haxhillari, menaxher i përgjithshëm në hotelet e “FAFA Group”.

Rritja e kostove të energjisë, pagave dhe ushqimeve shtrenjton paketat

Përfaqësuesit e strukturave akomoduese shohin me shqetësim rritjen e kostove gjatë këtyre kohëve dhe sidomos atë të energjisë. Hotelet e mëdhenj janë të lidhur në tension 20 kilovolt dhe bëjnë pjesë tek grupi me 7440 biznese, që duhet të dilnin në treg të lirë nga janari 2022, dhe aktualisht po mbahen në rrjet me çmim preferencial.

Ky çmim rezultoi për janarin 18.8 lekë, por edhe pse më i ulët sesa çmimi në tregun e lirë, është dyfish më i lartë se çmimi që kishin më parë këto biznese.

“Minimalisht, ushqimet janë rritur me 20%. Për të mbajtur në punë stafin, për të cilin kemi investuar dhe trajnuar, jemi detyruar të bëjmë edhe rritje pagash me 20%. Arsyeja është se po hapen shumë struktura të reja, por nuk është e lehtë të gjesh edhe punonjës. Energjia na është dyfishuar.

Ne jemi të lidhur në tension 20 kilovolt dhe aktualisht po furnizohemi me çmimin 18.8 lekë nga 11 lekë më parë. Ne jemi përpjekur të minimizojmë disi ndikimin e energjisë, duke instaluar impiante fotovoltaike” – shprehet z. Haxhillari.

Në këto kushte, strukturat duket se janë detyruar të shesin paketat e tyre më shtrenjtë sesa më parë dhe nënvizojnë se energjia ka ndikuar në mënyrë drastike.

“Energjia na ka prekur më rëndë, pasi është dyfishuar. Po paguajmë një kilovat me 18.8 lekë, të paktën kaq ka dalë në janar. Duhet të kuptojmë se kostoja e energjisë zë një vend shumë të rëndësishëm në shpenzimet tona si struktura akomoduese.

Nuk jemi gjatë gjithë netëve në rezervim të plotë, por pajisjet janë në punë dhe kjo na shkakton humbje të mëdha. Sa u takon ushqimeve, vë re se ka rritje por nuk na ndikon në mënyrë të konsiderueshme. Nëse bëjmë raportin e rritjes së çmimeve, në disa elemente, energjia mban peshën më të madhe.

Këtë vit kemi shitur me çmim më të shtrenjtë se vjet, sepse janë rritur kostot dhe për njerëzit kjo është diçka që e kanë të qartë, pasi e prekin dhe vetë në përditshmëri” – pohon z.Norja.

Pavarësisht kësaj, operatorët presin një sezon më të mirë në 2022 dhe sinjalet e para po i jep rritja e frekuentimit që në muajt e dimrit, ndërkohë që turistët e parë të organizuar dhe kryesisht për ture kulturore, nisin në mars dhe prill.

INTERVISTAT

“Është rritur frekuentimi, preferohen paketat ‘half board’”

Flet Ariol Haxhillari, Menaxher i Përgjithshëm në hotelet e “FAFA Group”

Interesi për Durrësin ka mbetur i lartë edhe në muajt e dimrit. Ariol Haxhillari, Menaxher i Përgjithshëm në hotelet e “FAFA Group”, pohon se në fundjavë, zënia e dhomave arrin deri në 50% të kapacitetit, ndërkohë që rezervimet vijnë kryesisht për paketat me fjetje mëngjes dhe darkë.

Bregdeti ka pasur gjallëri edhe në muajt e dimrit. Ju si strukturë si e vlerësoni, a ka me të vërtetë një rritje të numrit të pushuesve?

Po ka pasur rezervime dhe rritje të frekuentimit në shkurt. Ka qenë edhe kampionati botëror i Taekwondo dhe ka pasur një numër jo të vogël turistësh, pjesë e këtij aktiviteti, por peshën kryesore e mban Kosova.

Të paktën 50% e pushuesve që vijnë në strukturën tonë janë nga Kosova, 20% janë vendas dhe pjesa tjetër të ndryshëm. Fluksi është kryesisht në fundjavë ku okupanca (zënia e dhomave) është 50% e kapacitetit të hotelit, ndërkohë që gjatë javës, kjo shifër është më e ulët, në 10%.

Cilat janë paketat që preferojnë ata që iu vizitojnë në fundjavë?

Zakonisht kanë ardhur me fjetje, mëngjes dhe darkë, apo siç njihet “half board” ose vetëm me mëngjes dhe fjetje. Kjo zgjedhje bëhet më shumë, pasi u krijon mundësi të udhëtojnë.

Turistët nga Kosova zgjedhin t’i drejtohen Durrësit në qytet, Tiranës në qendrat tregtare, por ka raste kur shëtitjet janë drejt Beratit, apo zonave turistike më afër.

Janë rritur çmimet në disa segmente si energji, ushqime. A ju ka prekur kjo në kostot tuaja dhe si po e përballoni?

Sot që flasim, ushqimet janë rritur minimalisht me 20%. Për të mbajtur në punë stafin për të cilin kemi investuar dhe trajnuar jemi detyruar të bëjmë edhe rritje pagash me 20%.

Arsyeja është se po hapen shumë struktura të reja, por nuk është shumë e lehtë të gjesh edhe punonjës. Energjia na është dyfishuar. Ne jemi të lidhur në tension 20 kilovolt dhe aktualisht po furnizohemi me çmimin 18.8 lekë nga 11 lekë më parë.

Ne jemi përpjekur të minimizojmë disi ndikimin e energjisë, duke instaluar impiante fotovoltaike me kapacitet 350 kwp dhe një tjetër 500 kwp. Këto mbulojnë 70% të nevojës kur situata është e favorshme. Pjesa tjetër mbulohet me çmimet që na vijnë nga tregu, të cilat janë rritur.

Turistët që prisni në strukturat tuaja, vijnë me agjenci apo individualisht?

Ne kemi bashkëpunim edhe me agjenci, por nëse flasim për Kosovën të paktën 20% e tyre vijnë me agjenci. Pjesa tjetër janë klientë besnikë që na kanë vizituar ndër vite dhe zgjedhin të rikthehen herë pas here.

Nga sinjalet që shihni në horizont aktualisht si e parashikoni të jetë ky vit për turizmin?

Pritshmëria është që të jemi më mirë sesa viti i kaluar. Kontratat që kemi tani në fuqi janë me garanci dhe jo allotment (paguaj sa zë) sikurse ishin më herët. Presim që pas dy viteve mungesë të rikthehet tregu nordik, me peshë të rëndësishme.

Po sa u takon plazheve, a i keni bërë aplikimet për ndarjen, të cilat kanë nisur më herët?

Ne kemi një kontratë 5-vjeçare për plazhin dhe kjo na e ka lehtësuar punën me procedurat.

Cilët janë grupet e turistëve që nisin më herët ardhjen drejt Shqipërisë në mënyrë të organizuar, sipas rezervimeve që keni?

Zakonisht më herët nisin turistët francezë. Vijnë nëpërmjet “Travel Europe” dhe janë të interesuar kryesisht për turizëm kulturor. Nisin gjatë prillit e majit, ndërkohë që në fund të majit vijnë polakët dhe nordikët.

A mendoni se situata në Ukrainë mund të ndikojë turizmin në vend?

Nuk e di, pasi nga ajo që kemi parë viteve të fundit nuk kemi më garanci për mënyrën sesi mund të zhvillohen ngjarjet. Mbetet për t’u parë.

“Turistët nga Kosova zënë 90% të totalit në fundjavë”

Flet Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i hoteleve “Royal G”

Pushuesit nga Kosova mbajnë peshën kryesore në totalin e atyre që po vizitojnë Durrësin këto kohë.

Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i hoteleve “Royal G”, pohon se 90% janë shqiptarë të Kosovës.

Ai vlerëson se rritja e interesit është ogur i mirë edhe për vijimin e sezonit gjatë vitit 2022, ndërkohë që nënvizon se në horizont janë shfaqur probleme me rritjen e çmimeve në disa segmente, sidomos tek energjia.

Edhe në muajt e dimrit, Durrësi duket se ka pasur një frekuentim të mirë nga turistët që e kanë vizituar. Ju a konstatoni më shumë turistë?

Është e vërtetë që ka pasur interes për Durrësin e specifikisht për hotelet në zonën e Golemit, Malit të Robit gjatë fundjavave nga turistët, ku 90% e atyre që vizitojnë strukturat janë pushues nga Kosova.

Pjesa më e madhe e tyre, rreth 80%, vjen individualisht, ndërsa 20% nëpërmjet agjencive. Vë re se ka edhe një prani të pushuesve të huaj, kryesisht italianë, që janë për çështje pune në vendin tonë, por që vendosen në Durrës. Janë klientë biznesi.

Turistët nga Kosova kanë qenë kryesorët vitin e kaluar gjatë gjithë muajve. A vini re të njëjtin interes edhe këtë vit?

Deri tani mund të flasim për janarin dhe shkurtin dhe ka interes sidomos në fundjavë. Mund të them se pati një rënie të dukshme, që na vuri në vështirësi të gjithëve në zonën e Durrësit, e cila kishte të bënte me kushtin që vendosi Kosova për tre doza vaksinë në kufi.

Të gjithë atyre që dilnin nga Kosova në kthim u kërkoheshin tre doza vaksinë, ose dy doza dhe tampon PCR dhe në atë kohë shifrat ranë. Pati një boshatisje të strukturave te Mali i Robit e Golem, ku të paktën për dy javë nuk pati lëvizje. Që nga zgjidhja e këtij ngërçi u bënë të paktën tre javë që është regjistruar rritje e numrit të pushuesve nga Kosova.

Cila është paketa që parapëlqehet kryesisht nga pushuesit?

Paketa “half board” preferohet më shumë në këtë kohë në strukturat e kësaj zone. Pushuesit zgjedhin që hotelet të jenë me pishinë të brendshme, të ofrojnë shërbimet SPA si alternativa për të shpenzuar kohën në mënyrë sa më çlodhëse.

Po net-qëndrimet si janë, sa zgjatin zakonisht?

Preferohen dy net, tre ditë, ose një natë, dy ditë, që do të thotë se vijnë të premten dhe ikin të dielën vonë, ose mbërrijnë të shtunën dhe largohen të dielën. Shumica qëndrojnë dy net. Janë shumë sporadike rastet kur është më shumë sesa kaq.

Kur nisin rezervimet e hershme të turizmit të organizuar në strukturën tuaj?

Po kemi rezervime dhe më të hershmet janë në mars dhe në prill, kur flasim për turizmin e organizuar.

A mendoni se do të ndikojnë zhvillimet në Ukrainë?

Ndikojnë sigurisht, nëse flasim për turistë ukrainas potencial për të vizituar Shqipërinë, diçka që ka qenë si tendencë në kohën e pandemisë. Ne prisnim të kishim edhe këtë vit turistë nga ky vend, por gjërat mbetet për t’u parë se çfarë drejtimi do të marrin.

Në tërësi, te turizmi nuk mendoj se krijon problem, pasi pesha e tyre është e vogël dhe zëvendësohen lehtë nga grupet e tjera, që për shkak të heqjes së kufizimeve të pandemisë do të kenë më shumë predispozitë të udhëtojnë.

Ne presim madje që një pjesë të këtij zëvendësimi ta bëjë vetë tregu rus, i cili kishte shfaqur interes më herët për të ardhur në mënyrë të organizuar dhe në numër më të madh.

Ka pasur rritje të vazhdueshme të disa kostove siç janë ushqimet apo energjia. A jeni prekur nga këto zhvillime?

Energjia na ka prekur më rëndë, pasi është dyfishuar. Po paguajmë një kilovat me 18.8 lekë, të paktën kaq ka dalë në janar. Duhet të kuptojmë që kostoja e energjisë zë një vend shumë të rëndësishëm në shpenzimet tona, si struktura akomoduese.

Nuk jemi gjatë gjithë netëve në rezervim të plotë, por pajisjet janë në punë dhe kjo shkakton humbje të madha. Sa u takon ushqimeve, vë re se ka rritje por nuk na ndikon në mënyrë të konsiderueshme. Nëse bëjmë raportin e rritjes së çmimeve në disa elemente, energjia mban peshën më të madhe.

Ndryshimi i këtyre kostove i ka bërë paketat që ofroni më të lira apo më të shtrenjta?

Këtë vit kemi shitur me çmim më të shtrenjtë se vjet, sepse janë rritur kostot dhe për njerëzit, kjo është diçka që e kanë të qartë pasi e prekin dhe vetë në përditshmëri.

Cilat janë destinacionet që preferohen të vizitohen nga turistët gjatë ditës? A ka interes për të shkuar në agroturizmet përreth?

Zakonisht shoh që turistët e Kosovës, në ditët e qëndrimit preferojnë të lëvizin në Tiranë, që e kanë si pikë kyçe për blerje. Ndërkohë në zonat përreth, ku janë ndërtuar edhe agroturizme kam informacion se frekuentimi është mirë, por janë vendasit ata që i preferojnë./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi durres pushime turizem durres pushime turizem

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj