LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtrenjtohet ndjeshëm jetesa, inflacioni në nëntor 3.1%, më i lartë në 10 vjet

10 Dhjetor 2021, 06:30 Nga DOSJA

SHQIPËRI – Çmimet në muajin nëntor kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuan shtrenjtimin e shumë produkteve bazë, kryesisht ushqime dhe pije alkoolike si dhe kostot e transportit. INSTAT njoftoi se inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit të Konsumit, që mat ndryshimin e një shporte bazë mallrash u rrit me 3.1% në nëntor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është rritja më e lartë në më shumë se një dekadë, që nga korriku i vitit 2011, kur inflacioni ishte në nivelin e 3.6%. Për herë të parë në 10 vjet inflacioni ka tejkaluar objektivin e shënjestruar të bankës së Shqipërisë prej 3%. Deri tani Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, kishte ndjekur një politikë të ndjeshme lehtësuese, duke e ulur normën bazë (instrumentin që ajo ka në dorë për të ndikuar në tregjet financiare dhe ofertën e parasë) në nivele minimale historike prej 0.5%. Banka ka sinjalizuar se mund të ndryshojë kahun e politikës monetare në varësi të ecurisë së inflacionit.

Pse u rritën çmimet

Të gjitha grupet kanë shënuar rritje të çmimeve, por më i fortë ka qenë efekti i ushqimeve dhe pijeve, të cilat zënë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve të një familjeje, me rreth 42% që është më e larta në rajon dhe Europë (në bashkimin Europian kjo peshë është rreth 13%). Si rrjedhojë, çdo shtrenjtim i produkteve ushqimore ka efekt të lartë në inflacion. Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,77 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,34 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Nëntor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 8,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “Komunikimi” me 3,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 % “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,7 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,8 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,5 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rriten me 13,9 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 8,7 %, “bukë dhe drithëra” me 6,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 5,5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 5,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,3 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Tetor 2021, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,5 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 % “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4 % “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %,“Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0,2 % pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %, secili. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rriten cmimet shqiperi rriten cmimet shqiperi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet