LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtyhet më 13 korrik seanca për Hajdarmatajn! Ndërkombëtarët ‘luftë’ me ish-drejtuesin e Prokurorisë në KPA,

8 Korrik 2021, 12:48 Nga DOSJA
Shtyhet më 13 korrik seanca për Hajdarmatajn!

TIRANË– Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, është treguar i ashpër me ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili sot u përballë me apelin e Vettingut. Gazetari Sokol Dema shkruan për Shqiptarja.com se Jacobs, në parashtrimet e tij, i kërkoi llogari Hajdarmatajt në lidhje me deklarimet e pasurisë, kur rroga i rritej vit pas viti, por deklarimet kishin qenë të njëjta, madje pas 2016-ës sipas Jacobs, kanë qenë pothuajse zero. Dema shton se Jacobs u tregua i ashpër edhe për aftësitë profesionale dhe pushimit të çështjeve që sipas tij Hajdarmataj kishte bërë.

“Nga fillimi i karrierës në 1997 deri në 2016 keni deklaruar të njëjtat kursime, pavarësisht se rroga juaj rritej, me një vlerë totale 7 milion lekë. Nga 2016 deri tani keni deklaruar pak ose thuajse aspak kursime, me një pagë shumë më të lartë se më përpara. Çfarë keni blerë që e keni fshehur gjatë kësaj periudhe? Ndërsa për aftësitë profesionale, ju gjeni gjithmonë një justifikim, dhe doni ta kaloni topin diku tjetër, por kjo nuk është lojë, janë qindra kg drogë në mes dhe duhet të hetoni, që t’i gjeni provat. Kjo është për të ardhur turp, në çdo vend të Europës do të hetohej dhe punohej më shumë dhe nuk do kaloj topi diku tjetër,”- ka thënë Theo Jacobs.

Seanca për prokurorin dhe ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, dy ditë më parë u shty për shkak të mungesës së përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs. Besim Hajdarmataj ka kaluar me sukses në shkallën e parë të Vettingut. Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin. Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke konkluduar se konfirmimi i Hajramatajt është i cënueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel. Pranë Komisionit dhe ONM-së, janë depozituar disa denoncime nga publiku kundrejt subjektit të rivlerësimit, në të cilat, ndër të tjera, referohen pesë çështje penale, të hetuara respektivisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prokuroria e Kurbinit/Laç dhe ajo e Durrësit, në kohën kur në drejtimin e tyre ishte Besim Hajdarmataj. Nga hetimi administrativ i Komisionit ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit, herë në cilësinë e prokurorit të çështjes dhe herë si drejtues i Prokurorisë, duket se nuk ka ushtruar si duhet detyrat e tij funksionale, e për pasojë, Komisioni i ka kaluar barrën e provës subjektit të rivlerësimit, dhe në përfundim, për çështjen me numër 129/2010 ka vendosur ta transferojë për inspektim pranë organit kompetent.

Për çështjen e transferuar të vitit 2010, regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, në të cilën subjekti ka pasur rolin e drejtuesit dhe të prokurorit të ngarkuar me hetimin e çështjes. Në denoncimin e paraqitur, ndër të tjera, pretendohet se subjekti i rivlerësimit ka miqësi me një shtetas me probleme të theksuara ligjore dhe i skeduar për disa vepra penale, duke udhëtuar shpesh së bashku jashtë shtetit nga viti 2010 deri në vitin 2016. Nisur nga të këto të dhëna, me kërkesë të Komisionit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin ka vënë në dispozicion një kopje të fashikullit të këtij procedimi penal. Në 2011-ën ka vendosur pushimin e procedimit penal duke arsyetuar se: “… jemi përpara rasteve të pushimit të çështjes, pasi ka dyshime në ekzistencën e faktit, nuk provohet ekzistenca e faktit, i cili përbën vepër penale. Në Kodin e Procedurës Penale, parashikohet se ekzistenca e faktit është kusht për fillimin apo vazhdimin e procedimit penal. Në rastin konkret, pasi janë bërë hetime, nuk është bërë e mundur të provohet ekzistenca e faktit dhe, për këto arsye, procedimi penal nuk mund të vazhdojë më tej, por çështja duhet të pushohet”.

Lidhur me pasuritë e deklaruara nga subjekti i rivlerësimit në Deklaratën “Vetting”, pasuri të luajtshme në formën e depozitave bankare dhe kursimeve të poseduara, nga analiza financiare e kryer për periudhën 2003-2016, Komisionit i ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit ka mungesë burimesh të ligjshme financiare, përkatësisht për vitet 2010-2013, me një diferencë negative prej -980.888 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë, diferencë për të cilën Komisioni i ka kaluar subjektit barrën e provës. Në lidhje me pyetjet e Jacobs, Hajdarmataj dhe mbrojtësja e tij kërkuan shtyrjen e seancës për të dëgjuar edhe njëherë në audio materialin, në mënyrë që të përgatiten për të dhënë përgjigje. Hajdarmataj paraqiti disa prova të reja, të cilat pranohen nga trupi gjykues. KPA shtyn seancën për në datën 13 korrik, në orën 08:30, për të mundësuar përgatitjen e prokurorit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdarmataj onm per hajdarmatajn besim hajdarmataj onm per hajdarmatajn

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet