LIVE UPDATES
Bota

Shtyu të miturin në shinat e trenit, kush është roli i vrasësit të 8-vjeçarit në Franfurt

30 Korrik 2019, 14:05 Nga DOSJA
Shtyu të miturin në shinat e trenit, kush është roli i

FRANKFURT- Një krim i tmerrshëm e ka tronditur Gjermaninë – në stacionin hekurudhor në Frankfurt është shtyrë nëna me një fëmijë tetëvjeçar para trenit që po vinte me shpejtësi. Fëmija vdiq në vend, ndërsa nëna ka shpëtuar. Aktori i vrasjes u përpoq të ikë, por është ndalur nga dëshmitarët okularë dhe është arrestuar nga policia. Pak orë më vonë një zëdhënëse e policisë kumtoi se vrasësi i dyshuar 40-vjeçar, nuk ka kurrfarë lidhje personale me viktimat. Ai është me origjinë nga Eritrea.

Gazetarët e pavarur e kanë për detyrë të raportojnë se çfarë ka ndodhur. Por kjo nuk është aq e thjeshtë, sepse informacionet që përhapen në media, ose edhe ato që nuk përhapen, gjithmonë shkaktojnë edhe debate në shoqëri. Ndaj mediat gjermane janë të obliguara të ruajnë të ashtuquajturin “Kodin gazetaresk”.

Interesimi i madh

Ndër të tjera me këtë Kod është rregulluar se kur duhet të raportohet për krimet edhe lidhur me prejardhjen e një personi: atëherë kur “ka lidhje me veprën apo ekziston interesimi i duhur i opinionit.” Përveç kësaj, publikimi i përkatësisë etnike, fetare apo ndonjë minoriteti tjetër i të dyshuarit, nuk duhet të çojë deri tek diskriminimi i përgjithshëm i një grupi, për shkak të vepre penale të një individi.

Çfarë roli luan pra fakti që i dyshuari vjen nga Eritrea? Dhe a duhet të raportojë për këtë edhe Deutsche Welle?

Prej verës së së vitit 2015, kur kancelarja Angela Merkel vendosi të mos mbyllë kufijtë, por të lejojë hyrjen në vend të njerëzve të ikur kryesisht nga Siria, Gjermania ka ndryshuar. Më konkretisht për faktin se në Gjermani kanë ardhur më shumë se një milion refugjatë, të cilët duhet të trajtohen, të përkujdesen dhe të integrohen. Por kjo nuk është e lehtë. Ka dhe gjermanë të cilët janë thellë të shqetësuar, kanë frikë dhe çdo sulm, çdo krim apo tejkalim të linjave ligjore nga refugjatët, e përdorin si dëshmi se vendi i tyre po kërcënohet nga “të huajt”. Ka dhe të tjerë të cilët duan të qetësojnë dhe kërkojnë një trajtim më të mirë të njerëzve të traumatizuar, gjetjen e rrugëve për funksionimin më të mirë së bashku. Përkundër dallimeve kulturore dhe ngjarjeve traumatike.

Dhe në fund, ekzistojnë aktorët politikë, të cilët duan të përfitojnë nga ngjarje të këtilla dhe nuk lënë pa shfrytëzuar asnjë shans për të propaganduar politikën e tyre të përkufizimeve.

Kur duhet të raportojnë mediat gjermane për prejardhjen e aktorit të ndonjë krimi? Kur ekziston pra “interesimi i duhur” i opinionit?

Gjermania po lufton me veten   

Gjermania po lufton me vetveten. Po lufton se si të përballet me pasigurinë dhe vetëkuptueshmërinë, me të cilën e obligon mirëqenia në vend. Por edhe me përcaktimin e linjave të qarta të kufirit të shoqërisë, ndaj fenomeneve, si për shembull trajtimi i barabartë i gjinive dhe ruajtja e kësaj barazie për të cilën është luftuar me dekada. Edhe për këtë duhet të raportojmë, të dëgjojmë zërat e ndryshëm, të përpiqemi të shpjegojmë motivet e sjelljeve, të trajtojmë frikën e njerëzve dhe shpërdorimet e fenomeneve nga partitë politike për qëllime të tyre.

Vdekja e një tetëvjeçari do ta ashpërsojë debatin në Gjermani. Disa media do të hedhin zjar mbi shfaqjet raciste, sepse kjo sjell vëmendje dhe klikime. Por kjo nuk ka të bëjë fare me interesin e përgjithshëm të opinionit, i cili parashikohet me Kodin gazetaresk. E megjithatë, gjërat mund të shtjellohen si duhet vetëm kur dihet se vrasësi vjen nga Eritrea, ndaj origjina e tij i takon së vërtetës së plotë, e cila na obligon.

Por tek kjo e vërtetë bën pjesë domosdoshmërisht edhe pikëllimi për tetëvjeçarin, bashkëvuajtja me prindërit dhe familjen, sepse kjo ngjarje ka prekur thellë në zemrat tona.

Marrë nga DW

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota eritrea gjermani vrasje ne frankfurt vritet 8-vjeçarit ne stacionin e trenit eritrea gjermani vrasje ne frankfurt vritet 8-vjeçarit ne stacionin e trenit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet