LIVE UPDATES
Bota

Shukrov: Fëmijët ukrainas në Shqipëri vazhdojnë arsimimin

16 Prill 2022, 10:57 Nga DOSJA
Shukrov: Fëmijët ukrainas në Shqipëri vazhdojnë

Ambasadori  i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, në një intervistë ekskluzive për DW flet për refugjatët ukrainas që kanë ardhur në Shqipëri për shkak të agresionit rus dhe për ndihmat humanitare nga Tirana për Kievin, kryeqytetin e binjakëzuar me Tiranën që para luftës. Ai thekson se NATO  dhe blloku perëndimor janë  partnerë të Ukrainës në këtë kohë të vështirë të agresionit rus.

DW:  Ambasador Shukrov, ndër miliona njerëz që largohen nga Ukraina për shkak tw agresionit rus, qindra prej tyre kanë ardhur dhe gjetur strehë në Shqipëri. Sa refugjatë nga Ukraina ka deri tani në  Shqipëri që po marrin mbështetje nga qeveria shqiptare?

Ambasadori  Shukrov: Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, është rritur numri i ukrainasve që ikin nga lufta. Tani po operojmë me  816 refugjatë nga Ukraina që kanë kaluar kufirin dhe janë këtu. Dëshiroj të theksoj që 214 ukrainas kërkuan ndihmë në ambasadën tonë, 124 të rritur dhe 91 fëmijë dhe morën mbështetje. Kemi kemi kontakte të mira me ministritë përkatëse, policinë, oganizata refugjatësh. Në mënyrë të veꞔantë dëshiroj të them , që ka dy vendime të qeverisë shqiptare lidhur me statusin e mbrojtjes së përkohshme për refugjatët. Këto u japin mundësi refugjatëve ukrainas të hyjnë në vend dhe të qëndrojnë në Shqipëri për një vit.

DW: Çfarë mendoni, si është situata e refugjatëve ukrainas që ndodhen në Shqipëri?

Ambasadori Shukrov: Duhet të pranoj, në fakt, që deri tani nuk kemi refugjatë, por ukrainas me statusin e mbrojtjes së përkohshme. Kam vizituar një grup fëmijësh ukrainas me nënat e tyre, që është në Durrës dhe mbërriti në Shqipëri në 23 mars. Ka edhe një grup tjetër nga Ukraina që erdhi më 30 mars. Deri tani situata është normale . Pala shqiptare pranon qytetarët ukrainas me solidaritet dhe dëshirë për t’i ndihmuar.

DW: A ka masa të veanta që jeta e fëmijëve të jetë sa më normale që të jetë e mundur?

Ambasadori Shukrov: Po. Ashtu si thashë më parë, kanë mbërritur dy grupe. Të gjithë fëmijët ukrainas këtu, në Shqipëri, kanë mundësi të vazhdojnë procesin e arsimimit të tyre sipas sistemit ukrainas. Mësimi bëhet online dhe ambasada jonë i kushton vëmendje të veꞔantë . Kemi bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, kemi kontakte të mira dhe fëmijët tanë kanë mundësi të vazhdojnë mësimet në shkollat shqiptare dhe të shkojnë gjithashtu në kopësht.

DW: Në fillim të muajit të kaluar, në mars, Parlamenti i Shqipërisë miratoi rezolutën në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës. Në të njëjten ditë, Bashkia e Tiranës, emërtoi “Ukraina  e lirë” rrugën ku ndodhet ambasada e Serbisë, e Rusisë dhe juaja. Çfarë mund të bëhet më tepër?

Ambasadori Shukrov: Jemi shumë mirënjohës ndaj parlamentit shqiptar për rezolutën e 7 marsit në mbështetje të Ukrainës dhe luftës së saj kundër agresorit rus. Kam qënë shumë i emocionuar nga kjo ngjarje dhe klimë në përgjithësi. Dua të them gjithashtu që përvec riemërtimit të rrugës “Donika Kastrioti,” Bashkia e Tiranës përgatiti bashkë me ne kamionin e parë të madh me ndihma humanitare për Kievin, që para luftës është i binjakëzuar me Tiranën. Kemi patur disa aktivitete të tjera që janë zhvilluar në Tiranë.  Përgatitëm në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës një ngjarje tjetër të madhe, bashkimin e qytetarëve shqiptarë  dhe ukrainas për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen ndaj populit tonë dhe luftën e tij me agresorin rus. Shpresoj, më pas, kur lufta të mbarojë do të bëjmë më të mirën që të promovojnë marrëdhëniet tona.

Manifestim solidariteti me Ukrainën në Tiranë

DW: NATO-ja ka diskutuar së fundmi strategjinë e saj të re në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare. Cilat janë pritshmëritë tuaja për fokusin e strategjisë së saj, parë në këndvështrimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe të një bote më të rrezikuar?

Ambasadori Shukrov: Kjo është një pyetje e rëndësishme për ne dhe të ardhmen  e Ukrainës. Ju e dini që ꞔështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO  bën pjesë në kushtetutën tonë. Por tani po bëhen bisedime dypalëshe mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, po bëhen përpjekje  për të gjetur një kompromis. Dëshëroj të them që NATO dhe vendet anëare të tij po e ndihmojnë Ukrainën. NATO  dhe blloku perëndimor janë tani partnerët tanë në këtë kohë të vështirë të agresionit rus.

Dëshiroj të  shpreh mirënjohjen time ndaj interesit të DW. Kuptoj që ky interes lidhet me mirëkuptimin për situatën e vështirë dhe tragjike në Ukrainë. Ju e dini që pas ditëve, javëve, muajve dramatikë dhe tragjikë në qytetet pranë Kievit, me njerëz në varreza masive, abuzime seksuale të të miturve dhe situatë shumë tragjike ky interes i  jep shpresa Ukrainës dhe njerëzve tanë të jenë të fortë në këtë agresion të tmerrshëm të shtetit rus.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nato volodymyr shukrov lufta ukraine-rusi nato volodymyr shukrov

Sondazh

Poll
Bota 16 Prill 2022, 08:10

23 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

KOSOVË– Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat ...

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria