“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
“Shumë oferta” për Paul Pogba, sipas Mino Raiola. “Për Halaand vetëm katër”
10 Dhjetor 2021, 17:41Nga DOSJA
GJERMANI – Kur u pyet nëse Paul Pogba do të largohej nga Manchester United verën e ardhshme, menaxheri Mino Raiola, u përgjigj në një intervistë për kanalin televiziv gjerman “Sport 1” se mesfushori francez (28 vjeç) do të ishte subjekt i “shumë ofertave”, duke përfshirë edhe një zgjatje marrëveshjeje me “Djajtë e Kuq”.
Kontrata e Pogbas, aktualisht i dëmtuar në kofshë, përfundon më 30 qershor. I lakmuar nga PSG verën e kaluar, kampioni i botës më 2018 nuk duhet të rikthehet në Bundesligë, nëse situata nuk ndryshon.
“Nuk është e mundur, sepse mentaliteti gjerman është i ndryshëm, – specifikon agjenti i tij. – Ata (klubet) nuk mund dhe nuk duan të paguajnë paga të larta. Bayern është i vetmi që mund ta përballojë atë. Mendoj se do të dimë më shumë pas dy muajsh. “
Sa i përket sulmuesit norvegjez të Dortmundit, Erling Haaland, i cili është edhe një nga klientët e tij prestigjioz, Raiola e ka reduktuar në katër listën e pretendentëve potencialë: Bayern Munich, Real Madrid, FC Barcelona dhe Manchester City. Pa përmendur PSG-në, e cila së shpejti mund të humbasë Kylian Mbappé, i cili është në fund të kontratës.
Autor i 17 golave në 13 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, Haaland (21 vjeç) është nën kontratë me Borussia deri në vitin 2024. Sipas Raiolas, ai “ka një shans të mirë” që të largohet këtë verë: “Është dikush që dëshiron të evoluojnë, i cili kërkon sfida të reja. Por këtë dimër nuk do të merret asnjë vendim.”
UZBEKISTAN – Briken Calja shpallet nën kampion bote në dygarësh, në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.Peshëngritësi s...
UZBEKISTAN – Briken Calja shpallet Kampion Bote në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit. Peshëngritësi shqitpar ka arrit...
MADRID-Në ndeshjen në të cilën Real Madridi festoi golin e 1000-të në Champions League, 1-0 i Kross kundër Interit, Carlo Ancelotti arrin një moment historik sh...
TIRANË– Situata politike në Shqipëri është e nxehtë ndikuar nga gjendja që po kalon Partia Demokratike. Më datë 11 dhjetori ish-kryeministri Sali Ber...
GJERMANI – Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, do të mungojë deri në janar 2022 për shkak të Covid-19 dhe “si një masë paraprake, por sëmund...
ITALI-Gjatë një interviste të dhënë për Sport 1, Mino Raiola foli për një prapaskenë që lidhet me klientin e tij Marcus Thuram, i cili gjatë verës Inter kishte ...
ANGLI – Skuadra mediatike e Manchester Cityt ka publikuar një bisedë të sinqertë me mesfushorin e tyre portugez Bernardo Silva. Ylli i spektaklit është pa...