LIVE UPDATES
Bota

Si arrihet siguria e aeroporteve dhe e transfertave të parave në botë

10 Prill 2019, 12:32 Nga DOSJA
Si arrihet siguria e aeroporteve dhe e transfertave të parave në

Grabitja e fundit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e denjë për skenarët e filmave hollivudianë, duket se është kambana më e madhe e alarmit për rritjen e masave të sigurisë.

Që nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, shumica e udhëtarëve shqiptarë janë mësuar me aeroportet e fortifikuara anembanë botës, por siç e tregoi edhe grabitja e së martës, shumë pak prej këtyre parametrave zbatohen në Shqipëri.

Sipas klasifikimit të revistës amerikane “Global Finance” Shqipëria radhitet në vendin e 69-të në fushën e sigurisë në aeroporte ndër gjithsej 128 shtete. Sigurisht nuk është çudi që mes vendeve të Ballkanit, Shqipëria është më i pasigurti. 

Ndërkohë që Tirana duket se ka mbetur në vend, shumë shtete të zhvilluara, por edhe ato të botës së tretë kanë marrë një sërë masash përgjatë viteve të fundit për t’i bërë aeroportet e tyre më të sigurta.

Disa vende në Afrikën Lindore dhe Lindjen e Mesme kanë rritur ndjeshëm sigurinë duke caktuar një perimetër të gjerë sigurie rreth e rrotull aeroportit. Rrethimet e sigurisë fillojnë qindra metra larg terminaleve dhe hyrjes së aeroportit. Makinat dhe autobusët shqyrtohen dhe kontrollohen nga personeli i trajnuar i sigurisë dhe çdo automjet ose udhëtar i dyshimtë nxirret jashtë perimetrit të sigurisë për një inspektim më të plotë.

Ndryshe nga aeroporti “Nënë Tereza”, ku udhëtari lejohet të hyjë direkt në godinë, pasi në dyert e aeroportit nuk ka rojë sigurie, në pjesën më të madhe të aeroporteve në botë, si brenda ashtu edhe jashtë godinës, policët patrullojnë dyert e hyrjes duke ndaluar çdo udhëtar të dyshimtë. Nëse do të zbatoheshin në vendin tonë, këto masa do të ofronin një siguri shtesë, duke u ofruar minimalisht autoriteteve të sigurisë mundësinë që të sinjalizimin për hyrjen e personave të dyshimtë apo edhe të armatosur.

Pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit dhe Stambollit, Mbretëria e Bashkuar ka prezantuar në OKB një konventë të posaçme për të përmirësuar standardet ndërkombëtare të sigurisë në aeroportet anembanë botës, e cila ka marrë mbështetjen e shumicës së vendeve europiane.

Kjo strategji ofronte një sërë masash efektive përmes rritjes së rojeve në aeroporte, rritjen e kontrolleve të sigurisë dhe shtimin e hyrjeve dhe daljeve emergjente në rast rreziku.

Vetë Britania e Madhe ka ndërmarrë tashmë një sërë hapash për të përmirësuar sigurinë ndërkombëtare të aviacionit dhe ka sot ndër aeroportet më të sigurta në botë. Ajo ka krijuar një rrjet monitorimi për të gjitha kompanitë private që ofrojnë shërbimet e sigurisë ne aeroporte.

Si bëhet transferimi i parave cash?

Pavarësisht trasnfertave online, paratë cash vazhdojnë të transportohen anembanë globit, kryesisht nga bankat që transferojnë fonde nga një filial në tjetrin, por masat e sigurisë gjatë këtyre transfertave janë të pakalueshme. Zakonisht paratë transportohen nëpërmjet linjave ajrore komerciale dhe atyre të mallrave.

Para se të mbërrijnë në aeroport, paratë futen në paleta (lloje kasafortash) të cilat mund të hapen dhe mbyllen vetëm nga vetë banka. Këto kasaforta mund të mbajnë deri në pesë milionë dollarë dhe janë të pajisura me sisteme gjurmimi si dhe kode që shërbejnë për hapjen dhe mbylljen.

Nga banka, automjetet e blinduara transportojnë paletat si gjatë dërgimit në aeroport, ashtu edhe gjatë transferimit për në bankë. Sipas rregullave të sigurisë, paletat futen në avion, ndërkohë që udhëtarët bëjnë kontrollet e valixheve të tyre dhe jo ndërkohë që ata janë duke hipur në avion.

Sipas “Delta’s Cargo”, artikujt me vlerë të lart” shoqërohen jo vetëm nga rojet e kompanive private, por edhe ato të aeroportit, të cilët janë përgjegjës për çdo incident brenda aeroportit.

Rastet e grabitjes së transfertave të bankave janë tejet të rralla jo vetëm në Perëndim, por edhe në disa nga aeroportet më të rrezikshme në botë. Hera e fundit e vjedhjes së një transferte parash ishte në Pakistan, në vitin 2018, kur ngarkesa u grabit pak pas hyrjes në aeroport.

Një model i shkëlqyer sigurie vjen nga SHBA-ja, e cila ka krijuar një agjenci të posaçme shtetërore për mbrojtjen e aeroporteve në vitin 2001. TSA-ja ka punësuar 62.000 roje sigurie vetëm vitin e kaluar. Puna kryesore e agjencisë është të mbrojë më shumë se 450 aeroporte komerciale, dhe dy të tretat e buxhetit të agjencisë shkon për monitorimin e aeroportit. Aeroportet amerikane ruhen nga roje të armatosur, por edhe civilë, të padukshëm për sytë e publikut.

Një masë e marrë së fundmi nga autoritet amerikane dhe ato europiane pas sulmit në Bruksel është vendosja e pikave të kontrollit jashtë dyerve të terminaleve. Disa aeroporte ndërkombëtare në Europë dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë që pasagjerët të kalojnë nëpër kontrollin e parë të sigurisë dhe më pas të hynë në godinë. Kjo masë mund krijojë të radhë të gjata, por sipas ekspertëve ka rezultuar të jetë mjaft efektive.

Izraeli, “mjeshtër” i sigurisë së aeroporteve

Aeroporti Ben-Gurion në Tel-Aviv është një nga më të sigurtët në botë, duke bërë që edhe vendet europiane të përpiqen të kopin modelet izraelite të sigurisë. Gati një vit më parë, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Emmanuel Nahshon deklaroi se vendet europiane po konsultohen me ekspertët e sigurisë në Izrael, pas sulmeve vdekjeprurëse në Bruksel.

Një valë rrëmbimesh dhe të shtënash në aeroport në vitet ‘70, ka bërë që Izraeli të ndërmarrë masa të rrepta. Çdo udhëtar duhet të kaloj nëpër disa nivele kontrolli para se të arrijnë në sallën e regjistrimit për fluturim.

Aeroporti më i madh i Tel Avivit, që ka emrin e kryeministrit të parë të vendit, Ben-Gurion, është shumë i rëndësishëm për Izraelin, i cili është i rrethuar nga dy fqinjë armiqësor, Siria dhe Libani dhe ndodhet në paqe të ftohtë me Egjiptin dhe Jordaninë.

Izraeli ka instaluar në çdo aeroport detektorë të avancuar eksplozivësh dhe ka një perimetër të madh sigurie rreth tyre.

Ai ka instaluar po ashtu softuer për njohjen e fytyrës, i cili aktivizohet sa herë që individi që konsiderohet si i “rrezikshëm” nga autoritet izraelite hyn në aeroport./Marrë nga Gazeta Si.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aeroportet ne bote siguria ne aeroporte transferimi i parave aeroportet ne bote siguria ne aeroporte transferimi i parave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj