LIVE UPDATES
Aktualitet

Si arriti trafikanti i drogës të bëhej zyrtar i hetimit të policëve? Anila Hoxha ZBARDH dosjen: Kur riaplikoi për certifik

22 Shtator 2021, 19:37 Nga DOSJA
Si arriti trafikanti i drogës të bëhej zyrtar i hetimit të

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije detaje të reja lidhur me punonjësin e SHÇBA-së, i cili ishte i proceduar penalisht për trafik narkotikësh në Gjermani, në vitin 2015. Në një status të gjatë, Hoxha ka bërë me dije se F.I që ndryshoi emrin në S.M, duke marrë edhe certifikatën e sigurisë personale CPS e nivelit “tepër sekret”, e cila ka afat deri në tetor të këtij viti. Por më parë u zbulua e shkuara e tij kriminale në Gjermane.

Praktikisht së fundmi kur edhe riaplikoi për dokumentin top sekret, ai ishte i angazhuar si hetues i shërbimeve policore Berat- Skrapar deri ditën kur SHÇBA hapi letrat për t’u bindur se ky punonjës ishte individi i gabuar për t’u pajisur me certifikatën e sigurisë dhe që nuk dihet se si gjithë ato struktura policore dhe metoda speciale të hetimit nuk e kishin zbuluar dot. Një dëshmitar i pyetur prej meje në Dokumentarin EXCLUSIVE për shpërndarjen e drogës, pohoi me plot gojën se zyrtarë policie dalin garant ose veprojnë ashtu si në filmat aksion. Duke ndërhyrë duke u paguar, duke u kthyer në milionerë të paprekshëm që ditën për diell me plot hipokrizi prezantohen si Policë, por kanë kohë që vetëm POLICË nuk janë më. Megjithatë ATA janë shefi dhe kanë disa diagnoza, më e rënda përçudnimi që shkakton te disa karrigia…,”-shkruan ajo.

SHKRIMI I PLOTË:

Një shtetas i proceduar për trafikim narkotikësh dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 3 qershorit 2005 nga Interpol Ëiesbaden /Gjermani hyri fare lehtësisht në Policinë shqiptare, në drejtorinë e hetim-kërkimit të policisë në vitin 2012. Me gjithë ngarkesën penale të shtetasit F.I që ndryshoi emrin në S.M, në atë kohë dhe në vazhdim për të s’pati pengesa madje të siguronte edhe certifikatën e sigurisë personale CPS e nivelit “tepër sekret” me afat nga 2016 deri në tetor 2021.

Në këtë karrierë, me dëshirën e tij trafikanti dha dorëheqjen vetëm për një vit nga angazhimi policesk përgjatë 2013 deri në 2014. Më tej ai u rimor në shërbim në vitin 2014. Teorikisht ky “polic” duhet të hetonte trafikantët e të gjitha natyrave, apo policët shkelës të ligjit. Praktikisht së fundmi kur edhe riaplikoi për dokumentin top sekret, ai ishte i angazhuar si hetues i shërbimeve policore Berat- Skrapar deri ditën kur SHÇBA hapi letrat për t’u bindur se ky punonjës ishte individi i gabuar për t’u pajisur me certifikatën e sigurisë dhe që nuk dihet se si gjithë ato struktura policore dhe metoda speciale të hetimit nuk e kishin zbuluar dot.

Në vazhdim, në një komunikim strikt me gjermanët, SHÇBA heton dhe zbulon se gjurmët daktiloskipike i përkasin një trafikanti. Shkëmben informacion urgjent me strukturat gjermane dhe EUREKA, nxjerr të vërtetën e hidhur për Policinë e Shtetit, e cila ka ngritur njëqind struktura për kapjen e të kërkuarve, por sakaq është komplet në gjumë. Policia e Shtetit zgjohet gjashtë vjet me vonesë dhe zbulon se ndaj këtij shtetasi ka një urdhër arresti ndërkombëtar.

Paaftësi absolute e këtyre strukturave për ndjekjen dhe identifikimin e personave të shpallur ndërkombëtarisht, ku jeton shtetasi, kush është shtetasi që kërkohet, çfarë adrese ka?

Zero informacion! Shmangie e partnerëve, të cilët nga ana e tyre ju kanë besuar aparatura të teknologjisë së fundit pikërisht për hetimin e trafikantëve dhe të anëtarëve të grupeve kriminale që i kanë kthyer disa nga qytetet më të mëdha në oazë të strehimit dhe të fshehjes nga drejtësia.

Disa nga raportet e fundit të SHÇBA tregojnë se si oficerë të policisë në mënyrë të pamerituar, ndonëse nën hetim për narkotrafik dhe lirim të kërkuarish në shkelje të ligjit u promovuan. Teksa të tjerë janë nën hetim referuar denoncimeve të qytetarëve jo vetëm për marrje ryshfeti, por edhe për ngacmim seksual ndaj një qytetareje që u paraqit në komisariat të kërkonte ndihme nga ish-bashkëshorti dhe përfundoi e ngacmuar!!! Të fokusuar vetëm te baza, policë 5 mijë lekëshesh, asnjë prokurori nuk i mori seriozisht kallëzimet ndaj 98 zyrtarëve, thënë ndryshe punonjës policie të nivelit të parë drejtues, denoncuar gjatë vitit 2020. Denoncime që nisin nga shpërdorimi i detyrës, veprime arbitrare deri te mosveprimi apo droga.

Kjo e fundit jo vetëm e favorizuar në disa raste nga shefa që nuk dalin para drejtësisë, por siç u dyshua mbas vrasjes së Klodian Rashës, me shumë mundësi disa ndër ta janë kthyer në përdorues kokaine dhe hashashi. Një dëshmitar i pyetur prej meje në Dokumentarin EXCLUSIVE për shpërndarjen e drogës, pohoi me plot gojën se zyrtarë policie dalin garant ose veprojnë ashtu si në filmat aksion. Duke ndërhyrë duke u paguar, duke u kthyer në milionerë të paprekshëm që ditën për diell me plot hipokrizi prezantohen si Policë, por kanë kohë që vetëm POLICË nuk janë më. Megjithatë ATA janë shefi dhe kanë disa diagnoza, më e rënda përçudnimi që shkakton te disa karrigia…

Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i identifikuar me inicialet S.M u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha hetuesi ne shcba anila hoxha hetuesi ne shcba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet