Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Si do jetë vera e këtij viti? Rama e tregon: S’ka më shko në plazhe të gjithë, djersë dhe valë alkooli nëpër ‘beac
24 Prill 2020, 13:33Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama me anë të video-mesazhi nga zyra e tij, paralajmëroi qytetarët se të gjithë do të duhet që t’i përshtaten normalitetit të ri deri në shpikjen e një vaksine.
Rama tha se duhet të bashkëjetojmë me rrezikun e të sillemi sikur të jemi bartës të koronavirusit, duke u kthyer përgjigje edhe disa pyetjeve për bizneset e hapura.
“Normaliteti i ri do të jetë ndryshe. Nuk ka më shko në plazhe të gjithë dhe për transmetim me djersë dhe valë alkooli nëpër beach baret. Nuk ka më. Duhet të bashkëjetojmë me këtë rrezik në çdo hap. I bëjmë gjëmën popullit dhe e shohim mirë pastaj kur të shohim largqoftë veten apo prindërit e shtrirë në spital. Dentistat? Akoma! Dentistat dhe parukeri janë me riskun më të lartë. Kur do hapen kufijtë me Kosovën? Kush e di këtë? Askush, edhe Kosova po kalon të njëjtën situatë. Kemi numra që nuk na kërcënojnë sistemin shëndetësor. Të gjithë fatorinët do të përfitojnë pagën e luftës. Pa përjashtim,”-tha Rama.
Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotmeme anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.
Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se edhe për ata që kanë kafshë shtëpiake do të kenë masa lehtësuese. Në një komunikim me video përmes pr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së një qytetari i cili ka kërkuar që të hapë lokalin e tij. Rama tha se nuk mund të hapet lokali n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shpehur sot se është konfirmuar dhe rasti i parë me COVID-19 në Gjirokastër. Rama tha se fatmirësisht emigrani i kthye...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur disa pyetjeve nga Facebook, duke përmendur edhe kategori të tjera që do të përfitojnë nga plani ekonomik p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga java tjetër do të ketë masa lehtësue dhe po mendohet për të liruar lëvizjen në këmbë. Rama tha se do relak...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se prej orës 17:30 të gjithë do të mbyllen në shëpi, njësoj si fundjavën e kaluar.Ky njoftim i Ramës është bërë v...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për lirimin e masave të koronavirusit. Në një lidhje live nga zyra e tij, kreu i qeverisë përmendi me emra të gjitha...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë tolerim dhe askush nuk mund të shkojë të shikojë prindërit në qytete të tjera. Rama t...
TIRANË– Edi Rama në një lidhje live nga zyra e tij u është përgjigjur akuzave se po përpiqet të rikthejë sistemin diktatorial në vend. Rama tha se masat e ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar edhe njëherë qytetarëve që të zbatojnë rrezulat e të ruajnë distancën fizike. Në një bashkëbisedim me qytetarët ...