LIVE UPDATES
Bota

Si do të rrjedhin procedurat për formimin e qeverisë së re të Kosovës

21 Shkurt 2021, 06:18 Nga DOSJA
Si do të rrjedhin procedurat për formimin e qeverisë së re

KOSOVË – Në Kosovë nuk ka përfunduar ende procesi i plotëi numërimit të votave që më pas duhet certifikuar nga KQZ-ve. Kosova tash përballet me formimin e qeverisë dhe shpejtë edhe më një sfidë tjetër zgjedhjen e presidentit.

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora dhe ato me kusht akoma po vazhdon, ndërsa për votat e rregullta tashmë ka përfunduar procesi u numërimit, edhe pse disa komuna dhe qendra votimesh sipas KQZ-së, do të shkojnë në rinumërim për shkak të gabimeve teknike.

Nga votat e rregullta Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës, si partia e dytë ka 17.4 për qind. Lidhja Demokratike me 13 për qind dhe AAK-ja do të jetë grupi më i vogël parlamentare me 7.60 %. Nga 120 vende sa i ka parlamenti, 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave, 10 nga to vetëm për serbët e Kosovës. Vendet që mbeten bosh si pasojë e përqindjes së votave që shkojnë për partitë që nuk e kaluan pragun prej pesë për qind, u ndahen partive parlamentare me një sistem proporcional, varësisht nga përqindja e fituar.

Procesi i numërimit të votave të diasporës mund të marrë disa ditë kohë. Zyrtarë të KQZ-së, thonë se deri më 12 shkurt, kanë arritur 43.447 paketa me fletëvotime nga jashtë. Dhe ky proces numërimi mund të marrë kohë deri në dhjetë ditë. Numri i votave nga diaspora mund të jetë më i madh, pasi besohet se brenda një pakete mund të ketë më shumë se një fletë votimi.

Vijimi i procesit

Po si do të rrjedhë procesi tash pas përfundimit të zgjedhjeve. Fillimisht duhet përmbyllur komplet procesi i numërmit të votave. Pastaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të bëjë certfikimin e tyre, pas procesit eventual të ankesave që mund të kenë partitë politike apo kandidatët që duhet shqyrtuar nga paneli për ankesa dhe parashtresa.

Për formimin e qeverisë së Kosovës, nevojiten më së paku 61 vota të deputetëve të kuvendit. Por fillimisht presidenti i Kosovës duhet ta mandatojë fituesin e zgjedhjeve që të formojë qeverinë. Mandatari i parë ka afat prej dy javësh që ta sigurojë numrin e votave në parlament më së paku 61 prej tyre. Nëse mandatari i parë nuk arrin të formojë qeverinë brenda 15 ditëve, atëherë, presidenti dekreton një tjetër mandatar, i cili ka një afat ligjor vetëm prej dhjetë ditësh për formimin e qeverisë së re. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të sigurojë shumicën parlamentare, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

Kurti kundër koalicioneve me parti të tjera

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar se ai nuk do koalicion me asnjë parti. Ai thotë se ka bërë koalicion parazgjedhor me listën e Vjosa Osmanit. Kjo e fundit garoi në listën e Vetëvendosjes, por synon postin e presidentes.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, mund ta dekretojë Albin Kurtin që të krijojë qeverinë e re. Tash për tash akoma nuk dihet nëse zgjedhja e Kurtit kryeministër është e ligjshme për faktin që ai nuk u lejua të garojë në zgjedhje për shkak të dënimit të formës së prerë, për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe në nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, u tha se “kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë”.

Sidoqoftë, për t’u zgjedhur qeveria në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosja si partia fituese, duhen të paktën 61 vota.

Partia Demokratike e Kosovës PDK, që doli partia e dytë, sipas kandidatit të saj për kryeministër Enver Hoxhaj, do të qëndrojë në opozitë, sepse siç thotë “janë shumë larg me qëndrime me Vetëvendosjen”.

Edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Avdullah Hoti, tha se partia e tij “do të qëndrojë në opozitë”.

“Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, thotë Avdullah Hoti.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, i cili synon postin e presidentit, ka shprehur hapur gatishmërinë që të jetë pjesë e qeverisë Kurti. “Nuk kemi vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt tjetër politik”, thotë Haradinaj.

Pakicat pjesë edhe e qeverisë së re

Në zgjedhjet e vitit 2019 kur lëvizja Vetëvendosja doli partia e parë dhe formoi qeverinë me LDK, nuk kishte koalicion me listën Srpska e cila i kishte marrë dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në kuvend. Por, në bazë të kushtetutës, përfaqësuesit e serbëve duhet të jenë pjesë e qeverisë dhe në qeverinë e kaluar ata kishin dy ministra. Një ministër ishte nga pakicat tjera jo-serbe. Pakicat do të jetë pjesë edhe e qeverisë së re.

Por në këtë fazë, si problem nuk po shihet formimi i qeverisë, por problem mund të jetë zgjedhja e presidentit të vendit. Kjo për faktin që Vjosa Osmani aktualisht ushtruese e detyrës së presidentes mund të ushtrojë detyrën e saj vetëm deri në muajin prill. Pastaj kuvendi është i obliguar që të zgjedhe presidentin e ri. Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet me të paktën 61 vota në raundin e tretë nëse dështojnë dy të parat, ndërsa, në seancë duhet të marrin pjesë të paktën 81 deputetë. Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, ndërsa nëse ky proces dështon atëherë vendi në mënyrë automatike shkon serish në zgjedhje.

Marrë nga: DW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove kqz lëvizja vetëvendosje kosove kqz lëvizja vetëvendosje

Sondazh

Poll
Bota 20 Shkurt 2021, 20:39

MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka nxjerrë në ankand dy makinat shtetërore ‘Mercedes Maybach’. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri malazez, Zdravko Kri...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri