LIVE UPDATES
Bota

Si e rrafshoi Australia kurbën e koronavirusit? Masat po lehtësohen ndërsa shkalla e infeksionit vazhdon të bjerë

1 Maj 2020, 12:31 Nga DOSJA
Si e rrafshoi Australia kurbën e koronavirusit? Masat po lehtësohen

AUSTRALI– Ditën e sotme i gjithë vendi ka raportuar vetëm 16 raste të reja, një rënie e ndjeshëm kjo pasi më 28 mars vendi shënoi 460 raste të reja brenda një dite.  Kryeministri Australian Scott Morrison ka thënë ditën e sotme se Kabineti Kombëtar do të takohet në 8 maj për të diskutuar rreth masave lehtësuese të bllokimit, duke paralajmëruar se me shumë gjasë vendi do të dalë nga izolimi në datë 11 maj.

“Australianët kanë fituar një shenjë të hershme. Ne kemi nevojë për të rifilluar ekonominë tonë, ne duhet të rifillojmë shoqërinë tonë.”- tha Morrison.
Në disa shtete, kurba është rrafshuar plotësisht: Queensland nuk ka raportuar ndonjë rast të ri që nga e hëna, ndërsa Australia e Jugut nuk ka raportuar asnjë rast të ri për më shumë se një javë.

“Nuk ka më raste në Australinë e Jugut. Kjo është një pikë referimi për ne.”– u shpreh Shefja e Shëndetit Publik të Australisë së Jugut Nicola Spurrier.

Shteti jugor prej 1.6 milion banorësh, qyteti i pestë më i populluar i vendit, Adelaide, ka raportuar se 438 raste në total të Covid-19, me vetëm 14 raste të mbetura aktive dhe katër vdekje.

“Unë mendoj se shumë njerëz janë të befasuar në Australi për mënyrën e mirë që kemi punuar gjatë situatës së vështirë të Covid-19. Me të vërtetë, kur ju shikoni në të gjitha shtetet dhe territoret, ky është vendi më i sigurt në botë, përveç Zelandës së Re.”– tha ajo.
Vendi fqinj, Zelanda e Re kohët e fundit arriti qëllimin e saj ambicioz të “eliminimit” të koronavirusit, pasi shkalla e infeksionit ditor nuk ka arritur ende në zero, ndërkohë vendi është në gjendje të gjurmojë origjinën e secilit rast të ri. Në total, Australia, e cila ka një popullsi prej rreth 25 milion banorësh, ka raportuar 6.762 raste të konfirmuara. Nëntëdhjetë e dy prej këtyre rasteve kanë rezultuar me vdekje, dhe 5,720 prej tyre janë shëruar, sipas autoriteteve vendase.

“Ne po vazhdojmë të bëjmë shumë mirë rreth Australisë për të shtypur virusin dhe kemi rrafshuar vërtet kurbën e rasteve dhe infeksioneve të reja. Siguria ka qenë fokusi ynë themelor dhe suksesi i strategjisë, që ka bërë Australinë të jetë një vend shumë i ngjashëm me Zelandën e Re, e cila ka thënë se strategjia e saj ka për qëllim eliminimin e Covid-19.”- u shpreh një zëdhënës për Departamentin e Shëndetit Australian në një deklaratë ditën e djeshme.

Disa shtete të Australisë tashmë kanë nisur me lehtësimin e masave dhe rregullave të distancimit shoqëror. Ndërkohë Australia Perëndimore dhe Australia e Jugut kanë zbutur edhe më shumë masat, ku nga 2 persona tani lejohet qëndrimi në grupe prej 10 personash.

Në Australinë Perëndimore, e cila shënoi disa ditë me rradhë zero raste gjatë javës së kaluar, parqet kombëtare u rihapën të premten, dhe gati 60% e studentë të shkollave publike janë rikthyer në mësim.

Në Territorin e largët Verior, ku nuk janë raportuar raste të reja për tre javë, banorët do të jenë në gjendje të përdorin pishinat publike, të shkojnë për peshkim me miqtë dhe të luajnë golf duke nisur nga dita e sotme. Shteti gjithashtu ka parashtruar plane për të ringritur ekonominë, duke lejuar që restorantet, baret dhe palestrat të rihapen më 15 maj dhe të heqin kufizimet e fundit në datë 5 qershor.

Masa kufizuese

Suksesi i Australisë në zbutjen e shpërthimit filloi me masat e hershme për të ndaluar hyrjen nga zonat me rrezik të lartë.

Më 1 shkurt, Australia u bashkua me Shtetet e Bashkuara në mbylljen e kufijve të saj për të gjithë vizitorët e huaj që kishin qenë kohët e fundit në Kinë, ku shpërthimi u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar nga Wuhani.

Ndërsa virusi u përhap dhe rastet e reja u shënuan edhe jashtë kufirit kinez, Australia ndaloi hyrjet nga Irani, Koreja e Jugut dhe Italia në fillim të marsit, përpara se të mbyllte plotësisht kufijtë e tij për të gjithë ata qytetarë që nuk ishin rezidentë, nga 19 marsi.
Por pavarësisht strategjisë së suksesshme edhe Australia ka pasur gabimet e saj. Më 19 mars, lejoi më shumë se 2.600 pasagjerë të niseshin nga anija Ruby Princess në Sidnei. Mbi 600 raste dhe 15 vdekje kanë qenë të lidhura me anijen, sipas ABC.

Ndërsa pas rritjes së rasteve të reja në fund të marsit, Morrison njoftoi në 22 mars se të gjitha baret, klubet, kinematë, palestrat dhe vendet e fetare do të mbylleshin pa një afat, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të kufizoheshin vetëm në qëndrimin e klientëve pasi çdo kush mund të blinte kafe dhe pije e më pas duhej të largohej. Ndërsa supermarketet, dyqanet e veshjeve, laboratorët dhe sallonet e bukurisë do të lejoheshin të qëndronin të hapura.

“Ajo që ne po bëjmë është mbyllja e tubimeve në klube dhe gjëra të asaj natyre, ne nuk po vendosim bllokime që do të kufizonin njerëzit në shtëpinë e tyre.”- tha Morrison në atë kohë.

Shteti i Victoria mbylli shkollat, dhe disa shtete, të tilla si Australia e Perëndimit dhe Australia e Jugut, mbyllën kufijtë e tyre, duke kërkuar që njerëzit të hynin në karantinë për dy javë.

Deri në fund të marsit, autoritetet vendosën rregulla më të rrepta për distancimin shoqëror, duke kufizuar tubimin publik për dy persona nga 10 që ishte më parë. Njerëzve u kërkohej të rrinin në shtëpi dhe të dilnin vetëm nëse është shumë e rëndësishme siç është pazari për ushqim, ushtrime dhe për arsye mjekësore.

Gjithmonë duke zgjeruar testimin

Ndërsa mbyllja e bizneseve, shkollave, kufizimet e udhëtimit dhe rregullat e distancës sociale janë masa të zakonshme të miratuara nga shumë qeveri në të gjithë botën, Australia gjithashtu punoi shumë në testimin masiv të çdo banori. Deri më tani, më shumë se 570,000 teste janë kryer në të gjithë Australinë, sipas Departamentit të Shëndetësisë.

Në krahasim nga Mbretëria e Bashkuar, me një popullsi 2.5 herë më të lartë se e Australisë, ka realizuar 763,387 teste.

Më 25 mars, Australia zgjeroi kriteret e saj të testimit duke përfshirë të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, punonjësit e kujdesit për të moshuar, të burgosur dhe njerëzit në pikat e tjera të identifikuara që kishin ethe ose simptoma të frymëmarrjes akute.

“Çdo kush me simptoma të frymëmarrjes akute, kollë, dhimbje të fytit, simptoma të ftohjes, simptoma të ngjashme me gripin, mund të testohet.”- tha Murphy në një konferencë për shtyp.

Të hënën, Murphy tha që Australia do të fillojë të testojë raste asimptomatike për herë të parë për të qenë absolutisht i sigurt që po kapin çdo rast të mundshëm.

Përplasja me Pekinin.

Ndërsa Australia duket se po menaxhon me sukses situatën e koronavirusit, ajo është përballur me një përplasje diplomatike me Kinën pasi kërkoi një hetim ndërkombëtar për shpërthimin e koronavirusit.

Kërkesa qeveritare për  hetim global mbi origjinën e pandemisë së koronavirusit, përfshirë trajtimin e Kinës për shpërthimin fillestar në Wuhan, filloi javën e kaluar me Ministrin e Jashtëm Marise Payne duke i kërkuar Kinës të lejojë transparencë në këtë proces.

“Ky është një virus që ka marrë më shumë se 200,000 jetë njerëzish në të gjithë botën. Ai ka mbyllur ekonominë globale. Implikimet dhe ndikimet e kësaj janë të jashtëzakonshme. Do të duket plotësisht e arsyeshme dhe e ndjeshme që bota do të dëshironte të kishte një vlerësim të pavarur se si ndodhi e gjitha kjo, kështu që ne mund të mësojmë dhe të parandalojmë që një katastofë e tillë të ndodh sërish në një të ardhme. Unë besoj se do të ketë mbështetje në kohën e duhur , për të siguruar që do ta  bëjmë hetimin.”– shtoi Morrison.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi sydney koronavirusi ne australi sydney

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet