LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Si e tradhëtuam thirrjen e të rënëve për Drejtësi

17 Maj 2019, 14:47 Nga DOSJA
Si e tradhëtuam thirrjen e të rënëve për Drejtësi

Un nuk e di. Por nashta pytja asht krejtësisht gabim. Sepse, kjo çashtje nuk asht punë fëtyre. Për politikanët tanë çdo politikë bahet sipas momentit që atyne iu konvenon me mbetë në pushtet. Pushteti për ta nënkupton: pasuni dhe liri me ble p.sh. kravata me pare të shtetit. Pse mos menduet që nënkupton përgjegjësi?

Dhe natyrisht, me punësime e emnime të kriminelëve të luftës në institucione shtetnore vazhdohet edhe sot nën zhurmën e “kërkesave për drejtësi” për viktimat civile të luftës. Në korin politik nëpër Facebook dhe para kamerave piskamat mBurrëse vazhdojnë me nënçmu faktin që drejtësia asht mohu tash e njizet vjet ma së pari prej tyne.

Dhe pa fije marre, dojnë me na e shitë përrallën që shteti i Kosovës, që ata si kapës të paluhatshëm të këtij shteti, që njizet vjet paskan kërku drejtësi për viktimat civile të luftës. Nuk pat drejtësi, po thojnë, as vendore as ndërkombëtare. Pse kujt ia kërkuet JU këtë drejtësi? Kur? Ku ishim na që s’e paskemi ni? E ku ketë ju me dhonë drejtësi vendore?

Dhe kështu pytja: ku ke ti kur un kam luftu? do të bahet: ku ke ti kur un kërkojsha drejtësi? Shum shpejtë kanë me ia nisë me u shty mes vete, në fakt veç ia kanë nisë, me na rrejtë cili e kërkoi i pari drejtësinë. ASNJANI!

Tash e njizet vjet, “herojtë” tanë në pushtet, vijnë e shkojnë, e zgërdhihen para kamerave vendore e ndërkombëtare, drejtësi për viktimat civile të luftës as nuk i kërkuen askujt, as nuk i dhanë askujt. Drejtësisë i ikën vet kur mujtën, kjo po.

Të mbijetuemit, ose familjarët e viktimave civile të luftës, ata po, ata kërkuen drejtësi dhe morën shuplakë nji heshtje të madhe. Thirrjet për drejtësi kanë shumë fëtyra. Dhe shumë emna. Disa s’janë ma mes nesh.

Po më kujtohet Marte Tunaj. A e mbani në mend ju? Ajo luftoi për drejtësi.

Ajo e çeli nji rrugë që iu pre në gjysë, tue thy krejt tabutë në shoqninë tonë patriarkale (=burrnore, heroike, patriotike) rreth krimeve seksuale të luftës, për të cilat politikanët tanë (Isa, Alma) as në përurimin e përmendores ‘Heroinat’ (e cila “nuk” i asht dediku grave të përdhunume gjatë luftës, por për këtë nji herë tjetër ma shum) nuk patën guxim me i quejt çka ishin. Përdhunime sistematike = armë lufte = krime të luftës. Pikë.

Iu pre në gjysë lufta zonjës Tunaj, sepse zani i saj nuk e zgjoi prej gjumit as popullin e as klasën politike të saj (megjithëse kjo e fundit nuk asht në gjumë, asht thjeshtë, në llogari të anktheve tona, tue e jetu andrrën ma të ambël të veten).

Ajo gjithashtu tha: “Tani kam 65 vite, dhe marr nga shteti një ndihmë prej 96 eurove. Përcjellë me vëmendje tërë debatin rreth femrave të dhunuara gjatë luftës dhe nuk më vije mirë që dikush flet me paragjykim për këtë kategori.

Jam e befasuar dhe shumë e shqetësuar me ato diskutime në Parlament e Qeveri rreth asaj se a duhet apo nuk duhet të paguhen këto femra të dhunuara. Vërtet është turp për këtë Qeveri e këto institucione që ende pas 15 vitesh diskutohet se a duhet apo jo të kenë ndihma financiare femrat e dhunuara”.

Por, diskutime pat. Ligji u miratu në vitin 2014. Marte Tunaj vdiq në vitin 2016. Procesi i aplikimit u hap në vitin 2018. Drejtësia e vonume, asht drejtësi e mohume. Ky asht nji parim ligjor që njihet. Dhe drejtësia e njohjes për Marte Tunaj u vonu.

E vetmja zonja Jahjaga ishte në t’pame tek familja e saj. Institucionet shtetnore nuk e ngushlluen dhimbjen e kësaj familjeje as me nji vizitë, e natyrisht jo me pesëmdhetë mijë euro (sikur që p.sh. iu dhanë familjes Daci me rrastin e vdekjes së djalit të tyne, i cili kishe qenë zv. ministër.). Dhe ishte zonja Jahjaga e vetmja që përkrahi dhe bashkoi forcat me organizatat jo-qeveritare që kanë punu palodhshëm në këtë fushë për me e ngritë zanin publikisht e globalisht për drejtësi për familjarët e viktimave dhe të mbijetuemit e dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Por, edhe mas krejt punës dhe mundit të tyne, institucionet shtetnore mësuen pak. Dhe sot, gratë e burrat që ishin viktima të përdhunimeve gjatë luftës (tue i përjashtu ligji ato/ata që janë përdhunu nga forca ushtarake pas qershorit 1999, a thu pse?!) me gjithë guximin që e gjejnë me apliku për njohjen e statusit si viktima civile të luftës, vazhdojnë me u refuzu për arsye të parandësishme, pasi që presin me muej të tanë deri sa të procedohet landa e të mirret vendimi.

Dhe deri sa të kontestojnë vendimet e refuzimit nëpër gjyqe, ato që kanë fuqinë për nji betejë të tillë, ligji ka me skadu. Po po ligjet skadojnë. Veç pesë vjet u asht dhanë grave (e burrave) që janë viktima të përdhunime gjatë luftës me apliku për njohje të statusit.

Pesë vjet. Merre me mend. Veç pesë vjet. 

Mas njizet vjet vetmi e torturë psiqike e fizike, përshkak të traumës së luftës dhe viktimizimit shoqnor të pas luftës, i cili vjen me traditë, veç pesë vjet u jipet kohë të mbijetuemve të përdhunime gjatë luftës, me gjetë forcën dhe guximin, dhe vullnetin për me apliku për njohje të statusit. Sa raste s’kanë me e mrri këtë afat?

Pra po, Marte Tunaj foli. Edhe Vasfije Krasniqi Goodman foli. Pytja asht çka dëgjumë na?

Deri kur a? Deri sa të mujnë. E me mujtë kanë me mujtë deri sa na i lejojna ata vujtjen e këtij populli me e helmu me fjalor banal heroik, në të cilin i masakruemi quhet dëshmor dhe përdhunimi në luftë quhet kontribut i luftës.

Po e shkruej këtë tue i kujtu krejt ata që përballë krejt këtij heroizimi s’mujnë me folë për vete e me bërtitë: Jo, nuk ia fala Kosovës djemtë, erdhën, mi morën prej shpisë, mi vranë e mi zhdukën. Jo, nuk e sakrifova veten në luftë. Më përdhununë në shpi teme. Jo, nuk rash dëshmorë. Më masakruen në oborr të shpisë.

Jo, drejtësi që njizet nuk pashë, sepse që njizet vjet ju nuk nini, ndërkohë që përkuleni (Hashimi) para pllakave përkujtimore të vorreve serbe që quejnë shqiptarët terrorista. Ndërkohë që ftoni (Hashimi) ish shërbëtor të Millosheviqit me mbajtë fjalime të Millosheviqit në Kosovë.

Ndërkohë që dëbimin e dhunshëm të popullit e konsideroni (Ramushi) “piknik në Bllace”. Ndërkohë që i fryni listat e veteranëve e prokurorët e shtetit duhet me ik në azil prej jush, sikur dikur qysh kena ikë prej Millosheviqit, e sipas juve edhe fëmija kanë pasë armë në dorë (Ramushi) gjatë luftës.

Ndërkohë që me menxi e votuet ligjin për njohjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës si viktima civile të luftës, masi që hangrët shum m*t në proces dhe nuk e votuet nji herë. Jo, drejtësi që njizet nuk pashë, sepse që njizet vjet ju shëtiteni poshtë e naltë me kerre të shtrejta, e bani sefa në shpijat e jueja të shtrejta, bani pushime nëpër St.Moritza, bythën ul në lëkurë gjithë ditën e gratë tona urdhnohen dorzat higjienike me i pru prej shpisë kur të shkojnë me u malltretu, ofendu, keqtrajtu, diskriminu, pardon, me lind në spitale.

Dhe jo ma pak, hiç ma pak edhe sepse, neve historia na ka msu me u mashtru me heroizmat politike e nuk e patëm hala nji njeri (as Albinin) mes nesh që i hynë politikës për me na nxjerr prej territ të këtyne mashtrimeve heroike.

Jo ma pak edhe sepse, drejtësia për ju si koncept, asht veç nji pazarllëk politik i mundshëm. Nji mundësi ku ju mund të shkëmbeni fjalët e jueja të mëdhaja dhe veprat e jueja të vogla me nji karrigë mbreti dhe nji marrëveshje biznesi najkun. Nji mundësi me vazhdu me u rritë mbi dhimbjen e të tjerëve.

Asht vjeti 2019, lufta u kry në vjetin 1999. Asht e qartë tash, ajo u kry veç për juve! 

Un kam nevojë për nji përmendore të Marte Tunaj në vendin ma të mirë të mundshëm në Prishtinë. Por, për nji përmendore që nuk e nënçmon me heroizëm patriarkal të lavdimeve të luftës, as përjetimin e saj të luftës e as guximin e saj me luftu për drejtësi.

Po, pse iu dashtë guxim asaj në paqe? Kjo asht nji pytje, që po i ikim të gjithë.

Por, ballafaqimi me këtë pytje dhe përgjigjja mbi këtë pytje do t’i bante drejtësi shum grave. E vërteta asht që asaj iu dashtë guxim me folë, sepse, grushti i Kanunit nuk i kursen gratë prej prangave “të moralit” as përballë vujtjeve të luftës.

Grave historia u kërkon me kërcy prej shkambijve, e me u murosë në mure kalajash për me i dhanë formë “nderit” burrnor. Dhe nuk mjaftohet me kaq, edhe pas murosjes, ia lypën gjinin me rritë trima.

E keni parasysh? Krejtve historia na mëson që nëse s’je hero, s’je kurrkushi. Sa përmendore ua ndërtuem viktimave civile të luftës tash e njizet vjet?

Marte Tunaj e ka sfidue këtë kulturë mu në mes të heshtjes kolektive, dhe kjo ishte diçka shum e guximshme. Dhe ky guxim, me respektin që e meriton duhet me u nderu tue i dhanë vend në histori me i shërby për inspirim gjeneratave të ardhshme.

Kur po e ndërtojna nji përmendore ku i shkruhet zani, i shihet fëtyra, dhe i jehon emni nëpër breza përvojës së luftës së nji grueje, dy grave, qindra, mijëra grave nëpër histori që u ballafaquen me padrejtësi që iu kanosën prej anmiqve të jashtëm gjatë luftës, e çiftelisë të shpisë gjatë paqes?

Po nji emën rruge? Nji emën shkolle? Po, nji faqe në libër të historisë, nji libër ku gratë kanë fëtyrë, gratë kanë emën, gratë kanë za?

A do të përgjigjet najkush ligjërisht për faktin që me mijëra viktimave civile të luftës për njizet vjet sistematikisht u janë mohu të drejtat elementare për rehabilitim, riintegrim dhe pjesëmarrje të barabartë në jetën shoqnore?  

Natyrisht që duhet dikush me u ndi përgjegjës ma së pari për me mujtë me kërku falje. E kush po pritni që ka me u ndi përgegjës në mesin e kaq shumtrimave?

Po na si shoqni që e lejuem këto parada nënçmuese? Qysh dojna me kërku falje na? Nuk mendoj që mujna me i kërku falje atyne që nuk janë ma.

Por, nji përmendore me e kujtu Marte Tunaj, asht ma e pakta çka mujna me ba për me i kërku falje brezave që tek do të vijnë, për mënyrën qysh e trajtuem gruen e kësaj shoqnie, tue ia lanë kështu nji gjurmë qysh ata me u ba ma të mirë se na e mos me harru as mas shekujve çka na harruem dy ditë masi që u kry lufta, dhe harruem çdo ditë ndër shekuj. Në mes të krejt luftave, e heshtëm luftën e grave me Kanunin.

A heshtëm boll?

Marrë nga Kosotwopoinzero

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur marte tunaj te rent ne drejtesi marte tunaj te rent ne drejtesi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit