LIVE UPDATES
Ekonomi

Si lulëzuan ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme në pandemi, rritet numri i bizneseve dhe shitjet

7 Qershor 2021, 04:54 Nga DOSJA

TIRANË– Shumë sektorë u vunë në vështirësi në vitin 2020, si rrjedhojë e karantinës së fortë në mars-maj, dhe më pas të kufizimeve më të lehta që vijuan deri në fund të vitit. Qindra prej tyre nuk arritën që të përballojnë krizën e konsumit, duke mbyllur aktivitetin. P.sh., aktivitetet e shërbimeve të ushqimit dhe pijeve ranë me 4.3%, shërbimet e tregtisë me pakicë dhe shumicë u tkurrën me 2-3%, shërbimet e agjencive të udhëtimit me -9.3%.

Të dhënat e INSTAT për numrin e bizneseve sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se krizën nuk e kanë ndier ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme, që kanë rritur si qarkullimin vjetor ashtu dhe numrin e subjekteve të reja të hapura në 2020-n.  Që prej vitit 2017, këta dy sektorë po rriten me shpejtësi, në linjë dhe me rritjen e lejeve të ndërtimit, kryesisht në kryeqytet.

Në fund të vitit 2020, në vend kishte 5,060 ndërmarrje aktive në sektorin e ndërtimit, që është numri më i lartë i regjistruar në këtë sektor, të paktën që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat. Që nga viti 2017, kur dhe filloi vrulli i ndërtimeve, kryesisht në kryeqytet, subjektet në sektorin e ndërtimit janë rritur me shpejtësi. Ndonëse në pandemi, në 2020-n u shënua dhe numri më i madh i ndërmarrjeve aktive të regjistruara gjatë atij viti, me 861 subjekte të reja.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme është një tjetër sektor që nuk e ka ndier krizën. Numri i subjekteve aktive ishte në 933 në  fund të 2020-s, me një rritje prej 4.1% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Burimi: INSTAT

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti në 2020-n nivelin rekord, me vlerën e Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë sektor që ishte 850 milionë euro, duke shënuar sektorin me ecurinë më të mirë gjatë krizës pandemike të 2020-s. Që nga 2017-a, qarkullimi i këtij sektori ka ardhur në rritje të fortë, duke përbërë 6.6% të PBB-së në 2020-n, nga 5.6% në 2017.

Burimi: INSTAT

Si ndërtimi, ashtu dhe pasuritë e paluajtshme ishin kontribuuesit kryesorë të ecurisë ekonomike në 2020-n, duke “shpëtuar” vendin nga një rënie e fortë ekonomike gjatë krizës.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që llogarit vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një periudhë të caktuar, në vitin 2020 ishte 1.61 trilionë lekë (gati 13 mld euro), nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, duke u tkurrur me -4.2% në vlerë nominale dhe -3.3% në vlerë reale (duke llogaritur dhe deflatorin e PBB-së, prej -0.9%, që është negativ, ndonëse inflacioni mesatar në 2020-n ishte 1.6%!).

Të dhënat e detajuara vjetore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se nga 11 aktivitete kryesore ekonomike, vetëm 3 prej tyre ishin me rritje, “pasuritë e paluajtshme”, “ndërtimi” si dhe “Administrata publike; arsimi; shëndetësia”. Të gjithë sektorët e tjerë ishin me rënie, më e fortë në grupin “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që vuajtën direkt pasojat e kufizimeve dhe ndalimit të udhëtimeve, si dhe në industri.

Burimi: INSTAT

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi ndertimi ne pandemi ndertimi ne pandemi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet