LIVE UPDATES
Bota

“Si me pas humb do mall” Tre muaj e tri javë nga zhdukja misterioze e biznesmenit nga Kosova

29 Korrik 2021, 17:03 Nga DOSJA
“Si me pas humb do mall” Tre muaj e tri javë nga zhdukja

KOSOVË- Tre muaj e tri javë janë bërë prej kur nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit nga Lipjani. Familja e tij nuk ka asnjë informatë se çka ka ndodhur me rastin e tij, e as deri ku kanë shkuar hetimet e institucioneve të rendit, të cilat deri më tani nuk kanë arritur ta zbardhin rastin e 38-vjeçarit

Asnjë gjurmë, thirrje a informatë, nuk ka shkuar në derën e familjes Rexhepi nga Lipjani qe gati katër muaj. Qysh prej 8 prillit kur edhe u shpall i zhdukur, askush më nuk di gjë për fatin e Bedri Rexhepit.

Vëllezërit e tij kanë deklaruar për Express se Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ju ka dhënë asnjë informatë lidhur me zhdukjen e Bedriut, ani se kanë kërkuar.

“Bash hiç kurrgjë s’po na tregojnë. Po na thonë janë informata konfidenciale, por s’është n’rregull kjo, qe katër muaj nuk kemi asnjë informacion për Bedriun”, ka deklaruar vëllai i tij Adnani.

Ai thotë se rasti i zhdukjes së vëllait të tij është neglizhuar qysh nga fillimi.

“Rasti është neglizhuar prej fillimi. S’po e kuptoj qysh munden me veprua si me pas humb do mall, veç thonë ‘hetimet po vazhdojnë’ edhe asgjë deri më tash nuk po shihet’, ka deklaruar ai.

E vëllai tjetër, Vedati, ka deklaruar për Express se familja është e dëshpëruar me Prokurorinë, pasi i dyshuari për rrëmbimin e Bedriut, Jeton Vllasaliu, është në paraburgim por pavarësisht kësaj, nuk po nxirret asnjë informatë nga ai.

“E kam pasur një takim në prokurori, na e ka bë kryeprokurori me prokurorët dhe hetuesit. Në përfundim s’kanë mund me u përgjigj në as ja pyetje që ua kam bë. Unë ua kam bë një kërkesë, pse s’merret në pyetje më gjatë i dyshuari, janë procedurat sipas Ligjit të cilat e specifikojnë dhe e mundësojnë këtë, por ata s’e kanë bë. Çka neve na bën mos me u ndje mirë është se të dyshuarin e kanë brenda dhe nuk po ndërmarrin asgjë. Janë mbyllë në vete, po thonë konfidenciale”, ka deklaruar ai.

Ai tutje thotë se familja shpreson që Bedriu është i gjallë.

“Ne si familjarë nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e rastit. Shpresa vdes e fundit, me shpresën që është gjallë jemi”, ka deklaruar ai.

Familjarët e Bedriut, përmes telefonisë mobile kishte dërguar mesazhe tek qytetarët, për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij. Për këtë, ata kishin ofruar edhe shpërblimin prej 20 mijë eurove. Por, as kjo metodë nuk pati sukses në gjetjen e gjurmëve të Bedriut.

E lidhur me zhdukjen e Bedri Rexhepit dhe hetimeve rreth rastit të tij, Express ka dërguar disa herë pyetje në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por nuk ka marrë përgjigje. Ndryshe, Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur më 8 prill të këtij viti. Të nesërmen në arat e Janjevës së Lipjanit është gjetur vetura e tij, por jo edhe Bedriu.

Dyshimet e organeve të rendit ishin se Bedriu u rrëmbye, ndërkaq lidhur me këtë, u arrestua Jeton Vllasaliu, i cili ishte klient i Bedriut, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira. Sipas informatave të deritanishme zyrtare nga institucionet e rendit, Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim qe gati katër muaj, është i vetmi i arrestuar lidhur me rastin e zhduljes së Bedriut.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për vendosjen e masës së paraburgimit ndaj Vllasaliut, thuhej se ai dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Bedriut.

“I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

GAZETA EKSPRESS

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bedri rexhepi bedri rexhepi

Sondazh

Poll
Bota 29 Korrik 2021, 15:55

GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pas një takimi me përfaqësuesit e partive parlanemtare ka thënë se qëllimi i Greqisë në Kombet e Bashkuara është që...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë