LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Humbi një sy dhe një vesh/ “Më rrihnin me shkop druri pasi më kishin mbushur zorrët me rërë”, si mbijetoi 16-

15 Gusht 2019, 09:54 Nga DOSJA
Humbi një sy dhe një vesh/ “Më rrihnin me shkop druri pasi

Ai ishte 16 vjeç kur mbërriti në Spaç, në burgun e egër, të ngritur në pjerrësinë e një kodre, ku të burgosurit nxirrnin mineral në temperatura që varionin nga disa gradë, nën zero deri në 40 gradë. Nëse nuk e plotësoje normën, torturoheshe. Mund të të lidhnin me tel në shtyllë, që të të shihnin të gjithë. Mund të të mbyllnin një muaj në birucë, që mos të shihje dritën e diellit. Kishte gjithmonë një arsye që rojat të kënaqnin sadizmin e tyre mbi trupat e lodhur e të paushqyer të të burgosurve që goditeshin sistematikisht me grushta, shqelma, shkopinj. Disa kanë humbur jetën në këto tortura, ose prej urisë që, bashkë me punën e rëndë dhe sëmundjet e patrajtuara, bëheshin një barrë e papërballueshme për të burgosurit.

Ndërsa Shkëlqim Abazi arriti të mbijetonte. I nxorri kockat, edhe pse disa të thyera, me shpirtin gjallë që aty, por i mbeti përjetësisht në terrin e burgut shikimi i një syri dhe dëgjimi i një veshi. “Hetuesit ishin një makth i vërtetë me torturat e tyre psikologjike dhe fizike që varionin nga ofendime, sharje, kërcënime me jetë, e deri te abuzimi fizik, si p.sh. kur më prangosnin këmbët dhe duart për periudha të gjata kohore, ndërkohë që më rrihnin me shkop druri, pasi më kishin mbushur zorrët me rërë. Si rezultat i këtij abuzimi, sot pas 50 vjetësh, kam një plagë në ballë, e cila më ka lënë të verbër në një sy, të shurdhët në një vesh, disa brinjë të thyera dhe gishta të traumatizuar. Vetëm besimi në Zot dhe besimi se një ditë e mira dhe e drejta do të triumfonin dhe që komunizmi do binte, më motivonin dhe më shtynin që të mbijetoja në burg. Kjo është e vërtetë për mua dhe për qindra shokë të mi bashkëvuajtës”, ka thënë Shkëlqimi për evenwallshaveears.org.

Katër nga shokët më të mirë të tij janë vrarë në revoltën e Spaçit. Eshtrat e tyre nuk dihet ku janë, as sot. Ai nuk mund ta harrojë kurrë atë ngjarje të datës 23, e njëjta datë kur e çuan në Spaç, gjithashtu data e lindjes, si një provokim për të mallkuar ditën kur u lind, edhe pse nuk e kish fajin data. “Katër nga shokët e mi më të mirë, dy nga të cilët i kam pasur shumë afër, janë ekzekutuar në Revoltën e Spaçit. Edhe sot, familjet e tyre nuk e dinë se ku gjenden kockat e tyre”. U ka kushtuar një libër vuajtjeve të Spaçit me titullin “Spaç, Varri i të Gjallëve”, siç ka shkruar edhe për kampin e Repsit, “Reps, Kampi i Punës se Detyruar”. Janë histori që dëshiron t’i lërë pas, për t’u treguar shqiptarëve vuajtjet brenda hekurave të burgjeve komuniste, ndoshta më të egrit e kohës

“Ka pasur nje episod me shokun tim, Ram Tahiri nga Rugova. Kur takoi nënën e tij që erdhi për ta vizituar nga Kosova, ajo i tha birit të saj: “S’e kemi fort dertin tand, sepse vërtetë të kanë futur në burg, por të kanë shti vllaznit e tu, që mishin ta hanë por ashtin ta rujnë. Ç’kena me i ba tjetrit që e kanë dnue serbët në Goli-Otok?” Këto sollën përgjigjen epike të Ramës që i kushtoi një muaj izolim në birucë. Ai tha: “Ujku të paktën i lë kockat, por Enveri i ha dhe ato!” Ai i hëngri me të vërtetë ato kocka pasi me qindra vdiqën në burg.”

Të tjerë humbën një pjesë të jetës në to, disa pa shkak, të tjerë sepse guxuan t’i dilnin kundër regjimit totalitar. Edhe pse 15-vjeçar, Shkëlqim Abazi, u përplas me forcat e Sigurimit, ditën kur në qytetin e tij, Berat, po shembeshin godinat e kultit, gjatë vitit 1976. Nuk e arrestuan atëherë, si për të pritur një akuzë më të fortë dhe një dënim më të rëndë për të riun që i kishte dhënë provat që ishte kundër komunizmit. E ndalën një vit më vonë dhe e dënuan për tentativë arratisjeje. Fakti që ishte minoren, nuk zbuti, as në rastin e tij, hetuesin dhe gjykatësin, as për vitet e dënimit dhe as për egërsinë e burgut ku u çua. Shkëlqim Abazi u dërgua kur ishte ende 16 vjeç, në Spaç. Pjesa tjetër mund të përmblidhet, si tregon ai, në bilbila, dhunë, punë, apele.

 Marrë nga Kujto.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur ne burg shkëlqim abazi spaç ne burg shkëlqim abazi spaç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet