LIVE UPDATES
Aktualitet

Si mund të ringrihet Shqipëria? Ekspertët: Kriza e shumëfishtë që ka mbërthyer vendin kalohet duke investuar në edukim!

3 Prill 2021, 05:56 Nga DOSJA

TIRANË– Vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që ka prekur duke investuar në sektorin e edukimit – shprehen ekspertët Selami Xhepa dhe Adrian Civici.

Profesori Novruz Koçi thotë se, Shqipëria duhet të shfrytëzojë dividentin demografik për të rritur produktivitetin. Si rezultat i lindjes së një numri më të lartë fëmijësh 20-30 vjet përpara, tani oferta e popullsisë aktive për punë është më e madhe. Nga ana tjetër, me uljen e lindjeve, gratë kanë mundësi të kthehen në punë. Të ardhurat do të rriten edhe si rezultat i kursimeve nga ulja e numrit të fëmijëve. Rritja e të ardhurave dhe kursimeve do të sjellë përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të “kapitalit njerëzor”.

Ndryshimi i raporteve midis popullsisë aktive për punë dhe numrit të të rinjve e ul koeficientin e ngarkesës për këtë kategori të popullsisë, liron fonde nga investimet për “fëmijët” për të investuar ekonomikisht në një sektor tjetër. Kjo çon në rritjen e të ardhurave dhe shtimin e kursimeve, të cilat, nga ana e tyre, sjellin përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së “kapitalit human”, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe të vetë fëmijëve. Prindërit do ta kenë më të lehtë për të mbajtur më pak fëmijë. Pra, kanë më pak presion për mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave të tyre.

Ulja e numrit të fëmijëve bën gjithashtu që të ardhurat e siguruara të fokusohen në një cilësi më të lartë jete, për të marrë më shumë shërbime, thotë Koçi. Familjet më të vogla në numër mund t’u japin vendeve të tyre një “dividend demografik”, që është dhe një vrull që i jepet produktivitetit, pasurisë dhe rritjes ekonomike. Në këtë rast, kur rezulton se popullsitë kanë një numër më të madh njerëzish në moshë pune, ata do të kenë relativisht më pak njerëz në ngarkim.

Kështu po ndodh tani në Shqipëri. Sipas tij, vënia në eficiencë e dividentit demografik do të varet kryesisht nga fakti se sa kjo forcë pune do të jetë e aftë dhe konkurruese në Europë e më gjerë. Për të arritur këtë, vendi duhet të ndjekë një axhendë ambicioze në arsim në tërësi dhe në atë profesional në veçanti, e sidomos në arsimimin e femrave. Arsimimi i grave dhe vajzave dhe zgjerimi i aksesit të tyre në kredi, trajnime, pronësi dhe të drejta ligjore u jep atyre mundësinë të kenë një jetë të tyren, përtej rritjes së fëmijëve dhe të zgjerojnë potencialet e tyre ekonomike.

Studimet tregojnë se rreth 1/3 e rritjes ekonomike të vendeve të Azisë Lindore midis viteve 1960 dhe 1990 erdhi si rezultat i “dividendit demografik” dhe vrullit të produktivitetit që u ndoq nga investimet e qeverive në shëndet dhe arsim, veçanërisht për gratë. Familjet u reduktuan në numër dhe popullsia në moshë pune u rrit krahasuar me numrin e personave në ngarkim.

Mund të sjellim në vëmendje shembullin e Koresë së Jugut, një nga vendet e Azisë Lindore që përfitoi më shumë nga dividendi demografik. Në fillim të viteve ’50, askush nuk mendonte se Koreja e Jugut do të ishte një qendër e fuqishme ekonomike sikurse është sot. Atëherë ai ishte vendi i tretë më i varfër në Azi, i destinuar që të varej edhe për një kohë të gjatë nga ndihma e huaj.

Por gjatë viteve 1950-1970, kur vendi ishte ende i trazuar nga luftërat dhe orvatej të kapërcente ciklin vicioz të varfërisë, qeveria vazhdoi të investonte në kapitalin njerëzor e sidomos në shkolla. Rezultati ishte  që në vitin 1996 Koreja e Jugut kishte 100% të fëmijëve të regjistruar në shkollat fillore, mbi 90% të regjistruar në shkollat e mesme dhe mbi 60% në arsimin e lartë. Këta tregues ishin nga më të lartët në botë dhe ishin baza e “mrekullisë” së Koresë së Jugut, që sipas shumë ekonomistëve ishte baza e historisë së suksesit të saj prej 4 dekadash për popullin e vet. Pothuajse në këtë situatë kanë qenë edhe vende të tjera të këtij rajoni, që janë njohur si “dragonjtë e Azisë”.

Shqipëria është në një pozicion të favorshëm. Ajo tashmë po e “jeton” dividendin demografik”. Por nuk po përfiton sa duhet, si për shkak të papunësisë së lartë, ashtu edhe për shkak të rritjes së popullsisë që zgjedh të mos punojë (sidomos femrat). Prandaj, sipas profesor Koçit është e nevojshme të merren masa për nxitjen e punësimit. Mendohet se Shqipëria do të vazhdojë ta jetojë dividendin demografik edhe në 20 vitet e ardhme, por ndikimi i tij do të varet nga sa dhe si do të shfrytëzohet ai, thotë Koçi.

Burimi: INSTAT

Marrë nga Monitor.al

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet adrian civici edukimi ne shqiperi kriza ne shqiperi selami xhepa adrian civici edukimi ne shqiperi kriza ne shqiperi selami xhepa

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Prill 2021, 16:11

SHQIPËRI– Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Beçhetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet