LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Si na iku dhe u arratis në Budapest, violinisti Arben Spahiu, pasi na tha…”, ngjarja që u mbajt e fshehtë në ’89-ë

2 Shkurt 2021, 06:58 Nga DOSJA
“Si na iku dhe u arratis në Budapest, violinisti Arben Spahiu, pasi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1989, ku ndodhet një korrespodencë e ministrit të Punëve të Jashtëme të asaj kohe, Reiz Malile, me vartësit e tij diplomatë dhe familjen e artistit virtuoz nga Peshkopia, violinistit, Arben Spahiu që ishte diplomuar në Konservatorin e Vjenës. Raporti i diplomatit Pertef Hasanmataj: “Gjatë qëndrimit në Budapest kur kanë dalë për të blerë diçka nëpër dyqane, Arben Spahiu është shkëputur dhe ka hyrë në një dyqan vetëm për të blerë partitura për violin. Kur shokët i kanë thënë, se nuk ka kohë se do na niset avioni, ai është përgjigjur; shkoni ju se po të vonohem do të marrë taksi për të kapur avionin e për t’u nisur për në Shqipëri”.

Familja Papavrami (Jolanda dhe Robert), e cila ne vitin 1986 vendosi dhe qëndroi në Francë ku studionte prej vitesh djali i tyre i vogël, Tedi, nuk do të ishte precedenti i vetëm kur nxënësit e studentët artistë shqiptarë që ishin me studime jashtë Shqipërisë, vendosnin të mos ktheheshin më në atdheun e tyre. Gjendje e vështirë ekonomike e familjeve që ata kishin lënë në vendlindjen e tyre, situata gjithnjë e në përkeqësim, si dhe perspektiva e zymtë që ata shihnin për të ardhmen e karrierës së tyre artistike e profesionale, u bë shkas apo i detyroi disa artistë të njohur që në vitet ’80-të studionin nëpër konservatorë e shkolla arti në vënde të ndryshme të Europës, apo që udhëtonin jashtë për aktivitete kulturore e artistike, të mos ktheheshin më në Shqipëri.

Pas Papavramëve, diku aty nga viti 1988, një tjetër artiste e njohur shqiptare, Elvira Liçaj Dones, e cila asokohe punonte në Kinostudjon “Shqipëria e Re”, dhe ndodhej jashtë pë arsye shërbimi, vendosi të mos kthehej më në Shqipëri. Një vit më vonë, më 1989-ën, një tjetër violinist shqiptar, Arben Fadil Spahiu, (që kishte studiuar prej vitesh në Austri ku dhe ishte diplomuar në Konservatorin e Vienës), po ashtu vendosi që të mos kthehej më në atdhe?!

Arbeni, apo “Voci”, (siç e thërrisnin ndonjëherë shokët e tij të klasës gjatë viteve të Liceut Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë për shkak të dialektit të tij dibran), së bashku me Tedi Papavramin dhe Klodiana Skënderin, konsideroheshin si nxënësit më të talentuar që kishte nxjerrë “shkolla shqiptare e violinës” që nga krijimi i saj. Gjë e cila e detyroi shtetin shqiptar të asaj kohe, që t’i dërgonte ata për studime të mëtejshme jashtë shtetit (me bursa shtetërore), ku ata dhe qëndruan për vite me rradhë duke perfeksionuar më tej talentin e tyre.

Por nga këta të tre violinist virtuozë, vetëm Klodiana Skënderi i’u përmbajt “kontratës” dhe u kthye në Shqipëri pas studimeve, pasi Tedi Papavrami dhe Arben Spahiu, vendosën dhe qëndruan jashtë për të vazhduar më tej studimet, karrierën dhe jetën e tyre larg atdheut. Duke bërë kështu realitet ëndrrën e tyre për të punuar dhe kontribuar në orkestrat më në zë të metropoleve europiane, gjë e cila nuk do të kalonte lehtë për ta personalisht dhe për familjet që ata kishin lënë në Shqipëri, që do të përballeshin me lloj lloj problemesh me regjimin komunist në fuqi.

Ndërsa me historinë e ngjarjes së Tedi Papavramit dhe familjes së tij jemi njohur në kapitujt paraardhës të këtij libri, me ngjarjen e arratisjes së Arben Spahiut, i cili prej më shumë se dy dekadash punon si koncert-maestro në Opera-n e Mynihut, na njohin me detaje dhe hollësira këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë dhe të plota në faqet e këtij libri.

Letra e ministrit të Punëve të Jashtëme, Reiz Malile, për Komitetin Ekzekutiv të rrethit Peshkopisë

Tiranë, më 4 Dhjetor 1989

KRYETARIT TË KOMITETIT EKZEKUTIV TË K.P.

P E SH K O P I

(Shokut Ali Kaza)

Qytetari Fadil Spahiu më ka drejtuar një letër dhe më kërkon të mësojë për fatin e djalit të tij, Arben Spahiu, sepse nga Ministria e Arsimit dhe Komiteti i Kulturës dhe Arteve nuk i është dhënë përgjigje. Lutem që i mësipërmi të thërritet nga ana juaj ose ndonjë shok ose këdo që të caktoni ju, t’i thuhet se letrën M.P.J. e ka marrë dhe se kthimi i djalit të tij në Atdhe dhe pranë, familjes, është në dorën të vet djalit të tij.

Reiz Malile

Letra e babait të violinistit Arben Spahiu, për ministrin, Reiz Malile

SHOKU MINISTËR

Para së gjithash ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që mund t’ju krijojë letra ime. Në pamundësi për t’ju takuar personalisht, jam i detyruar t’ju shkruaj për një problem me shumë rëndësi, që ka krijuar një gjëndje të padëshiruar në familjen time.

Unë që po ju shkruaj jam Fadil Spahiu, punëtor, anëtar i PPSH-së, me banim në Peshkopi, babai i Arben Spahiut, i cili, nën kujdesin e Partisë e të shtetit, për gjashtë vjet me rradhë studioi në Konservatorin e Vienës për violin. Siç mund të jeni në dijeni, djali im në fund të muajit Gusht, mbasi mbaroi pushimet u nis për Tiranë me qëllim që të fillonte punë atje ku kishte nevojë atdheu.

Më datë 1 Shtator 1989, njoftohemi se Arbeni, në bazë të dokumenteve të përpiluara nga Komiteti i Kulturës dhe i Arteve, u nis për në Vienë me qëllim që të merrte pjesë në një konkurs ndërkombëtar në Itali. Ne si prind me shumë emocione prisnim të mësonim rezultatin e këtij konkursi dhe në të njëjtën kohë kthimin e Arbenit, i cili gjithnjë mendonte dhe ishte optimist për të dhënë kontributin e tij në okestrën simfonike të shtetit, mbasi thoshte se në të gjitha mundësitë që orkestra jonë të konkurojë me orkestrat më të mira të Europës.

Por pas një muaji e gjysëm, krejt papritmas lindi enigma për Arbenin. Ministria e Arsimit na njofton përse Arbeni nuk paraqitej në detyrë. Ky njoftim na shqetësoi dhe na tronditi pa masë, nuk po kuptonim asgjë. Pyesnim njëri tjetrin; si ka mundësi që Arbenin e kërkojnë nga ne, kur dihej se nuk ishte kthyer akoma nga jashtë?

Shoku Ministër:

Si prind dhe si shtetas, jam shumë i shqetësuar për fatin e jetës së djalit tim. Jam interesuar në Ministrinë e Arsimit dhe në Komitetin e Kulturës dhe të Arteve. Më vjen shumë çudi mbasi të gjithë ngrenë supet dhe më thojn të mos mërzitem, të mos shqetësohem!

Si mund të fle i qetë kur asnjeri nuk më spiegon se ku ndodhet djali, çfarë i ka ndodhur dhe kur do kthehet? Jam i detyruar t’ju kujtoj se kemi 15 vjet që Arbenin e presim dhe e përcjellim me lot në sy, të malluar për të, mbasi është larguar nga shtëpia qysh në moshën 7 vjeç, është rritur larg nesh nëpër konvikte duke qenë nën kujdesin atnor të Partisë.

Për aq kohë sa rrinte me ne, periudhën e pushimeve verore, kemi bërë të gjitha përpjekjet për edukimin dhe me ndjenjën e dashurisë për Atdheun, Partinë, e Socializmin. Familjarisht dhe në veçanti Arbeni i jemi borxhli Partisë e shtetit për çfarë ka bërë e bën për ne. Duke mos qenë në gjëndje t’i jap përgjigje kësaj enigma, për jetën e djalit tim, mendova t’u drejtohem juve shoku ministër, duke qënë i bindur se vetëm ju i keni të gjitha mundësitë për ta kërkuar e gjetur atë.

Jam i bindur gjithashtu se kjo çështje nuk është vetëm shqetësim prindëror por edhe shqetësim shtetëror. Mbetem me shpresë dhe optimist se pyetjes sime se çfarë bëhet me fatin e jetën e djalit tim, do t’i ktheni përgjigje sa më shpejt.

Me respekte e konsideratë

Fadil Spahiu

Peshkopi më 11.11.1989

Kërkesa e Komitetit të Kulturës dhe Arteve për pasaportën e Arben Spahiut

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

KOMITETI I KULTURËS DHE I ARTEVE

ZYRA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Kërkesë për pasaportë e viza

MINISTRISË SË PUNËVE TË BRËNDSHME

Degës së Vizave

MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

Degës Konsullore

TIRANË

Komiteti i Kulturës dhe Arteve në zbatim të shkresës së Këshillit të Ministrave Nr.2343/1 datë 26.08.1989, ka miratuar të shkojë në Itali, për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të violinës “Rodolfo Lipicer”, studenti ynë i violinës në Austri Arben Spahiu. Shpenzimet e qëndrimit në Gorizia të Italisë, ku do të zhvillohet konkursi, si dhe të udhëtimit Vjenë-Gorizia e kthim merr përsipër shkollën ku ka studiuar Arbeni, prandaj ai do të kalojë nëpërmjet Vjenës. Koha e qëndrimit jashtë shtetit të jetë deri 20 ditë. Lutemi të pajiset me pasaportë e vizat përkatëse.

KRYETARI

Alfred Uçi

Letra e diplomatit shqiptar, Hasanmataj, për Ministrinë e Jashtëme

I n f o r m a c i o n

Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 2343/1 datë 26.08.1989, dhe me shkresën e Komitetit të Kulturës dhe të Arteve Nr. 2634 datë 28.8.1989, është miratuar që violinist Arben Spahiu të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të violinës “Rodolfo Lipicer” në Gorizia të Italisë.

Për t’u përgatitur nga profesori i tij në Vienë, Arbeni fillimisht do shkonte në Austri dhe prej andej në Itali. Me që nuk u bë e mundur për t’ë siguruar vizën italiane në Shqipëri për arsye kohe, u ra dakord me ambasadën tonë në Vienë që të bëheshin përpjekje atje për t’a siguruar atë.

Kështu më datën 1 Shtator 1989, me avionin hungarez “MALEV” Arben Spahiu u nis për në Vienë. Më datën 7.9.1989, shoku Ëngjëll Kolaneci, njofton se me gjithë përpjekjet e ndërhyrjet e Ambasadës sonë pranë Konsullatës italiane në Vienë, për të marrë vizë për Arbenin për në Itali, ajo nuk u sigurua.

Në këto kushte po këto ditë, Arben Spahiu së bashku me shokët Dritan Hysi (mjek) Alfred Papuçiu dhe Fatos Reka (që përcillnin fëmijët e tyre në Budapest), u nisën me mikrobuzin e ambasadës sonë në Vienë për në Budapest, me shofer Petrit Pashollin. Ky grup kur erdhi në Budapest në ambasadën tone, gjeti edhe shokë të tjerë që prisnin të niseshin për Shqipëri me avion, si Pirro Andonin, Stefanaq Pollon, Androkli Kostallarin etj.

Mbasi u qëndruan rreth një orë në ambasadën tonë në Budapest, të gjithë shokët me përjashtim të Arben Spahiut, u nisën për në aeroportin e Budapestit për të ardhur në Shqipëri, të shoqëruar nga shokët Çlirim Muzha dhe Adem Haxhi. Po këtë ditë u nis për Shqipëri edhe punonjësi i ambasadës sonë në Budapest, Nasho Gjikopulli.

Nga të thënat e shokut Dritan Hysi, del se gjatë udhëtimit me mikrobuz nga Viena në Budapest, është ndaluar disa herë si në Gjerë etj, dhe ka rënë në sy veçimi i Arben Spahiut nga shokët e tjerë bashkëudhëtar, me pretekstin për të blerë disa partitura për violinë.

Ndërsa gjatë qëndrimit në Budapest, kur kanë dalë për të blerë diçka nëpër dyqane, Arben Spahiu është shkëputur dhe ka hyrë në një dyqan vetëm për të blerë partitura për violin. Kur shokët i kanë thënë se nuk ka kohë se do na niset avioni, ai është përgjigjur; shkoni ju, se po të vonohem do të marrë taksi për të kapur avionin e për t’u nisur për në Shqipëri./Memorie.al

Pertef Hasanmataj

Tiranë, më 26.10.1989

Ky shkrim është marrë nga libri “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist”, i gazetarit Dashnor Kaloçi, që pritet të dalë së shpejti.

Copyright©“Memorie.al”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur arben spahiu familja papavrami arben spahiu familja papavrami

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 1 Shkurt 2021, 08:16

TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca ka treguar  disa sekrete të vogla të sezonit të saj në ekran, një prej të cilëve ishte se ka humbur 10 kilogram vetëm nga...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve