LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Si ndërhyri Roland Trebicka për fustanin”/ Rrëfimi i Eva Alikajt: I zgjidhja rrobat vetë, isha bërë problem

24 Maj 2019, 20:31 Nga DOSJA
“Si ndërhyri Roland Trebicka për fustanin”/ Rrëfimi i

Që ishte viti ’90, kur Eva Alikaj luante Anën te filmi “Jeta në duart e tjetrit”, nuk ka të bëjë me ca mundësi më shumë që patën njerëzit, apo lirisë që kishte nisur të valëvitej, përkundrazi!

Veshjet e viteve ’90-’95 nuk kanë as formë as ngjyrë, përfaqësojnë vetëm një fazë të përçudnuar të shqiptarëve që i kishin sytë nga thasët e refugjatëve.

Mirëpo, pikërisht në këtë film, veshjet e aktores Eva Alikaj kanë qenë nga më të zgjedhurat. Gjithë të vëmendshmit mund ta dallojnë që aktorja, ndryshe nga të tjerat, ka treguar në të gjitha rolet e saj një kujdes të veçantë ndaj veshjes. Rigorozitetin e jetës së përditshme, e çlironte vetëm kur vinte puna te veshja apo te ai pak tualet që mund të bënte kur nisi studimet në Akademinë e Arteve.

Në vitin 1985, kur shfaqej në teatrin “Pallati 176”, pak njerëz në Shqipëri mund të kenë ngelur pa komentuar xhinset e Evës, ndërsa në Tiranë ato ishin bërë të famshme që gjatë provave. Rebelizmin e aktores Eva Alikaj, ende pa u afirmuar si e tillë, e njihnin të gjithë në Akademinë e Arteve kur ishte studente. Ishte bërë disa herë problem për pantallonat e ngushta, fustanet ca më të shkurtra se norma dhe tualetin që i pëlqente ta bënte gjithnjë, më të dukshëm se shoqet.

Ishte e bindur se, nuk kishte asgjë të keqe në të bërit e gjërave siç i pëlqen. E pohonte këtë edhe kur i tërhiqnin veshin në ndonjë mbledhje me dyer të mbyllura. Mirëpo, në rrethana të tjera, kur regjisorët i kërkonin të realizonte ndonjë skenë me të cilën koha nuk pajtohej, ajo refuzonte.

“Isha bërë një herë problem në Akademi, kur isha studente, pikërisht për shkak të natyrës rebele. Kanë thirrur tim atë të më përjashtonin nga shkolla pse bëja tualet apo vishja pantallona të ngushta. Këtë e bëja sepse isha e bindur që nuk po bëja asgjë të keqe. Madje, për çështje të tilla, u imponohesha regjisorëve të bëja ca gjëra përtej rregullave. Thuajse në çdo film o teatër, unë çoja diçka nga vetja. Më kujtohet, te ‘Pallati 176’, xhinset, pulovra, ora, kapësja e flokëve, të gjitha ishin të miat. U bë problem atëherë kjo gjë, megjithatë më lejuan. Në rolin e Elsës, ka qenë dublante Elvira Diamanti dhe ndryshe nga unë, ajo ishte e veshur me sarafan.

Për çështje të tilla, kam qenë unë që kam kërkuar më shumë se ç’lejonte koha”. Ka qenë në teatrin “Monserati” kur kishte zgjedhur për të veshur një fustan me rripa të hollë dhe me dekolte të hapur. “Dukesha mirë, më pëlqente ai fustan. U mërzita atëherë kur dëgjova Roland Trebickën që propozoi t’i vinin fustanit mëngë.Në fund, ashtu u bë”, dhe nuk ishte vetëm problem i të tjerëve, se ç’do mendonte a komentonte publiku. Së pari, duhej zgjidhur çështja mes aktorëve burra të cilët po e tregonin aq haptazi hutimin prej dekoltesë, sa duheshin marrë masa në mënyrë që të vazhdonin provat.

Edhe sot që filmat nuk janë më si dikur, por që mbi të gjitha kur secili ka pafundësi zgjedhjesh dhe askush nuk censuron askënd, aktorja Eva Alikaj vazhdon të jetë e veçantë në thjeshtësinë e zgjedhjeve të saj. Edhe kur është duke shëtitur nga liqeni, edhe kur ka zgjedhur një palë pantallona të shkurtra dhe nget biçikletën, por edhe kur shfaqet në evente (shihet gjithnjë më pak se të tjerat) që kërkojnë ca më tepër impenjim se xhirot e saj vetmitare. Në fund, çfarëdo që të vesh, me fizikun që ka, do të dukej njësoj tërheqëse dhe, sepse, me një ajër të ndryshëm nga koleget e saj…

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture “pallati 176” eva alikaj roland trebicka “pallati 176” eva alikaj roland trebicka

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 24 Maj 2019, 20:04

I Huaji: Ti nuk di me ma lyp

Meme e krijuar nga “I Huaji” për situatën politike në vend.“I Huaji”: Ti nuk di me ma lypTirana është boshatisur për ditët e pushimit. C...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet