LIVE UPDATES
Aktualitet

Si ndikoi pandemia në vend/ U shtua grabitja e biçikletave

26 Korrik 2021, 13:08 Nga DOSJA
Si ndikoi pandemia në vend/ U shtua grabitja e biçikletave

TIRANË- A ndikoi pandemia në shtimin e vjedhjeve? Të varfërit vazhdojnë të vjedhin njëlloj, në Tiranë u shtua grabitja e biçikletave.

“Në kohën kur dola për të blerë një picë kam dëgjuar zhurmë dhe debate. Jam afruar dhe kam parë shokun tim A. S dhe një person me emrin A. R., të cilët po mbanin me forcë një person që kishte tentuar të vjedhte makinën”, -rrëfen në polici shtetasi I.l që u vlerësua nga policia e Kombinatit si një dëshmitar okular, mbasi banorët e një pallati në rrugën “Thoma Koxhaj” e kapën hajdutin dhe e mbajtën derisa aty mbërriti policia.

“Këtë person mezi e kemi mbajtur dhe na ka ndihmuar komshiu pasi ishte i papërmbajtshëm.Nuk e njoh, nuk na ka goditur as nuk e kemi goditur por tentoi të largohej”,– rrëfen kundër hajdutit G,M qytetari tjetër, që shtoi se ata jetojnë në një lagje ku përditë dëgjojnë histori vjedhjesh.

Por i riu, me gjendje civile i martuar, kërkoi mëshirë përmes mbrojtjes e madje kërkoi të lirohet me justifikimin se ai ishte i varfër.

“Të dy bashkëshortët janë keq ekonomikisht, janë të papunë dhe nuk kanë mundësi tjetër për të siguruar të ardhura përveç atyre që mund të sigurohen nga i pandehuri, i cili është në kërkim të një pune”,– tha avokati i tij mbrojtës, në një deklaratë që dëgjohet shpesh nga gjykata për qytetarë me probleme ekonomike.

Por varfëria nuk ka shpëtuar askënd nga përgjegjësia penale. Së paku kjo është një ngjarje e rrallë në gjykatat shqiptare. Madje edhe për emigrantët e paligjshëm që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi e që vlerësohen se ndikuan në shtimin e vjedhjeve, kryesisht të produkteve ushqimore apo edhe veshje dhe pajisje elektronike. Kur Abdu Gaffur dhe shtetasi maroken Ali Laitah u denoncuan nga shitësja e një qendre tregtare, ajo ishte dyshuese ndaj tyre për shkak të zhurmave që dëgjoheshin si thyerje e diçkaje. E reja pa më pas se si dy të huajt i lanë në dorë një bluzë dhe tentuan të dilnin të qetë nga biznesi. Policia shkruan se njëri prej tyre kishte veshur këpucët e reja dhe të vjetrat iI la te dhoma e provës kurse i dyti kishte përdorur një tjetër hile.

“Gjithashtu ky person dukej që kishte veshur me më shumë se një palë tuta dhe gjatë kontrollit rezultoi se kishte veshur 4 palë tuta, pra tre palë tuta më tepër. Një palë tuta i kishte marrë në ambjentet e dyqanit, ndërsa dy palët e tjera nuk ishin mall i këtij dyqani”,– përshkruhet në dosjen që iu vendos në dispozicion Gazetës “Si”.

Ku shkojnë gjithë këta hajdutë?

Në të gjitha burgjet shqiptare deri në fund të qershorit pranohet se mbahen si autorë vjedhjesh 453 shtetas, të cilët gjenden në paraburgim dhe janë në pritje të drejtësisë. Megjithë shifrën e lartë të hajdutëve që përfunduan në pranga për ngjarje nga më banalet, që të gjitha të lidhura me përvetësimin e pasurisë së tjetrit, ekspertët policorë komentojnë se kapja e hajdutëve dhe shpërthimi i vjedhjeve në vend nuk ka aspak lidhje me pandeminë.
“Nuk duhet mohuar, ka një numër të shtuar të vjedhjeve prej 2020-s, por pa asnjë mëdyshje 30 % e këtyre ngjarjeve në rang vendi nuk zbardhen andaj dhe pezullohen dhe na kthehen nga prokuroritë me detyra përkatëse. Për vitin që lamë pas Policisë së Shtetit iu kthyen pas 6500 vjedhje të pazbardhura dhe me status të pezulluara për mungesë të gjetjes së autorit”, -deklaron një zyrtar i policisë qëndrore për Gazetën “Si” që e lidh shpërthimin e vjedhjeve me varfërinë dhe gjendjen ekonomike të vështirë të autorëve që e pranojnë si fakt edhe gjatë urdhër ndalimeve në komisariate.

Megjithatë ndikimi që pati pandemia tek hajdutët ishte fenomeni i mbajtjes së maskës anticovid që shtoi ndjeshëm mosidentifikimin e tyre e për pasojë mos zbulimin e tyre.
Gazeta “Si” u interesua pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të marrë të dhënat e të paraburgosurve mbi krimin e vjedhjeve, me të njëjtën periudhë dhe rezulton se deri në qershor 2020 ishin arrestuar dhe prisnin në paraburgosje për krimin e vjedhjes 338 shtetas. Për të njëjtën periudhë të 2019 gjendeshin në paraburgosje 406 shtetas dhe nëse vijohet me rend zbritës, situata me hajdutët qëndron e njëjtë edhe në vitet paraardhëse, konkretisht për 2018 – 484 persona; 2017 – 370 persona, 2016 – 637 persona dhe kulmi i hajdutëve të paraburgosur shënohet në 2015 me 865 shtetas. Në këtë të dhënë të burgjeve nuk përfshihen shtetasit që u shpallën fajtorë dhe që automatikisht kaluan si të burgosur për të vuajtur heqjen e lirisë.

Tirana, kampionia e hajdutëve

Me një sharrë në dorë, me të cilën po mundohej të priste një kavo, D.T. u konstatua nga një polic jashtë shërbimi në rrugën “Emilio Grandi”. Fashikulli tregon se polici civil iu afrua të dyshuarit dhe e pyeti rreth biçikletës. “Aty sipas tij ai është ndjerë në siklet duke nisur të japë të dhëna kontradiktore, duke thënë se ishte e tija, më pas duke thënë se sapo e kishte blerë nga një person që nuk e njihte për shumën 30 ose 40 mijë lekë (të vjetra). “
Por i riu rezultoi se ishte një hajdut, pavarësisht se këmbënguli në komisariat se i kishte humbur çelësi i kavos dhe u detyrua ta merrte në krahë biçikletën duke mos pranuar se e kishte vjedhur.

Dhe siç e thotë një zyrtar i rendit, pikërisht trendi i përdorimit të biçikletave në kryeqytet u ka sjellë forcave të rendit një problem tjetër, që është shtimi statistikor i vjedhjeve duke e ngjitur Tiranën në vend të parë për vjedhjen e pasurisë. “Vjedhjet e biçikletave regjistrohen si ngjarje, madje edhe vjedhja më e parëndësishme nëse denoncohet kalon në statistikë”, thotë oficeri i rendit në policinë e Qarkut të Tiranës.

Sipas tij, “në mënyrë të veçantë vjedhjet e biçikletave dhe telefonave kanë ndikuar direkt në statitikat e vitit të kaluar për ta renditur Tiranën si qytetin kryesues për vjedhje”.
“Krahasuar me vitin 2019 , krimi i vjedhjes, neni 134 i Kodit Penal, zbriti me 10 përqind për 2020”, pranohet në raportin vjetor të kriminalitetit dhe pikërisht në këtë pikë si faktor ndikues vlerësohet impakti i pandemisë që i mbylli shqiptarët në shtëpi e për rrjedhojë ndikoi edhe në izolimin e hajdutëve, që u gjendën njëlloj nën masa kufizuese.

Për këtë risi të 2020-s, Gazeta “Si” ka raportuar gjatë evindetimit të kriminalitetit dhe fenomeneve që solli Covid-19, i cili sipas raportimeve të përditshme të Gazetës impaktoi direkt gjatë kësaj kohe në shtimin e dhunës në familje. Për 2021-shin situata e hajdutëve iu kthye ritmit “normal” dhe gjahu i tyre i preferuar vijojnë të jenë kalimtarët, biçikletat, telefonët dhe shtëpitë.

Nga gjithë numri i vjedhjeve që ndodhin sipas raportit të prokurorisë së përgjithshme, 40 përqind e tyre kanë ndodhur në Tiranë dhe kjo matet me numrin e procedimeve që u referuan pranë akuzës, kurse Durrësi mban vetëm 12 përqind të vjedhjeve për t’u pasuar nga Vlora dhe Elbasani me nga 8 përqind.

Marrë nga Gazeta ‘Si’

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abdu gaffur ali laitah covid-19 abdu gaffur ali laitah covid-19

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron