LIVE UPDATES
Bota

Si po i bllokon Bashkimi Europian Serbisë 450 mijë doza të Pfizer

8 Prill 2021, 12:21 Nga DOSJA
Si po i bllokon Bashkimi Europian Serbisë 450 mijë doza të Pfizer

BRUKSEL– Nuk është zyrtarisht një ndalim eksporti, por nuk është as tregti e lirë. Sipas zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së, Brukseli po i bën presion prodhuesve të vaksinave të mos nxjerrin vaksinat jashtë BE-së, edhe nëse kjo do të thotë që vendet e tjera, si ato të Ballkanit, por edhe vende si Australia, që janë në pritje të dozave nga fabrikat e vendosura në Europë, do të përballen me vonesa shtesë.

Zyrtarët e qeverisë Australiane të martën pretenduan se BE kishte bllokuar në mënyrë efektive miliona doza të vaksinës së AstraZeneca. Pretendimi binte në kundërshtim me Komisionin Europian, i cili këmbënguli se deri më tani kishte bllokuar vetëm një dërgesë të vetme në Australi me 250,000 doza. Vëzhguesit dhe gazetarët u përpoqën të zbulonin se cila palë kishte të drejtë.

Rezulton, që të dyja palët kishin të drejtë. Edhe pse BE zyrtarisht nuk ka bllokuar më shume se një dërgesë, ajo ka bërë presion prodhuesit e vaksinave për t’i shpërndarë dozat brenda BE-së. Në mënyrë efektive, kjo do të thotë që BE ka arritur të ndalojë më shumë eksporte vaksinash sesa ato që ka njoftuar zyrtarisht, duke inkurajuar kompanitë të siguroheshin që BE të merrte pjesën më të madhe të dozave që po prodhohen në fabrikat e vendosua ne Europë.

Kjo strategji e Europës po prek edhe vendet e Ballkanit, të cilat janë të pritje të dëshpëruar të vaksinave. Pas vonesave nga kompanitë perëndimorë,  pjesa më e madhe, përfshirë edhe Shqipërinë, u detyruan të merrnin vaksinat kineze dhe ruse. Por kontrolli i fortë i Europës mbi eksportet e vaksinave e bën edhe më të vështirë që në rajon të arrijnë vaksinat perëndimore.

Brukseli ka propozuar po ashtu bllokimin e eksporteve për vendet e treta që ofrojnë doza të prodhuara nga BE për “turistët” duke goditur kështu në mënyrë të veçantë Serbinë, e cila ka hapur dyert për vaksinimin e qytetarëve nga rajoni dhe Europa. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se BE po bllokon prej ditësh mbërritjen e një dërgese nga Pfizer.

Ndërsa fqinjët e saj të BE grinden për furnizimet e pakta të vaksinave Covid-19 dhe përpiqen të marrin edhe dozat e porositura nga vendet e tjera, Serbia ka fushatën e dytë më të suksesshme të vaksinimit frymë në Europën kontinentale.

Por Vuçiç ka frikë se kufizimet e BE-së në eksportet e vaksinave, të nxitura nga mungesë e madhe e furnizimit në bllok, do të pengojnë programin e vaksinimit të Serbisë. Beogradi deri më tani është mbështetur shumë tek vaksina kineze Sinopharm dhe vaksina ruse, por gjithashtu po vaksinon qytetarët me Pfizer dhe AstraZeneca, të cilat i importon nga BE.

“Si mund ta bëjnë këtë? Unë mendoj se ata nuk do ta cojnë deri në fund, sepse kjo do të ishte e pabesueshme, ”- tha ai për Financial Times në një intervistë. “Të gjithë në Serbi do ishin të zemëruar.”

Serbia ishte vendi i parë në Europë që përdori vaksinat ruse dhe kineze, por po pret një dërgesë tjetër prej gati 450,000 dozash Pfizer nga fabrikat e BE-së në Prill.

Duke i cilësuar veprimet e BE-së si “të shëmtuara”, Vuçiç tha se Serbia tashmë kishte paguar për dozat e Pfizer. “Pfizer ka fabrikat. Nuk e kuptoj se si mund të mi bllokojnë vaksinat mua, që kam paguar tashmë dhe që ka një marrëveshje për ditën e mbërritjes. ”

Nëse dërgesa Pfizer arrin në kohë, dhe me 1 milion doza më shumë të Sinopharm që pritet muajin tjetër, Vuçiç parashikon të vaksinojë 37 për qind, të popullsisë deri në fund të prillit. “Unë do të vaksinoj të gjithë kombin deri në verë,” tha ai.

Ndërsa shumë vende europiane po luftojnë për të vaksinuar edhe qytetarët në vijën e parë të betejës, Serbia filloi javën e kaluar vaksinimin e azilkërkuesve në kampet e emigrantëve dhe 4,000 punonjësve shëndetësorë në Bosnjën dhe Hercegovinën fqinje.

“Ne i dorëzojmë vaksinat tona falas për të gjithë”, tha ai. “Ne duhet të jemi të dobishëm dhe mbështetës për të gjithë të tjerët, sepse edhe nëse jemi mirë me procesin e vaksinimit, nuk do të thotë se do të jemi të sigurt nëse njerëzit në rajon nuk janë vaksinuar ende.”

Serbia ka në plan të ndërtojë dy impiante të reja vaksinash, duke e bërë  “plotësisht të pavarur nga importi”, tha Vuçiç. Një strukturë për prodhimin dhe shpërndarjen e Sputnik V do të hapet në maj. Një fabrikë e Sinopharm e ndërtuar si një ndërmarrje e përbashkët me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të hapet në Tetor dhe do të prodhojë 24 milion vaksina në vit.

Një studim në revistën mjekësore The Lancet muajin e kaluar zbuloi që Sputnik V ishte efektive, por Vuçiç pranoi se ai “mori një rrezik politik” duke vendosur të vaksinohej me Sinopharm, pët të cilën qytetarët janë më skepktikë. Mediat serbe shkruajnë se një pjesë e madhe e vaksinave ruse dhe kineze po mbesin stok pasi qytetarët janë në pritje të vaksinave nga Pfizer apo Astrazeneca.

Marrë nga SI.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic biontech/pfizer vaksinimi ne be aleksander vucic biontech/pfizer vaksinimi ne be

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë