Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliuka vizituar sot Qendrën Shëndetësore nr.5, ku ka monitoruar edhe punën e mjekëve që ndodhen në këtë qendër shëndetësore dhe mënyrën se si i kanë këshilluar të sëmurët kronikë apo të infektuarit me Covid-19, në kushte shtëpie. Në një video-mesazh, Manastorliu shihet teksa futet brenda dhe përballet me një mjeke që po kryen një video-telefonatë me një paciente për ta këshilluar në lidhje me masat që duhet të marrë.
Më tej, Manastirliu u shpreh se gjatë ksaj kohe mjekët kanë bërë 40 mijë konsulta online. Ajo tha se tani luftës kundër COVID-19 do t’i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin. Duke theksuar se mjeku i familjes do ta ketë në kohe reale informacionin për çdo qytetar të zonës së tij të mbulimit që është i prekur nga COVID-19, Manastirliu tha se në të gjithë vendin mjekët e familjes kanë kryer mijëra konsulta online.
Fjala e Manastirliut
Mjekët e familjes do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. Kjo është një luftë dhe të gjithë batalionet duhet të jenë në të njejtën vijë të luftës. Ashtu siç janë në vijën e zjarrit mjekët e spitalit Infektiv, mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi”, dhe gjithë sistemi spitalor është në luftë me këtë armik të padukshëm, e njëjta gjë është dhe për mjekët e familjes. Janë 1600 mjekë të familjes të cilët kanë fokusuar forcat e tyre, jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’I japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim. “Janë më shumë se 40 mijë shërbime nëpërmjet telemjekësisë që janë ofruar për të moshuarit, për të sëmurët kronikë dhe për ata që kanë dashur të konsultohen me mjekun e familjes për një problematikë shëndetësore apo për një tjetër. Dhe telekonsultat janë duke u kryer në të gjitha qendrat shëndetësore dhe janë duke ndihmuar me mijëra qytetarë, sidomos përsa i përket paketës së barnave të rimbursueshme ku më shumë se 28 mijë paketa të barnave të rimbursueshme kanë vajtur në shtëpitë e pensionistëve mbi 65 vjeç.
Ndërkohë Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Numri i të infektuarve ka shkuar në 377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku Gazmend Koduzi që është edhe pejsë e Task Forcës së ngritur nga Partia Demokratike kamkëruar sot nga qeveria shtimin e numrit të testeve që z...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me ndjekësit e tij ka folur lidhur me masat e reja që janë marrë për të parandaluar përhapjen e korona...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të gjithë komentuesve që e kanë pyetur lidhur me problematikat që kanë hasur gjatë situatës në vend. Ra...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur me një komentues, i cili e ka mërzitur duke e pyetur nëse përdoruesit e lëndëve narkotike janë të rrezikaur nga k...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha për kërkesën për të shtuar testimet. Në video-mesazhin ku njoftoi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar lirim të masave të marra, por duhet parë sjellja e qytetarëve. Megjithatë, ai theksoi se liria do të kufizohej me...
Tiranë-Presidenti i vendit, Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra nga qeveria për COVID-19. Presidenti shprehet se qytetarët e...
TIRANË- Në ditët në vijim të gjithë qytetarët që duan të bëjnë pazare mund t’i bëjnë ato me makinat e tyre, por vetëm, dhe me autorizimin përkatës. Kryemin...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live tha se qeveria që ai drejton nuk do të lërë vetëm asnjë qytetar, duke i kërkuar që të mos i dëgjojnë ak...
Tiranë- Ish-deputetja, Izmira Ulqinaku ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi ky i fundit u shpreh se qytetarët e Shkodrës nuk respektojnë...