LIVE UPDATES
Aktualitet

Si rriten rastet e vjedhjeve/ Ja çfarë rekomandon Policia që të shmangim hajdutët

28 Tetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
Si rriten rastet e vjedhjeve/ Ja çfarë rekomandon Policia që

Një i moshuar që pretendon se kishte 2 milionë e 600 mijë lekë të vjetra në xhep dhe ato ja vodhën hajdutët, me shumë mundësi do t’i ketë punët pisk mbasi ka dyshime që ai e improvizoi denoncimin për të justifikuar prishjen e parave.

Sipas policisë denoncimi u dorëzua në datën 25 tetor pranë policisë së kryeqytetit dhe siç përshkruan i moshuari me inicialet A.D, ai gjendej në autobus kur ndjeu që xhepi i tij u boshatis. Më pas ai tregon se bërtiti me sa pati në kokë “ kapeni hajdutin” , por kur u kryen kontrolle nga qytetarët nuk rezultoi që përreth të kishte persona të dyshimtë

“Isha në spital, aty ku trajtoj djalin e sëmurë në qendrën spitalore Nënë Tereza” – mësohet të ketë nisur rrëfimin e tij i moshuari, që tregon se shuma prej 2.6 milionë lekë të vjetra i nevojitej për mjekimin e të birit dhe për blerjen e ilaçeve”

Mbasi ka marrë autobusin e linjës ai këmbëngul se dikush ja vodhi portofolin që e kishte në xhepin e pasëm e së bashku me të, paratë dhe kartën e identitetit. Dëshmitarët dëgjuan se qytetari thërriti me sa kishte në kokë “ kapeni hajdutin”. Por mbasi aty ka mbërritur një patrullë e policisë së forcave të rendit, dhe kanë kontrolluar pasagjerët dhe këdo që dyshohej askush nuk kishte shumën e parave prej mbi 2 milionë lekë të vjetra.

Policia tregoi se ka pyetur burrin për itinerarin e mëparshëm përpara se të hipte në autobuz dhe përpara se të priste në stacion. Ai ka rrëfyer sipas burimeve të sigurta të Gazetasi.al pranë policisë së Tiranës se kishte konsumuar një kafe mbasi ishte i lodhur. Policia shton se menjëherë ka shkuar në barin e treguar nga kallzuesi, që shfaqet i ulur i vetëm në lokal, duke pirë pikërisht kafe. Por në çastet që ai ngrihet për të paguar,- shtojnë burimet, ai shfaqet duke rrëmuar në xhepa dhe nuk hap kuletë sic pretendon se kishte, por nxjerr para nga njëri xhep.

“Kjo na bën të dyshojmë tha oficeri i policisë mbi dy mundësi, ose që denoncuesi e ka humbur më herët kuletën dhe e ka kuptuar vjedhjen kur ka hipur në autobus, ose ai i ka shpenzuar në vend tjetër dhe gjithë historia është e sajuar prej tij”. Sido që të jetë agjentët e policisë kanë pak besim se mund ta zgjidhin çështjen, e për këtë shkak atë kanë hedhur sytë e dyshimit edhe mbi kallzuesin që duhet të tregojë më tej se përse nuk nxori kuletën për të paguar, por para të mbledhura shuk.

Sakaq një tjetër kallëzim interesant u regjistrua nga komisariati numër katër në të njëjtën ditë. Kësaj radhe denoncuese është një studente e mjekësisë . “Isha duke ecur në këmbë tek rruga e Dibrës thotë 20 vjeçarja, – kur pranë klinikës Greke sipas saj i është afruar një person me shtat të shkurtër” . Ai kishte në kokë një kapuç, u afrua dhe më mori portofolin dhe u largua me vrap” . E reja tregon se ndonëse ulëriti hajduti hajduti, reagimi i qytetarëve ishte indiferent.

“Vetëm njëri prej tyre mori në telefon policinë, kurse të tjerët nuk reaguan, më lanë vetëm , ju vura pas me vrap hajdutit por se kapa dot” shprehet studentja. E pyetur se çfarë të dhënash kishte kuleta ajo e përshkruan “Material lëkurë, ngjyrë e zezë më fjongo rozë. Brenda kisha 100 mijë lekë të vjetra, 50 euro, çelësin e dhomës dhe një certifikatë të vogël vaksinimi”.

E pyetur mbi personat ndaj të cilëve dyshonte ajo thekson: ‘Kam një javë që kam ardhur nga Lushnja, nuk njoh asnjë këtu, nuk kam asnjë konflikt” . Policia shpjegon se në atë zonë nuk ka kamera sigurie që do të mund të sillnin identifikimin e autorit.

Këshilla

Megjithatë një nga ekspertët e rendit duke përmendur se nga pandemia por edhe nga dyshimet se numri i përdoruesve të drogës janë kthyer në një shqetësim për vjedhjet në rrugë, kryesisht të biçikletave, portofolëve dhe varëseve këshillon: 1. Në rast të përdorimit të një mjeti të transportit publik qytetarët duhet të kenë parasysh që mos të bien pre e hajdutëve, ta mbajnë çantën përpara dhe të mos mbajnë aparatet e telefonit dhe kuletën në xhepa. Ky kujdes duhet pasur parasysh edhe gjatë çasteve kur qytetari ngjitet në autobus

2. Kini kujdes, shmangni rrugicat pa ndriçim, mos mbani në vende të dukshme portofolin dhe mos mbani shuma të konsiderueshme në të

3. Përherë të mbahet parasysh se gjithashtu në rrugica nuk duhen ekspozuar bizhuteritë, mbasi ato janë të preferuarat e hajdutëve

4. Kur lidhni biçikletat, kujdesuni që këtë proces ta bëni në një vend të sigurt, të ekspozuar nga kamerat e sigurisë. Biçikletat janë më të kërkuarat gjatë këtyre muajve dhe dyshohet se një grup të miturish kryesisht përdorues nga zona e Kombinatit por kryejnë vjedhje të tilla

5. Në rast se largoheni me pushime mbani parasysh të lini përherë një dritë ndezur, ose mos i mbyllni grillat. Një hajdut e kupton nga grillat që në banesë nuk ka njerëz brenda

Marrë nga Gazetasi.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hajdut ne tirane tirane hajdut ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet