LIVE UPDATES
Bota

Si rusët kanë 100 vjet që ndërhyjnë në zgjedhjet e vendeve të tjera

26 Tetor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Si rusët kanë 100 vjet që ndërhyjnë në zgjedhjet e

SHBA- Si 4 vite më parë, javët e fundit të fushatës presidenciale në SHBA, janë shoqëruar me një seri akuzash të forta rreth një fuqie armiqësore që po e minon demokracinë amerikane. Dhe ky armik nuk është Rusia, por Silicon Valley, qendra e kompanive të mëdha teknologjisë së informacionit. David Shimer, një historian amerikan ka dhënë një intervistë për mediat e huaja ku ka shpjeguar dhe se si ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e vendeve të botës dhe kryesisht në zgjedhjet e SHBA-së.

INTERVISTA

Pra, në mesin e polemikave mbi Facebook, Twitter, dhe një seksion deri më tani të errët të ligjit federal amerikan mbi komunikimet, a ka zgjedhur presidenti rus Vladimir Putin ta lejojë demokracinë amerikane të minojë vetveten?

Nuk ka gjasa. SHBA-ja dhe Rusia (Bashkimi Sovjetik), kanë një traditë shekullore në kërkimin e avantazhit gjeopolitik përmes ndërhyrjeve në proceset zgjedhore në të gjithë globin. Dhe pavarësisht se kush do të fitojë më 3 nëntor, ky rivalitet do të vazhdojë. Tobin Harshou bisedoi me Dejvid Shimer, autorin  librit“Të manipuluara:Amerika, Rusia dhe 100 vjet ndërhyrje të fshehta në zgjedhje”. Shimer është një bashkëpunëtor i Qendrën Uillson dhe i Universitetit të Jeilit, SHBA.

Kur pas zgjedhjeve të vitit 2016, u kuptua qartë ndikimi i Rusisë mbi mediat sociale, të gjithë po mendonin si ta ndalnin këtë gjë në zgjedhjet e vitit 2020. Por ju vendosët që në fillim të ktheheshit pas në kohë. Çfarë arritët të mësonit më shumë?

Unë sinqerisht u shqetësova, kur pashë që shumë analistë po e trajtonin operacionin e Rusisë në presidencialet e 2016-ës si diçka tërësisht të paparë më herët. Unë e njihja mjaftueshëm historinë e Bashkimit Sovjetik. Putini nuk ishte udhëheqësi i parë në Kremlin, që ka ndërhyrë në zgjedhjet e vendeve të tjera. Dhe unë besoja, dhe besoj ende, se SHBA do të bënte mirë ta përdorte atë histori, për të kuptuar se çfarë arriti Rusia në vitin 2016,në mënyrë që të hartohen strategjitë e duhura se si të mbrojmë zgjedhjet tona në nëntor por edhe më tej.

Prandaj vendosa të kthehem pas në kohë. Kam kaluar disa vite duke shqyrtuar dosjet e CIA-s, KGB-së dhe STASI-it në Gjermaninë Lindore, si dhe duke intervistuar më shumë se 130 zyrtarë, përfshirë 8 ish-drejtorë të CIA-s. Rezultati është se Bashkimi Sovjetik ka ndërhyrë në zgjedhjet e huaja që gjatë periudhës midis 2 luftërave botërore.

Ndërkohë si CIA ashtu edhe KGB kanë bërë të njëjtat gjëra në zgjedhjet e zhvilluara në gjithë botën gjatë Luftës e Ftohtë. Dhe të njëjtën po bën sot Rusia e Putinit. Vetëm atëherë, me këtë histori udhëzuese dhe magjepsëse në sfond, unë analizova me kujdes ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Amerikës 2016 dhe dhashë në libër rekomandime politike për të ardhmen.

Ju jeni takuar me ish-agjentin sovjetik Oleg Kalugin. Detyra e tij gjatë Luftës së Ftohtë, ju tha vetë ai, ishte të “siguronte para dhe mbështetje për njerëzit që ne mendonim se do të ishin miqësorë me ne, dhe se do të ndryshonin politikat e jashtme dhe të brendshme të vendeve të tyre”. A e shihni manipulimin e sotëm të mediave sociale, si një vazhdim të atyre përpjekjeve, apo diçka krejtësisht të re për një epokë teknologjike të paimagjinueshme për sovjetikët?

Padyshim që është e para. Çdo aspekt i ndërhyrjes së Rusisë në presidencialet e 2016-ës,e kishte origjinën nga e shkuara. Shihni çfarë synonte Rusia:Të krijonte përçarje, të mbështeste një kandidat dhe dëmtonte tjetrin. Kjo është pikërisht ajo që bëri Bashkimi Sovjetik në zgjedhjet e ndryshme amerikane gjatë Luftës së Ftohtë.

Secila nga taktikat e Rusisë,ishte gjithashtu një vazhdim i drejtpërdrejtë të praktikave të kaluara. Së pari, Rusia shënjestroi infrastrukturën aktuale zgjedhore. Pak muaj pas fundit të Luftës së dytë Botërore, Josif Stalini dhe bashkëpunëtorët e tij manipuluan sistemet zgjedhore në të gjithë Evropën Lindore, dhe Rusia e Putinit ka sabotuar kohët e fundit sistemet zgjedhore në vende si Ukraina.

Së dyti, Rusia vodhi dhe bëri publik ​​korrespondencën private të figurave publike në formën e postave elektronike. Edhe kjo është edhe një taktikë e vjetër sovjetike. Për shembull, në zgjedhjet presidenciale të vitit 1976 në SHBA, KGB zbuloi informacione private – por që ishin të rreme -mbi senatorin Henri Xhekson, qëgaroi për të marrë nominimin si kandidat nga Partia Demokratike, në një përpjekje për ta sabotuar fushatën e tij.

Dhe së treti, Rusia përdori llogari të rreme në mediat sociale për të kryer lëvizje të njohura edhe më parë:për të përhapur gënjeshtra, për të trembur disa votues, për të shënjestruar votues të tjerë, për të ndezur tensionet racore, për të ndryshuar mendjen e grupeve kryesore elektorale dhe për të dekurajuar grupe të tjera.

Përmes parave, KGB-ja e drejtoi secilën prej atyre operacioneve në zgjedhjet e ndryshme në të gjithë botën gjatë gjithë Luftës së Ftohtë. Ndaj në vitin 2016, Rusia hapi absolutisht një front të ri, me përdorimin e internetit për të manipuluar zgjedhje amerikane. Por idetë ishin në përputhje me praktikat e dikurshme, dhe ato mund të përdoren për të na ndihmuar të parashikojmë se çfarë do të bëjë Putini në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Gjatë fushatës së vitit 2016, Trump inkurajoi hakerat dhe aktet e tjera kundër Hilari Klintonit dhe demokratëve. Mendoni se kjo gjë i inkurajoi rusët, apo ata ishin tashmë të përgatitur për të bërë atë që bënë?

Nuk mund të them nëse retorika publike e Trumpit ndikoi në politikë-bërjen ruse, edhe pse inteligjenca ruse i përshkallëzoi përpjekjet e saj të fshehta,menjëherë pas qëndrimeve që ju përmendët. Por ajo që na mëson historia, është se udhëheqësit e Amerikës duhet të mbrohen dhe jo të kërkojnë ndërhyrje të huaja në zgjedhjet tona.

Kjo nuk është një çështje partiake. Në vitet 1960 dhe 1968, Bashkimi Sovjetik shënjestroi fushatat e Riçard Niksonit, një kandidat republikan. Në vitet 1976 dhe 1984, Bashkimi Sovjetik shënjestroi fushatat e Ronald Reganit, sërish një republikan.

Tani, Rusia po synon të ndihmojë një republikan. Por qëllimi i këtyre operacioneve, është

të çojnë përpara objektivat e Rusisë, të cilat janë zgjedhja e udhëheqësve tanë për ne, sabotimi i proceseve tona demokratike, dhe minimi i qëndrueshmërisë së modelit demokratik në sytë e botës. Kjo gjë duhet të ofendojë dhe alarmojë të gjithë amerikanët, pavarësisht nga besnikëria e tyre partiake.

Në fund të librit, ju rendisni 10 leksione historike, që mund të orientojnë udhëheqësit e ardhshëm të SHBA në mbrojtjen ndaj ndërhyrjeve të huaja. Cilat janë ato më kryesoret?

Mësimi i parë që më vjen në mendje, është se ndarjet sociale para-ekzistuese, u japin një shans aktorëve të huaj që të ndërhyjnë në një vend. Sa më e polarizuar një demokraci, aq më e prekshme është ajo nga ndërhyrja e huaj. Rusia po thellon përçarje që tashmë ekzistojnë. Ndaj për të mbrojtur veten, Amerika duhet të ripërtërijë veten brenda dhe jashtë vendit.

Brenda vendit, kjo nënkupton sigurimin e infrastrukturës sonë, zbutjen e efektivitetit të operacioneve të ndikimit të huaj, dhe investimin mbi përparësitë më thelbësore si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, që nga ana e vet do ta forcojë demokracinë tonë. Dhe jashtë vendit, kjo do të thotë të punojmë me aleatët tanë për të zbuluar dhe parandaluar në kohë operacione të fshehta që synojnë të ndërhyjnë në proceset tona zgjedhore. Nëse mund t’i bëjmë të dyja këto gjëra, ne do të garantojnë një përparim afatgjatë në garantimin e sigurisë së zgjedhjeve tona.

Marrë nga: Bloomberg

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david shimer rusia zgjedhjet presidenciale ne shba david shimer rusia zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll
Bota 26 Tetor 2020, 14:10

SHBA-Vakina kundër Covid-19, e cila është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, gjeneron një përgjigje t...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit