LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u strehuan forcat QUDS në Shqipëri dhe sa të rrezikuar jemi ne nga Irani

23 Tetor 2019, 16:11 Nga DOSJA
Si u strehuan forcat QUDS në Shqipëri dhe sa të rrezikuar jemi ne

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar një operacion që zbuloi se celula terroriste që udhëhiqej nga forcat QUDS po planifikonte goditjen e drejtpërdrejtë të kampit të muxhahedinëve iranianë në Manzë.

Gjithçka është parandaluar por personat që urdhëronin dhe komandonin në këtë celulë janë mjaft të rrezikshëm. Ai që drejton agjentët operativë në Shqipëri njihet si Peyman dhe së bashku me narko-trafikantin turk Abdulselam Turgut dhe eperativin iranian Alireza Naghashzadeh ishin urdhëruesit e këtyre forcave.

Pikërisht pas kësaj ngjarjeje që mori një bujë të madhe mediatike, mund t’ju lindë pyetja: Si janë strehuar QUDS në Shqipëri? Sa të rrezikuar jemi ne si vend nga Irani?

Forcat QUDS janë një njësi speciale e Rojeve Revolucionare të Iranit (IRGC) e cila ndërmerr operacione luftarake dhe inteligjence. Ato veprojnë tërësisht në hije, duke mbështetur grupet e huaja terroriste dhe duke kryer sulme dhe atentate, duke mbledhur informacione të inteligjencës dhe duke bërë gjithçka tjetër për të Irani nuk pranon të “ndyjë duart” publikisht, shkruan Gazeta SI.

Këto trupa kanë lidhje me shumë grupe të njohura terroriste si, Hezbollahu në Liban, Hamasi në Palestinë dhe Xhihadisët Islamik në Rripin e Gazës. Forcat QUDS ishin implikuar në bombardimet e Ambasadës Amerikane dhe kazermave detare në Beirut në vitet 1983 dhe 1984 dhe mendohet se kanë deri në 20,000 anëtarë.

Sipas policisë shqiptare agjentët e forcave QUDS kanë qenë mjaft aktive në Shqipëri, duke rekrutuar ish-anëtarët e MEK-ut për qëllime terroriste.

Ajo që u raportua në mars të vitit 2018 si një incident, duket të ketë qenë një përpjekje e mirë-orkestruar nga një celulë terroriste për të sulmuar muxhahedinët iranianë gjatë festës Sulltan Novruzit në Shqipëri.

Policia ndaloi në atë kohë dy iranianë në ambientet e jashtme të kryegjyshatës Botërore Bektashiane, pak përpara nisjes së ceremonisë festive. Pjesëmarrës në këto festime ishte edhe miku i ngushtë të presidentit Donald Trump, Rudy Guliani. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut ndodhej në një vizitë në Shqipëri së bashku me personalitete të tjera të njohura amerikane.

Sipas policisë, kjo celulë e rrezikshme ka planifikuar sulme terroriste edhe në muajt e parë të vitit 2019 dhe mbante nën vëzhgim edhe bazën e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri, të njohur si MEK. Agjentët iranianë synonin Tiranën, pasi “preja” kryesore e regjimit islamik janë muxhahedinët e strehuar në Shqipëri

“Ashraf 3”, emri që MEK i ka vendosur kampit të ri në Shqipëri, duket se është kthyer prej vitesh në shënjestrën e Iranit. Ky kamp i madh dhe është ende në ndërtimin e sipër. Baza është një qytezë më vetë, ku mund të gjesh gjithçka, strehim, mensa, salla për mbledhje, parqe dhe ndërtesa administrative.

Zbulimi i kësaj celule terroriste vjen pas një sërë paralajmërimesh nga mediat amerikane se Irani po komplotonte një sërë aktesh terroriste në Europë, e veçanërisht në Shqipëri.

Por sa i rrezikuar është vendi ynë nga kërcënimi terrorist që vjen nga Irani?

Nëse marrim parasysh deklaratat e Pandeli Majkos rreziku është i madh. Mnistri i Diasporës ishte i pari që dha alarmin për rrezikun terrorist që vinte nga Irani duke deklaruar në një intervistë se me rrjetin televiziv amerikan“Fox Neës”, se Shqipëria është kthyer në një nga objektivat kryesore të regjimit islamik pasi strehoi muxhahedinët.

Vetë Irani deklaroi se regjimi kishte planifikuar t’i vriste anëtarët e MEK në Irak dhe se strehimi i tyre në Shqipëri ishte kthyer në një “pengesë të madhe” për Teheranin zyrtar. Vitin e kaluar qeveria shqiptare ka dëbuar Ambasadorin Iranian në Tiranë, dhe një tjetër diplomat, duke i akuzuar për cenimin e sigurisë kombëtare.

Kjo ishte hera e parë pas shumë vitesh që Shqipëria dëbonte një ambasador dhe duket se shembi ekuilibrin delikat mbi të cilin po qendrore vendi ynë, për mos t’u përfshirë në përplasjet mes Iranit nga njëra anë dhe opozitës iranine dhe SHBA-së nga ana tjetër.

Sipas ekspertëve perëndimorë, këto zhvillime mund të kenë pasoja serioze për qeverinë shqiptare, e cila nuk mund të parashikojë pasojat afatgjata të përfshirjes në këtë çështje.

Por çfarë është MEK dhe si u strehua në Shqipëri?

Më shumë se tre vite më parë, rreth tre mijë anëtarë të opozitës iraniane (MEK) u dëbuan më në fund nga Iraku ku ndodheshin nën patronazhin e Sadam Huseinit dhe u strehuan në vendin tonë, mes raporteve se Amerika dhe OKB-ja i paguan miliarda dollarë qeverisë shqiptare për pranimin e grupit opozitar. Anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit konsideroheshin deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Europian dhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet quds ne shqiper terrorizmi ne shqiperi quds ne shqiper terrorizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Tetor 2019, 14:31

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me Abdulselam Turgut, i prezantuar sot nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu si nj...

Aktualitet 23 Tetor 2019, 13:28

SHKODËR- Marash Arraj, i cili u arrestua një ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e Lazër Arrajt ka mohuar akuzat lidhur me këtë ngjarje.I arrestuari Mara...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet