Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sot pritet që të rinisin të gjithë fluturimet në aeroportin e Rinasit, pasi në kullën e vrojtimit qëndrojnë kontrollorë të trafikut ajror nga Turqia. Dosja.al është interesuar pranë ekspertëve të fushës, për të mësuar më shumë rreth aftësisë së përshtatjes së tyre në kullën shqiptare, ndërsa përgjigjet nuk ishin optimiste.
Burime për Dosja.al nga Rinasi kanë bërë me dije se të dërguarit nga Turqia janë zgjuar që në 6 të mëngjesit dhe janë dërguar në “punë” pa i dhënë informacion lidhur me aktivitetin e tyre. Ndërkohë që kanë mbërritur në Shqipëri që dje, kontrollorët turq duket se ende nuk janë “familjarizuar” me Shqipërinë. Po të njëjtat burime për Dosja.al bënë me dije se avionin me vaksinat ditën e djeshme e ka zbritur shefi i kullës.
Ky i fundit mësohet se dje ka ndenjur në turn për 18 orë, gjë reptësisht e ndaluar nga manuali i operimit të kontrollorit të trafikur ajror, pasi maksimumi i punës së tyre është vetëm 4 orë në ditë. Por mesa duket e njëjta gjë do të ndodhë edhe sot, pasi kontrollorët turq nuk dinë ende sesi funksionojnë aparaturat pasi tyret janë të ndryshme nga ato që ndodhen në Rinas.
Shkurt: Para se të zëvëndësojnë ndonjë prej kontrollorëve, turqit duhet që të bëjnë “on job training” për të mësuar procerdurat dhe për t’u njohur me terrenin e Shqipërisë, ndryshe nuk operojnë dot.
Trajnimi i kontrollorëve bëhet në çdo vend të botës për të marrë licensën përfundimtare, çdo kontrollor duhet të bëjë trajnimin “on job training” dhe të flasë patjetër gjuhën e vendit ku do të operojnë. A dinë vallë kontrollorët turq, shqip? Kjo pasi në çdo rast problemi duhet që të raportohet në shqip dhe në kohë reale, pasi nuk ka kohë për vonesa. Por këto detaje teknike duket se janë anashkaluar nga qeveria dhe nga Aviacioni Civil vetëm për të mos plotësuar kërkesat e kontrollorëve që kanë dalë në grevë për pagat e tyre. Edhe pse ata janë të pazëvëndësueshëm, sërish nga qeveria nuk ka vullnet për të zgjidhur problemin, por vetëm për përçarje dhe shantazh me një mesazh: Zëvendësoheni me një telefonatë. Mirëpo faktet po tregojnë të kundërtën.
I gjithë bllokimi ndodhi ditën e mërkurë në orët e para të mëngjesit, kur kontrollorët e trafikut ajror vendosën të bënin një grevë duke lënë kështu vendin e punës bosh. Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll,si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil është liruar pas gjashtë orësh marrje në pyetje në Komisariat. Sulaj u shoqërua mbrëmjen e djeshme, p...
KURBIN- Buzë rrugës, brenda një ferme bagëtish në Fushë-Gjormë të Kurbinit po rriteshin 205 bimë kanabisi. Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Gjormë 2...
TIRANË– Makina e tipit ‘Range Rover’ ëshë vjedhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë. Dosja.al mëson se mjeti është gjetur 4 orë pasi rezultoi...
TIRANË– Sherr me thika në periferi të Tiranës. Mbrëmjen e djeshme, dy vëllezër janë konfliktuar për arsye banale me 34-vjeçarin Valter Ç...
TIRANË– Ditën e sotme është ngritur avioni i parë me pasagjerë nga Aeroporti i Rinasit, pas më shumë se 48 orësh bllokim. Pas mbërritjes në vend të kontrol...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka si lajm të parë rinisjen e fluturimeve në aeroportin e Rinasit....
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë di...
TIRANË- Kryeprokrurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka reaguar live liderit të opozitës, Lulzim Bashës në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në New...
TIRANË– Ish-drejtori i buxhetit të KLSH-së, Azmi Stringa ka publikuar prokurimet e Albcontrol. Në një status në profilin e tij në Facebook, Stringa s...
TIRANË- Drejtuesja e programit të vaksinimeve Erida Nelaj, ka bërë të ditur ditën e sotme se në programet e vaksinimit në vend do të futen në listat priori...