Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Sigurimi i vaksinës, Rama: Nuk jemi në kategorinë e Izraelit, unë bëra aventurën, shtrova të gjithë talentin e lupsarit
20 Shkurt 2021, 08:36Nga DOSJA
FIER– Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Fieri se ne nuk jemi në nivelin e Izraelit. Kjo pasi sipas Ramës, Izraeli ka paguar trefishin e çmimit që të sigurojë vaksininën Modera dhe Pfizer. Ndërkohë që më tej kreu i qeverisë, e quajti si aventurë udhëtimin e tij në SHBA, për të cilin tha se shtroi të gjithë talentin e tij të lupsarit.
DEKLARATA:
Ju e shihni se cfare po ndodh me vaksinen ne Europe dhe në botë, dhe në SHBA, aty ku nuk shoh të ketë një shqetësim të pashpresë për dozat. Të tjerët janë në hall, ka halle halle në këtë mes. Tjetër është Gjermania, Italia, ne dhe 140 shtete që nuk kanë marrë akoma asnjë dozë dhe nuk kanë perspektive. Ne nuk jemi për fat të mirë në këtë kategori, por jemi në shtetet që kanë nisur vaksinimin. Nuk jemi në kategorinë e Izraelit që ka vrapuar më shumë nga të gjithë, sepse ka bërë kontratën e parë me Pfizer dhe Modernën, se të dy ceot e kompanive janë hebrenj, ka paguar më shumë , 3 fishin e cmimit, ka parablerë të gjithë vaksinën. Vendet e tjera nuk kanë bërë dicka të tillë. Bota është gjendur përballë një fabrike që nuk mund ti përgjigjet të gjithë shteteve.
Ne bëmë sforcën tonë, aventurën tonë shkuam ne New York, unë shtrova të gjithë talentin e lupsarit në raste të tilla, ia dola të merrja një kontratë. U bllokua fillimisht, tani ka filluar lëvirimi, i gjithë sasia që do vinte do vijë, jemi në diskutime për të tjerë. Me Pfizer vijojnë cdo ditë kontakte. Nuk është thënë në media, se janë të prirur që të stërzmadhojnë gjysëm të vërteta. Ne në shtëpitë e të moshuarve kemi 700 te moshuar dhe 300 personel dhe nuk kemi pasur asnjë fatalitet.
FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier aty ku gjatë bashkëbisedimit me qytetarët shprehur keqardhje për rastet e korrupsionit që ka...
Politike20 Shkurt 2021, 08:13
FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Fieri se përpjekjet për të ndërtuar spitalin e Fierit janë bërë disa herë mirëpo kanë dështuar. Kryeministri p...
FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier aty ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët. Nga bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, kry...
TIRANË– Vaksinat, çështja Ndrangheta janë shumë të komentuara nga njerëzit në rrjetet sociale e mbi të gjitha në rrjetin social të kryeministrit Edi...
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka ngritur problematikën e mungesës së kushteve spitalore. Teksa fliste në “Pa protokoll”, Noka tha se se q...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është përplasur me zëvendës ministrin Besart Kadia. Në një lidhje me Skyoe nga shtëpi, Tabaku po ...
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish një mandate të tretë nga qyteti i Vlorës. I ulur pranë Lungomares, Rama tha se për të Vlora përfaqëson një q...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim teksa ka shpërndarë fjalimin e Presdientit Joe Biden shkruan se Demokracia nuk ndodh rastësisht duke shtu...
KAVAJË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Kavajën dhe Rrogozhinën, Grida Duma, teksa ka ndarë një video me banorët ku këto të fundit i kanë tre...