LIVE UPDATES
Politike

REPLIKAT/ Ashensori i QSUT fut në sherr Bashën me mjeken, kreu i PD: Po vdesin njerëz. Çeliku: Turp, budallallëqe, më vjen

8 Shkurt 2020, 10:44 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Ashensori i QSUT fut në sherr Bashën me mjeken, kreu i PD:

TIRANË- Deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha se në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ka patur raste kur të sëmurët kanë humbur jetën pasi ka patur vonesë për kalimin nga urgjenca në sallat e operacionin ka hapur një debat politik, mes mjekes së QSUT, Silvana Çeliku dhe Partisë Demokratike. Deklarata e Bashës u bë gjatë një video-komunikimi të drejtpërdrejt në rrjetet sociale, ku kryedemokrati iu përgjigj shqetësimeve të ndjekësve të tij.

Lulzim Basha:…në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy-tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT”.

Kaq ka mjaftuar dhe mjekja Silvana Çeliku, e ka cilësuar këtë një budallallëk. Teksa kërkon përmes rrjeteve sociale që reagimi i saj të mos politizohet, mjekja thotë se është e turpshme të akuzosh ashensorin si shkak vonese teksa shton se kushtet në QSUT janë shumë herë më të mira se ato që kanë qenë.

Reagimi i mjekes Silvana Çeliku:

Mirembrema miqte e mi. Te gjitha gazetat kishin prononcimin e kryetarit te opozites per sallat e kirurgjise dhe per pacientet qe vdesin nderkohe qe hypin ne ashensor. Beni mire ju qe jeni rrorull kryetarit te informoheni vete me mire e mos i vini kryetarit ne goje fjale qe e nxjerrin ate, me falni per shprehjen, komplet injorant. Une nuk jam as e majte e as e djathte, jam thjesht profesioniste e ne punen time dua te kem dinjitet, kushte te mira pune e nje page te mire. Kirurgjia e pergjitheshme kishte 90 vjet qe nuk kishte pare asnje investim si ai i bere kohet e fundit. Kush e mohon ose eshte qorr, ose eshte ziliqar e nihilist. A punojme sot ne kirurget ne kushte me te mira ne sallat e operacioneve per shkak te PPP se sterilizimit? Pa diskutim qe po. Mos e dhente zoti te kthehemi pas. Do te jete fatkeqesia me e madhe per kirurgjine, personelin e sallave e kirurget. Por me qesharake nga te gjitha ishte pretendimi se te semuret vdesin sepse vonohen kur hypin ne ashensor. Por kur ka dhe mjeke qe e thone kete mendo masa e gjere dhe kryetari i opozites qe del bllof e i pakulturuar kur artikulon budallalleqe te tilla. Se pari, salla e urgjences eshte ende ne katin e pare, aty ku ka qene, dhe se dyti ne shume vende te botes sallat jane ne kate te larta. Eshte e turpeshme dhe keqedashese te akuzosh ashensorin si shkak vonese. Qesh e indinjuar se nuk qaj dot. Sinqerisht nje mjeke. VO: ju lutem mos ma politizoni komentin.

Por për Gazment Bardhin e PD, mjekja e ka lexuar deklaratën e Lulzim Bashës, gabim. Bardhi ka ndarë fjalimin e plotë të Bashës, që sipas tij, nuk ka thënë se “pacientët po vdesin për shkak të ashensorit”, por që ashensori ka sjellë vonesë në kalimin tek Salla e Operacioneve, pas rikonstruksionit që iu bë repartit të Kirurgjisë. “Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensorë”-riciton Bardhi ,Lulzim Bashën.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Duhesh mirekuptuar qe keqleximi i deklaratave të Kryetarit te Opozites, të vjen për shkak se i lexon nepërmjet share-ve te ERTV! Por mqs paske kërkuar që të mos politizohet statusi yt, nuk po ndalem tek kjo pjesë! Aq më shumë që dua të besoj që sje as e majtë dhe as e djathtë! ? Si shërbyese publike që je (se je mjekë në shërbim të qytetarëve) ke detyrimin moral të jesh e vërtetë kur komenton një deklaratë politike dhe aq më shumë kur përpiqesh të bësh politikë! Mirënjohjen Qeverisë shprehja në një formë tjetër, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha!!! E mqs kërkon një pagë me të mirë në statusin tënd do ishte e udhës të shfaqje entuziazëm nga deklarata e zotit Basha për rritjen e pagave të mjekëve dhe të bëje atë share, dhe jo fjalimin e Edi Ramës në OKB për Ukrainën! Edhe këtu të mirëkuptoj, se nuk e ke problem të ardhurat nga paga, as ti dhe as yt shoq! Por që të mos manipulohesh as nga ‘gazetat’ dhe as nga ERTV, më poshtë deklarata e zotit Basha, ku nuk flitet as për vdekje në ashensor dhe ku thuhet një e vërtetë që nga 12 salla aty ku ti punon, janë tashmë në punë vetëm 6.

“E kam dëgjuar edhe javën e kaluar nga mjekët e QSUT se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet jo vetëm Pediatria, por e gjithë QSUT-ja. Nuk ka gjë që e përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që u bë në QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, është e lyer bukur. Po të futesh brenda kemi gjysmën e kapacitetit që kishte e vjetra për t’u shërbyer pacientëve, për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët sesi mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës tek një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte. Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi”. Ndjesë që ju ndërpreva nga dëgjimi i këndshëm i fjalimit të Edi Ramës në OKB! Do ridegjohemi për së shpejti!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi lulzim basha silvana celiku gazment bardhi lulzim basha silvana celiku

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët