LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Simpatizanti i Milosheviçit s’pendohet, Handke: S’kam bërë krim që shkova në varrimin e tij

16 Tetor 2019, 14:49 Nga DOSJA
Simpatizanti i Milosheviçit s’pendohet, Handke: S’kam

AUSTRI– Ende pa u mësuar mirë me idenë se ka fituar Nobelin në Letërsi për 2019-ën, gazetarët trokasin në derën e Peter Handke për të biseduar me shkrimtarin kontrovers. Austriaku 76-vjeçar, më herët një ndër kritikët më të mëdhenj të këtij çmimi, duket se i gëzohet kësaj “fitoreje”.

Pas paralajmërimit që u bën gazetarëve, duke u shprehur se “di edhe të gënjejë”, kujtesën për mbrojtjen që i ka bërë Serbisë e Millosheviçit është ai vetë që e ngacmon i pari. “Panorama” sjell në shqip këtë intervistë të botuar nga “La Repubblica”, ku shkrimtari shfaqet i papenduar për qëndrimin e mbajtur. Për 2006-ën, kur ai në funeralin e Millosheviçit përlotet e mban një fjalim prekës, Handke thotë: “Është ky një krim? Nuk e besoj”. Megjithatë, ai “sfidon” Akademinë Suedeze duke pohuar se për ishJugosllavinë e liderin famëkeq të saj ka folur si shkrimtar. “Është e neveritshme kur dikush tenton të çrrënjosë dikë”, pohon ndër të tjera Handke për gazetarët, duke mbetur kontradiktor në mbrojtjen e bërë ndaj udhëheqësit, i cili shkaktoi një nga luftërat më të egra të Ballkanit.

Në fund të një rruge të ngushtë, të errët, të veshur me pemë, përmes të cilave filtrohen rrezet e diellit, Peter Handke shfaqet më në fund në mesditë. Sapo është kthyer nga një shëtitje në pyllin e Meudon pranë shtëpisë së tij, në periferinë veriperëndimore të Parisit. “Është sezoni i kërpudhave”, u thotë me ironi gazetarëve që e presin. Prej 30 vitesh, shkrimtari austriak është strehuar në këtë shtëpi modeste ku jeton me bashkëshorten. Një fqinj japonez afrohet për t’i ofruar një shishe “sakè” nobelistit të ri për letërsinë. Ndërkohë, celulari i Handke-s nuk pushon së rëni. “Hyni, afrohemi në kopsht për të folur më qetësisht”, na fton shkrimtari 76-vjeçar, reputacioni i të cilit nuk rrëfen një marrëdhënie të mirë me gazetarët. “Di edhe të gënjej”, thotë ndërsa ende ka një hije prej të hutuari. Përqark ka disa karrige e një tavolinë, në të cilën janë vendosur disa mollë të sapombledhura.

Si e mësuat lajmin se jeni ju fituesi i Nobelit për Letërsinë këtë vit? 

Mendoj se në një formë tanimë të zakonshme. Mora një telefonatë në mesditë. Në fillim nuk e kuptova mirë se kush ishte, zëri më dukej si i një prej avokatëve të Hagës, me të cilin do më duhej të organizoja një vizitë të një të burgosuri. Pastaj kuptova se në fakt isha duke folur me sekretarin e Akademisë Suedeze.

Cili qe reagimi juaj i parë? 

Isha pak mosbesues. Pas gjithë polemikave rreth emrit tim 20 vite më parë, nuk do ta kisha besuar kurrë se do të më zgjidhnin. Ka qenë një vendim i guximshëm.

Polemikat për të cilat flisni kanë qenë për shkak të pozicionit që ju keni mbajtur në mbrojtje të Serbisë përgjatë luftërave në Ballkan në vitet ’90…

Pozicioni që unë mbaja nuk ishte politik, jam shkrimtar, jo gazetar. Fakti që unë kam shkruar ndryshe për luftën civile në Jugosllavi, krijoi shumë zhurmë dhe këtë mund ta kuptoj.

Ju u sulmuat edhe për faktin se morët pjesë në funeralin e liderit nacionalist serb, Slobodan Millosheviç, kur u nda nga jeta në 2006-ën… 

Është ky një krim? Nuk e besoj. E përsëris: unë flas si shkrimtar, është kjo natyra ime. Mund të tentoj ta ndryshoj natyrën time, e provoj këtë çdo ditë, por nuk është e lehtë t’ia dalësh mbanë. Megjithatë, preferoj të mos flas më rreth kësaj çështjeje.

Po tani, si ndiheni? 

Si shkrimtar kam lindur fajtor. Sot, në këtë moment, nuk ndihem më në faj. Ndihem i lirë. Ndoshta pas disa orësh do rikthehem në botën time epike, atë të Faulkner që më ka dhënë krahë në moshën 16-vjeçare, në botën e Homerit, të Servantes, te tregimet mbi të gjitha, ose te shkrimtarët austriakë si Adalbert Stifter, Heimito von Doderer dhe Ivo Andric.

Kohë më parë keni kërkuar shfuqizimin e Nobelit për Letërsinë, duke e përshkruar si një “kurorëzim të rremë”. Keni ndryshuar mendim? 

Akademikët janë vetëkorrigjuar, apo jo? Ndoshta tani do të vijojnë në rrugën e duhur. Kur kritikova Çmimin Nobel, nuk flisja si autor, por si lexues. Ekzistenca ime është e kyçur në letërsi. Ndihem në vendin e duhur kur filloj të lexoj, të deshifroj, të gjej fjalët. Çdo mëngjes kaloj orë të tëra duke lexuar vargje të Pindarit e të autorëve të tjerë antikë grekë. Më bën mirë për kokën dhe zemrën.

Si do të festoni?

Ende nuk e di. Do të doja të pija një verë të mirë, ndoshta një ‘chardonnay’, por deri më tani nuk kam ngrënë asgjë. Nuk kam uri.

Do të shkoni në Stokholm? 

Në moshën time, udhëtimet janë gjithmonë të lodhshme, por në këtë rast më duket e detyrueshme të shkoj. Në botën e sotme, letërsia po humbet kuptimin e saj, por jo për fajin tim. Jam i bindur se në fund letërsia fiton gjithmonë.

Përse keni vendosur të qëndroni në Francë? 

Ka qenë rastësore. E kam gjetur këtë shtëpi 30 vite më parë, kur mendoja të transferohesha në Spanjë. Në fund, qëndrova këtu. Kur kam qenë i ri kisha një qasje të fortë me vendet, tashmë ndiej se nuk i përkas asnjë vendi. Siç thoshte Simone Weil, është e neveritshme kur dikush tenton të çrrënjosë dikë, por të vetëçrrënjosesh është një domosdoshmëri.

Çfarë do të bëni me paratë që Akademia e Nobelit do të derdhë në llogarinë tuaj?

Ah, çfarë pyetjeje! Kur isha i ri pëlqeja një këngë të Ray Davies të Kinks, që përmbante një frazë të tillë: ‘Ka shumë konfuzion në kokën time, mos më pyesni për paratë tani’.

Si do të jetoni pas Nobelit? 

Do bëj sikur s’ka ndodhur asgjë. Është një nga rregullat më të zakonshme të jetës: Të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë. Dua të vazhdoj të shkruaj. Mund të parafrazoj Ibsenin, kur thotë se “ka akoma shumë shigjeta në harkun tim”. Por nuk dua ta them, sepse Ibsen u nda nga jeta pasi e tha. Kam ende shumë për të thënë, për të ritmuar, për të imagjinuar…

Pas disa muajsh do të dalë romani juaj i ri… 

Nuk di të them nëse librat e mi janë romane, më saktë mund të them tregime. Jeta është një bashkësi fragmentesh e përmes të shkruarit kërkoj t’u jap këtyre fragmenteve një formë gjithëpërfshirëse.

Mandej është edhe teatri, që ka një rëndësi të madhe në veprën tuaj… 

Teatri më ka shpëtuar, është një mënyrë për të nxjerrë jashtë jetën përmes një procesi abstragimi. Do të vazhdoj edhe me teatrin, inshallah. Por tani më lini të jetoj këtë moment gëzimi, nuk ndodh shpesh në moshën time. Faleminderit që erdhët deri këtu.

Marrë nga Panorama 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture peter handke peter handke

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet