LIVE UPDATES
Bota

Sirianët nuk mbahen më në Danimarkë

31 Maj 2021, 06:49 Nga DOSJA
Sirianët nuk mbahen më në Danimarkë

Çdo ditë një grup sirianësh shkojnë të protestojnë në sheshin e kështjellës në Kopenhagen para parlamentit danez. “Ndalni dëbimin në Siri”, shkruhet në pllakatet e tyre. Autoritetet daneze i kanë kategorizuar pjesë të Sirisë, si vende të sigurta për kthim dhe kanë filluar t’u heqin një pjese të refugjatëve sirianë lejen e qëndrimit. Edhe Rasha Kairout ka marrë letër nga autoritetet e migracionit. 38 vjeçarja jeton prej 6 vjetësh me dy fëmijët e saj në Danimarkë. „M’u rrotullua bota, nuk mund të flija më. Kam frikë”, thotë Rasha.

Përbri saj Bilal Mustafa. Edhe ai e ka marrë një letër të tillë. Kur erdhi në Danimarkë ai ishte vetëm 13 vjeç. Bilali shprehet i tronditur, që tani nga Danimarka duhet të largohen edhe gratë e fëmijët, pasi në Siri nuk kërcënohen nga shërbimi ushtarak. „Nëse i dërgojnë gratë në Siri, kjo është e rreziksjme, sepse ata do t’i përdhunojnë”, thotë Bilali duke pasur parasysh me këtë forcat e sigurisë. „Ushtria nuk më kërkon vetëm mua, por edhe gratë.”

Më mirë asnjë refugjat më?

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen është shprehur gjithmonë qartë për politikën e azilit të qeverisë së saj. Ajo ka thënë pa asnjë hezitim, se kthimi është pasoja logjike e politikës daneze të refugjatëve në vitet e fundit. „Nëse dikush nuk ka më nevojë për mbrojtje, sepse nuk ekziston më rreziku, atëherë ai duhet të kthehet në vendlindjen e tij dhe të ndihmojë aty në rindërtimin e vendit”, ka theksuar Frederiksen.

Në të ardhmen qeveria daneze nuk do të pranojë asnjë refugjat më në vend. Në parlament po punohet për ashpërsimin e ligjeve. Nëse ky ligj miratohet, atëherë krijohet edhe baza ligjore për dëbimin e azilkërkuesve në një vend të tretë.

Aktivistë të të drejtave të njeriut kritikojnë politikën daneze

Vlerësimi se pjesë të Sirisë janë vende të sigurta për kthimin ka shkaktuar kritika. Vërtet që në shumë pjesë të Sirisë kanë marrë fund luftimet dhe sulmet me granata, por aktivistë të të drejtave të njeriut thonë, se shumë vetë janë larguar nga vetë regjimi i Bashar al Aaadit dhe policia e tij sekrete. Ndërkohë që Asadi pas zgjedhjeve të fundit është forcuar në pushtetin e tij. “Amnesty International dokumenton prej vitesh shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Siri”, thotë Lisa Blinkenberg, që punon në Danimarkë për këtë organizatë. „Edhe nëse kthehesh në Damask apo në rrethina, ka një rrezik të madh, që njerëzit të ndalen në pikat e kontrollit të sigurisë. Këto pika kontrolli janë të kontrolluara nga forcat siriane të sigurisë, që janë përgjegjëse për shume shkelje të të drejtave të njeriut.”

Shembull për vende të tjera të BE?

Më shumë se 30.000 jetojnë aktualisht në Danimarkë. Rreth 300 vetëve iu është hequr leja e qëndrimit. Në qendrat e dëbimit duhet të kthehen shumë pak vetë, dhe nuk dihet ende, se kur do t’i zbatojë Danimarka dëbimet. Megjithatë Blinkenberg është e mendimit, se planet e Danimarkës në BE do të gjejnë shpejt përkrahës. “Danimarka si vend i pasur, duhet t’ia dalë që të lejojë që këta njerëz të vazhdojnë të banojnë aty, sidomos, kur shumë prej tyre janë në shkollim apo punojnë.”

Edhe Rasha Kairout është integruar në këto gjashtë vite. Ish-mësuesja ka punuar në Danimarkë në fillim në një hotel më pas në një qendër kujdesi për të moshuarit. Vendlindja e saj, Siria nuk është e sigurtë për të dhe fëmijët e saj, thotë Rasha. “Nëse do të mbërrija në një airport sirian, ushtria do të më merrte menjëherë dhe do më çonte në burg, pasi unë jam kundër Asadit”, thotë ajo.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sirianet ne danimarke sirianet ne danimarke

Sondazh

Poll
Bota 31 Maj 2021, 06:44

Së shpejti fundi i epokës së Netanjahut

Ka gjasa që në Izrael epoka e kryeministrit më afatgjatë në pushtet, Benjamin Netanjahu të marrë fund pas 12 vjetësh. Kundërshtarët e tij politikë duan të krijo...

Bota 31 Maj 2021, 06:35

Padurimi për të udhëtuar sërish

Vendet e varura nga turizmi janë në garë për të rihapur kufijtë dhe ringjallje të ekonomive të dëmtuara rëndë nga pandemia. Këshilli Botëror për Udhëtim dhe Tur...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen