LIVE UPDATES
Aktualitet

4 Shtator 2020, 19:16 Nga DOSJA

TIRANË– Shkëlzen Buci, personi që tashmë pret të marrë edhe një tjetër dënim për vrasjen e të motrës, Eglantina Buci, ndodhet në qeli pasi është dënuar nga gjykata e kryeqytetit me 13 vite burgim, për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj aktorit Mishel Prela. Gazetari Elton Qyno, shkruan se pesë vite pasi vrau të motrën, u përfshi në një atentat me pagesë kundër aktorit Mishel Prela, ngjarje kjo tashmë e zbuluar nga policia. Në vitin 2017, shumë pranë shkollës “Partizani”, siç shkruan Qyno, Buci kishte si motiv hakmarrjen për plagosjen e Ervin Zallumit nga Mishel Prela, disa vite më parë. Porositësi i kishte dhënë atentatorit, Shkëlzen Buci 80 mijë euro, për të eliminuar Mishel Prelën. Më pas i gjithë organizimi i atentatit është bërë nga 34-vjecari Shkëlzen Buci, i cili ka patur edhe rolin e ekzekutorit. Atij i është gjetur edhe arma e krimit një pistoletë TT. Miklar Tola, ka patur rolin e bashkëpunëtorit në tentativën e vrasjes. Trim Hidri edhe ky i arrestuar ka bërë të mundur largimin nga vendi i krimit të dy autorevë. Në pranga ka përfunduar edhe vëllai i vogel i Miklar Tolës, Ermiri.

Porositësi i vrasjes Ervin Zallumi, kontraktoi Shkëlzen Bucin për të eliminuar Prelën, vetëm dy muaj pasi ky i fundit kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur një dënim prej 3 vjetësh për plagosjen e njerkut të tij. Aktori, Prela u qëllua 8 herë nga atentatori Shkëlzen Buci, në afërsi të gjimnazit “Partizani” por arriti të shpëtojë. Nuk kaloi shumë kohë dhe policia ra në gjurmët e autorëve, duke arrestuar Shkëlzen Bucin, i cili kishte harruar në makinën e braktisur telefonin e tij. Në dëshminë që ka dhënë në polici, Shkëlzen Buci, ka treguar se kishte pranuar të vriste Mishel Prelën dhe me paratë që do të fitonte, do të shlyente borxhet që ai dhe familja e tij kishte marrë për të kuruar vëllanë e tij, i cili i kishte vdekur një muaj më parë nga një sëmundje e rëndë. Ai ka rrëfyer në 2017-n për hetuesit se kishte 4 vite që njihej me Ervin Zallumin dhe kishin lidhje shoqërore.

Kohët e fundit ai kishte pasur një fatkeqësi, ku para një muaji i kishte vdekur i vëllai 25 vjeç nga një sëmundje e rëndë. Për shërimin e tij, së bashku me familjen kishte marrë borxh tek një fondacion 15 mijë euro dhe për shlyerjen duhet t’i paguante kompanisë 700 mijë lekë të vjetra në muaj, si dhe një shumë prej 15 milion lekësh të vjetra borxh personave të ndryshëm. Nga nëntori i 2016, ai kishte ngelur pa punë dhe pas pak kohësh ishte takuar me Ervin Zallumin dhe i kishte kërkuar që t’i gjente ky ndonjë punë, pasi ishte mirë nga ana ekonomike.

Gazetari Elton Qyno shkruan më tej se, pas disa kohësh, Ervini i kishte kërkuar që të hiqte qafe një person që ai kishte hasmëri, pasi kohë më parë e kishte goditur me thika. Sipas Shkëlzenit, personi në fjalë quhej Mishel Prela dhe për këtë problem kishte bërë edhe burg. Për këtë, ai do të merrte 50 mijë euro dhe 30 mijë të tjera do t’i merrte në vitit. Të nesërmen janë takuar tek shtëpia e Ervinit dhe ky i fundit i ka dhënë një pistoletë “TT”, me një krehër brenda. Shkëlzeni ka rrëfyer se këtë episod e ka regjistruar me një telefon “Nokia”, tip i vjetër dhe për siguri e kishte futur te reflektori i ngrohjes dhe në momentin që policia i kishte shkuar në banesë, ua ka dorëzuar atyre. Pasi ka marrë pistoletën, Shkëlzeni kishte takuar Miklarin dhe i kishte kërkuar që ta ndihmonte duke ndjekur lëvizjet e Mishelit dhe për këtë do i jepte 25 mijë euro.

Një muaj e gjysmë më parë, ai ka treguar se kishte shkuar në malin e Dajtit për të bërë qitje. Sipas tij, ai kishte marrë armën me vete disa ditë me radhë dhe ishte munduar të gjente Mishelin, por dy a tri herë që e kishte parë në zonën e Selvisë, nuk kishte pasur mundësi ta qëllonte, pasi kishte qenë pa Miklarin. Më datë 20.07.2017 rreth orës 20:00 ai kishte shkuar në zonën e Selvisë dhe po pinte dhallë. Miklari i kishte dërguar një SMS që të pinin kafe dhe i kishte shkuar në tavolinë. Pasi janë çuar, kanë shkuar tek automjeti i Miklarit dhe kanë qëndruar në këmbë. Shkëlzeni ka pohuar më tej se në një moment kishte parë Mishel Prelën që po lëvizte me biçikletë. E ka ndjekur nga pas dhe në kroskotin e automjetit të Miklarit kishte harruar telefonin “Nokia”. Pasi e kishte ndjekur, kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte qëlluar me të gjithë fishekët që kishte brenda. Ai ka rrëfyer se pasi ishte larguar prej andej, ishte takuar sërish me Miklarin dhe më pas kishte shkuar në banesën e tij. Gjithashtu, deklaruesi ka rrëfyer se ishte takuar edhe me vëllain e Miklarit, i cili i kishte kërkuar ndihmë për këtë të fundit. Shkëlzeni i kishte telefonuar Ervinit, por i kishte rezultuar i fikur. Më pas, Shkëlzeni është takuar me djalin e dajës së tij dhe kanë qenë duke luajtur bilardo pranë Urës së Babrroit. Aty, ai është kapur nga policia, të cilët i ka çuar në banesë, i ka treguar vendin ku ishte arma. I pyetur se sa herë e kishte ndjekur Mishelin, Shkëlzeni ka treguar se e ka bërë rreth një muaj e gjysmë që nga momenti që Ervini i kishte dhënë armën. Para 3 apo 4 ditësh para ngjarjes, ai kishte komunikuar me Ervin Zallumin rreth ngjarjes në fjalë, ku Ervini e kishte pyetur nëse e kishte parë Mishelin dhe më pas i kishte thënë: “Ti nuk je për atë punë dhe nuk e bën dot”.

Sot, Shkëlzeni bashkë me të atin Faik Buxi u akuzuan zyrtarisht për vrasjen e të motres, Enkeleda Buci. Të dy, në vitin 2012, e morën 23-vjeçaren, pasi kjo e fundit ishte lodhur me një djalë dhe donte të bashkëjetonte me të, e çuan tek ‘Mali me gropa’, me preteksin se do të shëtisnin. Atje, duke e konsideruar ç;nderim të familjes lidhjen e të renë, babë e bir e vranë 23-vjeçaren dhe e groposën. Eshtrat u nxorrën nga kafshët e egra, dhe sot një pjesë e tyre u zbulua nga një gjahtar. Hetimet dhe AND-ja e zbuluar çuan në arrestimin e 66-vjeçarit, dhe në dhënien e masës “arrest me burg” për Shkëlzen Bucin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit


Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Shtator 2020, 17:31

TIRANE– Në vitin 2012, Tirana dhe jo vetëm u tronditën nga lajmi se një 23 vjeçare, Eglantina Buci, ishte vrarë dhe groposur në ‘Malin me Gropa” që ndodh...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet