LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’kam ndërmend të marr ditë pushimi”/ Të gjithë në plazh, por mjekët e Infektivit punojnë pa orar (INTERVISTA ME

3 Gusht 2020, 09:42 Nga DOSJA
“S’kam ndërmend të marr ditë pushimi”/ Të

SHQIPËRI– Covid-19 nisi furishëm në vendin tonë që prej muajit mars dhe që nga ajo kohë e deri më sot, kemi pasur ulje ngritje të vazhdueshme të kurbës së infektimit, por ata që e kanë përjetuar më së shumti këtë ngjarje të pazakontë për të gjithë botën, janë mjekët.

Tritan Kalo, mjek infeksionist, tropikalist dhe reanimator, në një intervistë për Gazetën “Si” tregon vështirësitë gjatë kësaj periudhe. Kalo është një ndër mjekët të cilat kanë qëndruar gjatë githë kohës në Shërbimin Infektiv, për t’u kujdesur për pacientët e infektuar

“Nuk kam ndërmend të marrë ndonjë ditë pushim deri nga mesi i muajit Shtator, në pritje të uljes së vrullit të kësaj “flame mbarëbotërore”. Nëse do të ndodhe një gjë e tillë, dua të rikthehem disa ditë në Kanada që të shoh gruan dhe të tre vajzat e mija, të cilat nuk i kam parë për së afërmi përveç komunikimit elektronik me to gati që prej një viti,” thotë mjeku i cili punon pa orar.

INTERVISTA:

Doktor, si e keni përjetuar këtë gjendje të vështirë në Spitalin Infektiv? A keni qenë të frikësuar për virusin?

Vështirësitë e punës në një mjedis ku trajtohen sëmundje me nivel të lartë infektueshmërie, janë të përminutëshme sepse po i përminutshëm është edhe rreziku i infektimit prej tyre në këto mjedise. Ky rrezik është i pranishëm për këdo që punon aty dhe jo vetëm për mjekët. Frika është njerëzore, por duke patur eksperiencë disa dhjetra vjeçare në lidhje me përkujdesjen e të sëmurëve që vuajnë me sëmundje të tilla infektive, edhe ruajtja e mos infektivimit ndaj tyre rritet cilësisht së bashku me këtë eksperiencë. Ajo që duhet theksuar është fakti se mjekët, infermjerët, sanitaret dhe personeli mbështetës që punon në mjediset ku ndiqen dhe mjekohen të sëmurët me Sars-Cov2/Covid-19, janë realisht heronj të vërtetë sepse venë për çdo minutë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar ato të të tjerëve.

-Sa orë keni punuar fillimisht dhe a vazhdon i njëjti orar edhe tani?

Orari i punës në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ose sikundër edhe ai njihet në këto kohë të Pandemisë edhe si Spitali Covid-1, është i pa orartë. Mjafton tju them faktin se që prej deklarimit të rasteve të para në mbrëmjen e 8-9 Marsit 2020, ne si mjekë në shumicën tonë nuk kemi bërë edhe një ditë te vetme pushim.

-Sa e vështire ka qenë për ju të qëndroni gjatë gjithë kohës në Spital pa takuar edhe familjarët?

Është shumë e vështirë për të gjithë mjekët e tjerë, por për mua disi edhe më e lehtë për arsye se familjarët e mi, që prej 1 Prillit 1997 janë të vendosur në Kanada. Prindërit e mi të nderuar ka vite që kanë ndërruar jetë. Kemi pasur kolegë që për javë të tëra e kanë shmangur vajtjen në shtëpitë e tyre për të evituar infektimin e të afërmve, sidomos të prindërve të tyre të moshuar dhe me disa sëmundje kronike.

– Keni menduar se si do të ndani pjesën e pushimeve, e a do të merrni në bazë të gjendjes së krijuar?

Nuk kam ndërmend të marr ndonjë ditë pushim deri nga mesi i muajit Shtator, në pritje të uljes së vrullit të kësaj “flame mbarëbotërore”. Nëse do të ndodhe një gjë e tillë, dua të rikthehem disa ditë në Kanada që të shoh gruan dhe të tre vajzat e mija, të cilat nuk i kam parë për së afërmi përveç komunikimit elektronik me to gati që prej një viti.

– Çfarë ju ka mësuar kjo sëmundje që si thoni edhe ju është shumë e panjohur?

Si sëmundje e re bart edhe shumë enigma në vetvete, të cilat po zbulohen çdo ditë e më shumë. Po ashtu edhe sot që në komunikojmë së bashku ende nuk ka një mjekim specifik anti Sars-Cov2, si dhe shumë thënie e kundërthënie në literaturën e përbotshme dhe në rekomandimet e OBSH-së, për efektin e mjekimeve alternative në përballjen me të. Ne po përftojmë eksperiencë shumë të madhe përgjatë përkujdesjes ndaj të sëmurëve, e cila na vlen në punën tonë të sotme dhe të ardhshme në ndjekjen dhe mjekimin e të sëmurëve të prekur nga ky infeksion.

 -Nga ajo çfarë keni hasur në përditshmërinë tuaj kohët e fundit, a është dobësuar virulenca e Covid-19.

Ajo çka thuhet me më shumë siguri është fakti se infekttueshmëria e virusit Sars-Cov 2 është shtuar, diçka që po provohet edhe nga shtimi i numrit të të infektuarve që ndiqen jo vetëm në mjediset spitalore të spitaleve Covid-1 dhe 2, por edhe ambulatorisht. Për sa i përket virulencës së këtij virusi të ri në shkaktimin e sëmundjeve ndër njerëz, studime të bëra nga kolegët italianë, spanjollë, gjermanë, francezë apo britanikë po flasin për një ulje të zbehtë të saj. Ne në Shqipëri nuk i kemi kushtet laboratorike për të studiuar këtë virulencë, por bazohemi në të dhënat që na ofron literatura në këtë drejtim.

-Keni përjetuar stres dhe lodhje gjatë kësaj kohe, e keni vënën re këtë gjë edhe tek kolegët tuaj?

Stresi është pjesë e punës sonë të përditshme, për faktet se kemi të bëjmë me një sëmundje ende me shumë të panjohura, se është një sëmundje me shkallë të lartë infeksioziteti dhe të gjithë jemi shumë të ekspozuar ndaj një infeksioni të tillë, dhe se përjetimi i tij është sa objektiv nisur nga dy faktorët e mësipërm po aq edhe subjektiv, i lidhur me moshën dhe eksperiencën që ka gjithkush nga ne në mjekimin e sëmundjeve të kësaj natyre. Unë vetë jam përballur me disa epidemi me rrezikshmëri të lartë infeksiozitetit brënda edhe jashtë vendit në këto 39 vite të aktivitetit tim si klinicist, ndaj e kam përftuar eksperiencën e mjaftueshme për t’u përballur si duhet emocionalisht me to.

 -Është menduar nëse do të rikuperohen stafet?

Për stafet e infermiereve dhe sanitareve një gjë e tillë është më e mundshme, sepse janë më të shumë të numër, dhe atyre u ofrohen disa herë dy ose tre ditë pushimi në mesin e javëve të punës, megjithëse kjo gjë nuk është dhe aq e mjaftë. Problemi kryesor mbetet me mjekët sepse ata janë më të pakët në numër dhe mundësia e largimit të tyre për ditë ose javë të tëra në këtë kohë piku të rasteve të të infektuarve në popullatë dhe në shtrimet në spital, është e kufizuar. Megjithatë një diçka e tillë po diskutohet dhe realizohet gradualisht sepse mjekët si edhe infemjeret e sanitaret janë në shumicën e tyre edhe prindër, që kanë detyrime sa individuale për rigjenerimin e energjive të tyre po ashtu edhe familjare për të organizuar e realizuar edhe pushimet e fëmijëve të tyre. Gjithsesi ne të gjithë ofruesit e kujdesit shëndetsor ndaj popullatës po përjetojmë kohë sakrificash.

-Një këshillë për të vijuar më tej me këtë situate, profesor Kalo. Si duhet të sillen njerëzit ndaj këtij virusi?

Kam folur dhe shkruar shpesh që në fillimet e kësaj pandemie, ende kur nuk kishim izoluar zyrtarisht të sëmurët e parë në Shqipëri. Për sa kohë nuk kemi në dorë një mjekim specifik antiviral përkundrejt virusit Sars-Cov2 shkaktar i Covid-19, dhe për sa kohë nuk kemi në duart tona një Vaksinë të efektshme për parandalimin e këtij infeksioni, janë tre masa që janë treguar kurdoherë të efetëshme në uljen e shkallës së përhapjes së një infeksioni të ngjashëm me Covid-19, dhe ato janë: 1- distancimi fizik duke ruajtur largësinë mes njëri tjetrit aty ku kjo gjë është e mundshme, 2- mbajtja e maskave në mjediset e mbyllura apo aty ku ka prani të shumë individëve, si dhe 3- higjiena personale, larja e shpeshtë e dezinfektimi i duarve dhe higjiena e mjediseve tona jetësore dhe atyre të punës. Respektimi nga të gjithë ne i këtyre tre masave të thjeshta është e mundshme dhe rezulton mjaft e efektshme në reduktimin maksimal të shkallës së infektimit të popullatës. Jetojmë “Kohë Kovidiane” dhe të gjithë ne duhet të ndryshojmë sjelljen tonë në përputhje me të.

Marrë nga Gazeta Si 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri