LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’kam në plan të dorëzohem”/ Duhet të vuajë edhe dy vite burg për shfrytëzim prostitucioni, Kastriot Musa: Këtu t

20 Gusht 2021, 17:32 Nga DOSJA
“S’kam në plan të dorëzohem”/ Duhet të

SHKODËR– Pas vendimit të gjykatës së Apelit Shkodër që dënoi me 14 vite burg Frederik Totën për “shfrytëzim prostitucioni” dhe me 8 vite burg Sonila Mehjen për të njëjtën vepër penale si dhe 7 vite shtetasi Kastriot Musa, ky i fundit ka reaguar duke i quajtur absurd vendimet e gjyaktës.

Sipas Musës, i cili është djali i tezes i Frederik Totës prokuroria dhe gjykata nuk kanë patur asnjë provë ndaj tyre përveç një dëshmie të një vajze që Musa thotë se ai vetë dhe djali i tezes i tij nuk e njohin dhe nuk e kanë parë asnjëherë në jetën e tyre dhe se ajo nuk ka qenë kurrë tek lokali ku pretendohet se është ushtruar prostitucioni.

Kastriot Musa u dënua me 5 vite nga gjykata e shkallës së parë por u lirua sepse e kishte shlyer me paraburgim, tashmë pas vendimit të apelit me 7 vite burg, Musa do të duhet që të bëjë edhe dy vite të tjera sapo të zbardhet vendimi por ai thotë se nuk e ka ndër mend që të vetëdorëzohet sepse kjo nuk është drejtësi.

Cili është reagimi juaj pas vendimit të gjykatës së apelit në Shkodër?

Reagimi jonë është se nuk i kemi borxh askujt. Unë flas për vete por edhe për djalin e tezës Rinard Totën se nuk jemi marrë me prostitucion apo gjëra të tillë asnjëherë. Çfarë ka ndodhur në gjykatat e Shkodrës me ne është një poshtërsi sepse vetëm gjykata nuk mund t’i thuhet. Na ka gjetur një dëshmitare të quajtur Ardiana Berisha që ne nuk e njohim fare dhe nuk kanë asnjë lloj fakti apo prove për ne.

Kam vuajtur 40 muaj burg dhe djalin e tezez e kam prap në burg po ashtu edhe punonjësen e lokalit Sonila Mehja.

Ku janë faktet e provat kur edhe vajzat që janë arrestuar tek lokali i kanë bërë me gjyq të shkurtuar kur ata nuk e kanë ditur fare se çfarë është gjyqi i shkurtuar apo i zgjatuar por thjeshtë kanë thënë nuk jemi dakord me prokurorinë dhe për këtë janë disqet e audios në gjykatë.

Ata kanë thënë se nuk na ka shfrytëzuar askush. Unë nuk e di përse prokuroria dhe gjykatat nuk kanë hapur kamerat e lokalit, duhet që të hapen dhe të shihet se çfarë është bërë në atë lokal. Prokuroria pretendonte se kati i dytë ku unë kam jetuar me gruan time është përdorur për prostitucion.

Kamerat janë për 45 ditë me regjistrim dhe si ka mundësi që për 45 ditë aty nuk është ngjitur askush përveç meje dhe gruas që kemi patur shtëpinë dhe djalit tezes tim dhe punonjëses që ka jetuar aty. Nëse del se është ngjitur dikush tjetër atëherë unë shkoj vetë në burg të bëj sat ë duan.

Çfarë ka dëshmuar Ardiana Berisha kundër jush?

Nuk kanë asnjë fakt por thjeshtë kanë sjellë Ardiana Berishën si viktimë në një kohë që ne atë nuk e njohim aspak dhe nuk e kam parë kurrë me sy dhe nuk ka qenë kurrë në atë lokal.

Ajo ka dëshmuar se kam mbajtur 6 muaj të lidhur, unë sipas saj e paskam lidhur e zgjidhur në një kohë që gjyqtarja i ka bërë pyetjen në sallën e gjyqit si ke qëndruar t’i 6 muaj pa ngrënë bukë e lidhur, si jeton njeriu 6 muaj pa ngrënë e pa pirë dhe duke bërë marrëdhënie seksuale siç pretendon prokuroria.

Nuk kanë asnjë lloj prove tjetër. Nëse del diçka një fakt tamam se unë kam shfrytëzuar apo ndërmjetësuar prostitucion jam i gatshëm që sot të shkoj në burg por nuk ka asnjë fakt.

Pse nuk e kanë sjellë Ardiana Berishën në sallën e gjyqit por ta sjellin të lirshme, jo me polici. Unë ia kam bërë pyetjen nëse ti ke qëndruar 6 muaj në një lokal dhe nuk je e zonja të thuash se çfarë ngjyrash janë karriget, ku është banaku, si është tualeti etj, kjo është çmenduri. Nuk është përgjigjur.

Po Rinard Tota ka lidhje me akuzat për të cilat u dënua?

Edhe djali i tezes time, Rinardi si i bëri gjithë këto pasuri që pretendon prokuroria apo gjykata me prostitucion.

Gjithë jetën ka jetuar me biznes, ka patur lokalin në lagjen “Perash në Shkodër” që ia shembi shteti dhe ka jetuar vetëm me biznes sërish. Ka dë fëmijë me shkollë të lartë jashtë Shqipërisë me gruan e tij, ata nuk paskan investuar për të bërë atë ndërtesë sepse gjykata vendosi që kati i dytë dhe i tretë t’i kalojë si pasuri shtetit, ku është drejtësia këtu.

Prandaj i drejtohem avokatit të popullit, ministres së drejtësisë, SPAK dhe kujtdo tjetër që ta marrin dosjen tonë dh eta rishqyrtojnë edhe njëherë. Është bërë dosja jonë letër, janë ndërruar gjithë ata prokuror.

A do të dorëzoheni për të bërë edhe dy vitet e tjera në burg pas zbardhjes së vendimit nga gjykata e apelit në Shkodër?

Nuk e kam në plan të dorëzohem kur të zbardhet vendimi i gjykatës së apelit sepse kanë bërë poshtërsinë më të madhe. Drejtësia them se nuk mbaron këtu sepse do bëjmë rekurs në gjykatën e lartë dhe nëse as gjykata e lartë nuk jep drejtësi atëherë do shkojmë deri në Strasburg.

Këtu të humbin jetën, të marrin fytyrën, të degjenerojnë pa asnjë fakt vetëm këtu ka ndodhur. Në drejtësi shqiptare nuk besoj, kjo është drejtësi shtremaluqe.

Apelit Shkodër që dënoi me 14 vite burg Frederik Totën për “shfrytëzim prostitucioni” dhe me 8 vite burg Sonila Mehjen për të njëjtën vepër penale si dhe 7 vite shtetasi Kastriot Musa, ky i fundit ka reaguar duke i quajtur absurd vendimet e gjyaktës.

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kastrit musa kastrit musa

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Gusht 2021, 16:24

TIRANË– Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar udhëtarët që duan të udhëtojnë me avion drejt Italisë dhe Greqisë, se 24 orë para udhëtimit, e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet