Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
“S’kam përdorur kurrë drogë”, policët akuzojnë laboratorin se ka falsifikuasr testet
13 Dhjetor 2021, 15:49Nga DOSJA
TIRANË –Mes reagimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve ndaj testit antidrogë për policët, është edhe kallëzimi i një efektivi që akuzon laboratorin privat për analiza fiktive dhe për falsifikim.
53-vjeçari me inicialet E.L., kërkon hetime për dëmtim të karrierës së tij, duke kujtuar se ai jo vetëm nuk ka përdorur ndonjëherë lëndë narkotike, por nuk ka pirë ndonjëherë as duhan. Në kallëzimin e tij, efektivi kujton se eprorët e njoftuan për të kryer analizat pranë laboratorit privat dhe ndaj kishte shkuar menjëherë.
“Por më njoftuan se kisha shkelur rregulloren e 2013-ës Për përdorimin e lëndëve narkotike në një kohë që kurrë s’kam përdorur drogë”, shprehet polici E.L.
Efektivi 53-vjeçar kërkon hetime me argumentin se i kërkuan që analizat t’i kryente pranë laboratorit në rrugën “Jordan Misja”. Efektivi nënvizon se menjëherë në të njëjtën ditë kur kreu analizat te ky laborator kishte shkuar dhe tek një laborator tjetër në të cilin ka kryer analizat e drogës.
“Të gjitha analizat nga ky laborator dolën negative, kurse të laboratorit të parë dolën pozitive”, akuzon polici që pretendon se analizat e klinikës së denoncuar janë të falsifikuara. Ky rezultat më ka sjellë shqetësim për jetën time dhe më ka rrezikuar detyrën, ndaj i akuzoj për falsifikim”, thotë polici i cili nuk është i vetmi që ka kallëzuar.
TIRANË– Në selinë qendrore të Partisë Demokratike po zhvillohen dy mbledhje paralelisht. Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në zyrën e tij me anëatrë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar të shkrrkuar kryedemokratin Lulzim Basha. Përpara mediave, pasi u fut në selinë e Partisë Demo...
TIRANË– Selia e Partisë Demokratike është e rrethuar nga mbështetës e ish-truproja t ëish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë që vetë Berisha e krye...
ELBASAN – Një grua, e cila ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi ishte larguar disa ditë më parë nga banesa e saj, është gjetur e pajetë në fshatin Z...
TIRANË – Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri është filmuar teksa hedh një kapsollë brenda një urbani të njërës prej linjave ...
ITALI– Ish-kryeprokuri Adriatik Llalla nuk dëshiron të ekstradohet në Shqipëri ku e pret kryerja e një dënimi prej dy vitesh burg. Mësohet se pas arrestim...