LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal/ AKU lejon futjen e helmeve dhe pesticide të rrezikshme nga Kina, BE i ka bllokuar

4 Gusht 2019, 06:36 Nga DOSJA
Skandal/ AKU lejon futjen e helmeve dhe pesticide të rrezikshme nga Kina,

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon një tjetër skandal me pasoja të rënda për sigurinë ushqimore në Shqipëri. Një audit i përfunduar në Prill të vitit 2019 ka gjetur se në vendin tonë, në vitet 2017 dhe 2018, janë futur pesticide e produkte të tjera për mbrojtjen e bimëve, pra helme e kimikate të rrezikshme, të ardhura nga Kina. E gjithë përgjegjësia për këtë skandal, thuhet në një raport paraprak të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të siguruar nga Tv Klan, bie mbi Ministrinë e Bujqësisë dhe konkretisht mbi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili e ka për detyrë ligjore që t’i kontrollojë këto produkte që në hyrje të tyre në Shqipëri, në dogana.

Kontrolli i parë i produkteve për mbrojtjen e bimëve kryhet nga inspektorët e AKU në pikat e inspektimit kufitar. Nga auditimi u konstatua se AKU nuk ka kryer marrje mostrash për kontrollin cilësor të PMB-ve (Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve) bazuar në vkm nr. 1188, datë 20.08.2008 “Për miratimin e rregullave për importin, tregtimin, transportin, ruajtjen, përdorimin dhe asgjesimin  e produkteve për mbrojtjen e bimëve, i ndryshuar”. Theksojmë se këto analiza cilësore të PMB-ve kryhen nga ISUV (Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë), i cili nëpërmjet shkresave  me datë 05.07.2017 dhe 19.06.2018 parashtron se  e ka të pamundur kryerjene  e analizave cilësore të PMB-ve, për këtë arsye nga AKU për vitin 2018 nuk janë marrë mostra për kontrollin cilësor të PMB.

Pra PMB-të që hyjnë për përdorim në vendin tonë nuk i nënshtrohen asnjë analize laboratorike të formulimit për të parë vetitë e tyre fiziko-kimike, përbërjen e lëndëve vepruese dhe përmbajtjen e saj në % (përqindje) apo në g/l (gram për litër), përbërjen dhe përmbajtjen e lëndëve mbushëse (inerte) si dhe  përbërjen e aditivëve që u shtohen formulimeve. Rrjedhimisht këto PMB nuk kalojnë paraprakisht në testet laboratorike dhe në terren për të parë veprimin e tyre (provat fushore) në kushtet aktuale të vendit tonë.”

Përveç faktit se kimikatet që përdoren në bujqësi nuk i nënshtrohen asnjë analize, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar kështu se ato vijnë nga Kina, në një kohë kur Bashkimi Europian nuk i lejon këto produkte nga ky vend, pasi konsiderohen me rrezik të lartë. KLSH thotë se as AKU dhe as Ministria e Bujqësisë nuk kanë ndonjë regjistër të vlerësimit të këtij risku dhe as monitorim të rreptë, përkundrazi, importet më të mëdha kryhen nga Kina.

“Nga auditimi u konstatua se janë kryer importe të PMB-ve me vend origjine Kinën, pavarësisht se nga vendet Europiane nëpërmjet direktivave të ndryshëm ekziston një “bllok” ndaj produkteve generike që vijnë nga Kina, duke e konsideruar importin etyre me risk të lartë . Nga ana e MBZHR (Ministrisë së Bujqësisë) dhe  AKU nuk ka një regjistër të vlerësimit të riskut të lartë të tyre dhe një monitorim më të rreptë, por ndodh e kundërta, ku importet më të mëdha kryhen pikërisht me vend origjine Kinën.”

Skandali thellohet edhe më tej, pasi KLSH ka zbuluar se në pikat e kalimit kufitar, subjektet që importojnë pesticide e kimikate të tjera nga Kina, nuk e kanë shoqëruar mallin asnjëherë me certifikata origjinale, por vetëm me fotokopje të një certifikate të lëshuar nga vetë kompania kineze që e prodhon atë dhe asnjëherë me ndonjë dokument të ndonjë laboratori të njohur kombëtar të vendit ku është prodhuar produkti.

Në të gjitha këto raste, saktëson KLSH, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i janë njoftuar me e-mail miratimet për kalimin e këtyre pesticideve, vetëm me një OK të një specialisti të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve.

Edhe në rastet e denoncuara publikisht, vijon me tej KLSH, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk e ka kryer detyrën e tij, teksa merr si shembull importimin në masën 2 mijë kilogramëve të një produkti të rrezikshëm që ishte hequr nga regjistri importeve të lejuara në Shqipëri, por që ishte futur nga një kompani me degë qendrore në Berat dhe ka përfunduar në fermat shqiptare, i përdorur për produktet ushqimore që ne konsumojmë.

“Ky rast është bërë publik dhe është denoncuar në media, pas të cilit AKU, nëpërmjet DRAKU Berat, ka kryer verifikimet në subjekt, ku sipas procesverbalit të inspektimit rezulton se ky produkt është në gjendje në magazinën e subjektit privat, por nuk ka në përbërje të tij Carbendazin dhe Acetamiprid, pa përmendur se cilët dokumente importi kanë verifikuar këta inspektorë.

Pavarësisht qenies në dijeni të faktit të importit të lëndëve të rrezikshme për shëndetin e njeriut, AKU është mjaftuar vetëm me këtë verifikim të zakonshëm të zinxhirit burokratik, pa verifikuar më tej asnjë dokument të importit të kryer në doganën e Durrësit.

Nga praktika e dokumenteve të importit fare thjesht do të zbulonin se nën emrin Cobrekey janë futur dy PMB të rrezikshme, të dala nga qarkullimi në vendet e BE, siç është Carbendazina dhe Acetamiprid, të konsideruara tepër të rrezikshëm edhe me pasoja të rënda në popullatë.”

Këto kimikate të rrezikshme për popullatën përdoren në bujqësi për rritjen e produkteve të ndryshme ushqimore, të cilat përfundojnë në tavolinat e konsumatorëve shqiptarë.

Ky skandal i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për praninë e kimikateve në nivele të larta tek disa produkte ushqimore, që del në dritë pas denoncimeve të bëra nga Televizioni Klan dhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, e rëndon edhe me tej pozicionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Raporti i këtij institucioni shtetëror fakton zyrtarisht se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk e ka situatën nën kontroll dhe nuk është i aftë të garantojë se, produktet ushqimore që konsumojnë shqiptarët janë të sigurta. Dështimi i AKU, sipas raportit të KLSH, nis që nga lejimi i pesticideve e kimikateve të tjera bujqësore të rrezikshme. Ndërsa Televizioni Klan dhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit provuan me fakte se AKU nuk ësht ë e aftë të kryeje analizat e duhura për prodhimet ushqimore që dalin në tregjet tona. Për shkak të paaftësisë së këtij institucioni, ngarkesa me prodhime bujqësore nga Shqipëria, rezultojnë të jenë kthyer në doganë nga vende fqinje, siç kanë dëshmuar vetë eksportuesit.  Dhe dyshohet se, edhe këto ngarkesa të refuzuara nga vendet e tjera pasi janë konsideruar të dëmshme, kanë përfunduar në tregun shqiptar.

Marrë nga TV Klan

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku lejon futjen e helmeve pesticide të rrezikshme nga kina aku lejon futjen e helmeve pesticide të rrezikshme nga kina

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet