LIVE UPDATES
Aktualitet

23 Shkurt 2021, 21:01 Nga DOSJA

TIRANË– Fiks Fare ka denoncuar me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, i cili rreh dhe ofendon qytetarët.

Do t’ju thyej brinjët. Hajde këtu mo legen. Pse u fute këtu, dil jashtë” janë disa nga fjalët që përdor z.Renald Ndoni, Oficeri i Kontaktit i Shqipërisë në Konsullatë, ndaj një qytetari dhe qytetareje. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Elona Hysa, e cila është edhe avokate në Selanik të Greqisë. Ajo thotë se është dhunuar brenda ambienteve të Konsullatës, ndërsa është tërhequr zvarrë për të dalë jashtë. Për të gjitha akuzat, ajo ka edhe regjistrime audio dhe video, ku duken pikërisht veprimet e z.Ndoni, i cili në një moment shtyn nga shkallët edhe vëllanë e denoncueses. Elona dhe vëllai i saj kanë denoncuar rastin për hetime administrative dhe penale, por prej 1 viti nuk është bërë asnjë veprim nga drejtësia shqiptare.

Të “fortët” e Konsullatës në Selanik

Në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare u ankua Elona Hysa, avokate shqiptare në Selanik. Ajo pohon se zyrën e ka rreth 100 metra afër Konsullatës Shqiptare në Selanik. Përveç avokatisë, ofron edhe shërbime përkthimi, noterizimi, aplikime pasaportash. Konsullata ndodhet në një qendër tregtare, ndërkohë që avokatja caktoi vëllanë e saj, Elson Hysa, në hyrje të godinës që të reklamonte zyrën. Pohon se nga puna klientela iu rrit. Ajo pohon se në adresë të zyrës së saj kanë filluar shqetësimet e para që kanë filluar në fund të vitit 2019 e deri në ditët e sotme nga të “fortët” e Konsullatës në Selanik. Ajo pohon se kanë tentuar në çdo mënyrë për ta larguar vëllanë e saj që qëndronte në katin 0 të qendrës tregtare. Sipas saj, në datën 14 shkurt 2020, konsulli Arqile Sote, bashkë me një person tjetër e kanë akuzuar vëllanë e saj se nxjerr pasaporta false dhe e kanë kërcënuar se do t’i mbyllte zyrën. Ajo thotë se ka shkuar në zyrën e Konsullit, por ai e ka nxjerr jashtë. Më tej pohon se në datën 24 shkurt 2020, punonjësi i konsullatës, i zyrës së kontaktit, z.Ronald Ndoni iu afrua vëllait dhe i kërkoi të largohet menjëherë nga vendi ku qëndronte. “E shtyu atë nga krahët dhe kur vëllai refuzoi të largohej ai e kërcënoi duke i thënë ‘po hajde mo legen se do t’i thyej brinjët’. ‘Akoma këtu je, do të hedh nga shkallët e do t’i thyej brinjët’. Ashtu dhe bëri” thotë Hysa. Ajo i vuri në dispozicion redaksisë së emisionit “Fiks Fare” një video, ku dukej z.Ndoni teksa ofendonte dhe shtyu qytetarin nga shkallët.

“Dil që këtuuuu”, si u dhunua qytetarja në Konsullatë

Pas dhunës ndaj të vëllait, denoncuesja shkoi fillimisht në policinë greke dhe më pas në Konsullatën Shqiptare për t’u sqaruar me z.Renald Ndoni. Ajo futet normalisht brenda zyrave dhe i kërkon këtij personi që të dalë te dera dhe të sqaroheshin, pasi policisë greke nuk i lejohej. Pohon se lajmëroi punonjëset se do të futej brenda dhe shkoi te zyra e z.Ndoni. Thotë se sapo e pa, filloi t’i bërtiste. “Sa më pa filloi të më bërtiste dhe të më thoshte ‘kush të la ty të futesh brenda, dil jashtë’ dhe toni i tij ishte i lartë dhe zëri i egër. Ai në këtë moment është ngritur nga vendi ku ishte, ka ardhur drejt derës dhe më kapi mua nga krahët, njëkohësisht më goditi në faqen e majtë me grushte. Ai pas kësaj më ka përplasur në muret e korridorit të Konsullatës dhe më shqelmoi duke u munduar të më nxjerrë jashtë. Unë në gjendje shokuese dhe pa ndihmë, kam bërtitur dhe ulëritur duke kërkuar ndihme policisë greke që ndodhej jashtë derës të Konsullatës ” thotë ajo. Në regjistrimin e bisedës ndodh pikërisht ajo çka denoncoi Elona, teksa fillimisht ajo përshëndet z.Ndoni. Ky i fundit, i kërkon llogari me zë të lartë se kush e lejoi të futej brenda. Më pas, i bërtet fortë dhe e kërcënon. Elona bërtet dhe kërkon ndihmë, fillimisht te punonjësit e Konsullatës dhe më pas drejt policëve grekë. Por, këta të fundit nuk ndërhynë, pasi ngjarja ishte brenda “territorit shqiptar”. Elona pohon se pas kësaj ngjarje humbi ndjenjat. Ka shkuar në spital me ambulancë dhe ka qëndruar atje 10-11 orë. Ka edhe raportet mjekësore dhe fotografitë, ku në njërën prej faqeve duket një shenjë e zezë.

Hetime në dy shtete, asnjë “përgjegjës”

Ngjarjet në seri brenda dhe jashtë Konsullatës Shqiptare në Selanik janë hetuar në Greqi dhe Shqipëri. Por, 1 vit pas ngjarjes, ende nuk kemi asnjë informacion se kush janë përgjegjësit. Denoncuesja thotë se ka lajmëruar të gjithë zyrtarët, që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Jashtëm si dhe me drejtorin e Policisë së Shtetit. Ka bërë edhe një kallëzim penal në fund të muajit shkurt 2020, por deri më tani s’ka marrë asnjë informacion. Pohon se vetëm sa e kanë marrë në pyetje dy ditë pas ngjarjes në Selanik, ku kanë shkuar dy OPGJ, dhe nuk është lajmëruar për vijimin e hetimeve. Ndërkohë, nga ana administrative, ndaj z.Ndoni jo vetëm që nuk u mor asnjë masë administrative, por atij iu zgjat edhe emërimi. Pra, u riemërua.

Fiks Fare tentoi të merrte një informacion edhe nga Konsullata Shqiptare në Selanik, madje edhe nga z.Renald Ndoni. Konsullata nuk pranoi të jepte një shpjegim, ndërsa kontaktuam edhe me z.Ndoni. Edhe ky i fundit nuk pranoi të jepte intervistë apo shpjegime për ngjarjen, pa marrë leje më parë në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit.

Emisioni investigativ ka mësuar se Konsullata dhe z.Ndoni kanë bërë kallëzim ndaj avokates Elona Hysa me akuzat e dhunimit të institucionit dhe goditje për shkak të detyrës. Sipas një dokumenti, z.Ndoni është ekzaminuar nga një ekspert mjekoligjor, i cili shkruan se “personi ka disa çjerrje”. Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Korçës dhe e Elbasanit.

Marrë nga Top Channel

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punonjësi i konsullatës rreh qytetarët punonjësi i konsullatës rreh qytetarët

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet