LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDAL/ Kërcënohen Zonat e Mbrojtura në Shqipëri për t’i hapur rrugë projekteve infrastrukturore

21 Mars 2021, 06:34 Nga DOSJA
SKANDAL/ Kërcënohen Zonat e Mbrojtura në Shqipëri për

TIRANË– Grupimi i organizatave mjedisore dhe botës akademike në Shqipëri, të mbështetur nga organizata të huaja patnere, kundërshton me forcë procesin dhe rezultatet e Rishikimit të Rrjetit Kombëtar të Zonave të Mbrojtura Mjedisore në Shqipëri. Shkak për rinisjen e debatit është bërë publikimi i projekt-vendimit të KKT Nr. 10, datë 28 dhjetor 2020, që ka vendosur për përcaktimin e kufijve dhe zonimit të brendshëm të Rrjetit Kombëtar të Zonave të Mbrojtura. Vendimi është marrë pas nismës së shpallur më parë në gusht 2019 nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Projekt-vendimi përjashton nga Zonat e Mbrojtura në Divjakë-Karavasta, Butrint, Vjosë-Nartë, Bunë-Velipojë etj sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore me përdorim tradicional si dhe zona urbane. Për më tepër ky projekt-vendim fshin nga harta rreth 15,000 ha të Zonave të Mbrojtura sikurse Luzni-Bulac, Piskal-Shqerri, Dardhë-Xhurrë, etj. Rasti më flagrant është përjashtimi nga Zona e Mbrojtur i sipërfaqes së aerportit në Akërni (Vlorë) dhe heqja e gjithë sipërfaqes së ullishtave në kodrat e Panajasë. Duke i’u referuar hartës, ky project-vendim bën shoshë Parkun e Dajtit, të Divjakës, Bunë-Velipojën, Tomorrin etj.

“Vendimi fragmenton zonat e mbrojtura duke lënë hapësirat urbane dhe bujqësore tërësisht jashtë kontrollit të Zonave të Mbrojtura dhe këto të fundit në mëshirë të veprimtarive të ardhshme që mund të shkelin funksionin e vetë zonave të mbrojtura. Në historinë e zonave të mbrojtura ky moment do të mbahet mend si sulmi më i rëndë ndaj integritetit dhe funksionalitetit ekologjik të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri.”. thotë Taulant Bino, President i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS).

Procesi i nisur në gusht 2019 dhe udhëhequr nga AKZM është finalizuar në shkurt 2020 dhe është prezantuar në një grup të gjerë institucionesh, OJF-sh, donatorësh etj. si një ndër arritjet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që do të saktësonte dhe identifikonte në mënyre përfundimtare dhe të hartëzuar gjithë rrjetin e Zonave të Mbrojtura. Mes shifrash e nenesh, AKZM u kujdes të theksonte se procesi ka ndërmarrë rreth 44 dëgjesa publike me aktorët e interesuar anekënd vendit.

Në fakt gjatë procesit mund të jenë zhvilluar takime publike por jo dëgjesa publike, – sqaron Av. Dorian Matlija, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Respublica. “Ligji e përcakton qartë se çfarë konsiderohet dhe si organizohet një dëgjesë publike, duke nisur që nga fazat e hershme që është njoftimi për dëgjesën e deri te organizimi dhe ndarja e informacionit për opinion. Ne e kemi ndjekur procesin nga afër dhe mund të themi që degjesat nuk janë zhvilluar sipas përcaktimeve që parashikon ligji” përfundon Av. Matlija.

Grupimet e OJF-ve dhe përfaqësues të botës akademike kanë ngritur edhe më herët shqetësimet e tyre mbi transparencën e procesit si edhe metodologjinë e ndjekur duke fshirë nga ZM-të ekzistuese jashtë çdo lloj kërkese ekologjike të funksionit të një zone të mbrojtur. Harta të tilla ‘zonimi’ janë jashtë çdo kriteri të mbrojtjes së natyrës, duke rënë ndesh me shumë standarde ndërkombëtare. Një mënyrë e tillë legjitimon shumë ndërhyrje abuzive të bëra në gjithë këta vite, dhe lë shteg edhe për ndërhyrje të tjera në të ardhmen.

“Ne që në krye të herës e kemi cilësuar këtë process si të domosdoshëm, por mënyra sesi është zhvilluar, ka qenë shumë e ngutshme dhe e pamundur për t’u realizuar në një kohë kaq të shkurtër. E kemi theksuar edhe më pare se shpallja, rishikimi apo heqja nga rrjeti i një zone të caktuar duhet të kalojë përmes një procesi të standardizuar kërkimi shkencor, konsultimi të gjerë me palët e interesit dhe aprovimi ndërinstitucional. Për fat të keq, edhe pse e kemi kërkuar me forcë gjatë 2019-s, kjo nuk ka ndodhur.”- shprehet Prof. Dr. Aleko Miho, Drejtues i Grupit të Botanikës pranë Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Me sa duket AKZM në fazën finale i ka shpërfillur të gjithë argumentat dhe kundërshtinë e shprehura nga OJF-të lidhur me rishikimin e Zonave të Mbrojtura, duke dërguar në KKT studimin mbi të cilin është bazuar edhe projekt-vendimi i datës 28 dhjetor 2020.

“Ne e konsiderojmë të dëmshëm, jo tranasparent dhe të pabazuar në parimet e mbrojtjes së natyrës këtë vendim të KKT, që me shumë gjasa do t’i paraprijë dëmtimit të pjesës më të vlefshme të Rrjetit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri. Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e drejtuesit të KKT që ta anulojë këtë vendim” – tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. “Ne si grupim organizatash jemi të vendosur të ndjekim çdo rrugë dhe të përdorim çdo mjet demokratik që të kemi një vendimmarrje që garanton ruajtjen e Zonave të Mbrojtura në terma aftatgjatë” – përfundoi ai.

Marre nga Aos-alb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet zonat e mbrojtura ne shqiperi zonat e mbrojtura ne shqiperi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet