Dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK i shoqëruar nga avokatja e tij
11 Tetor, 09:57
...
Aktualitet
Skandal! Mbetjet e rrezikshme brenda zonave urbane/ DENONCIMI i dekanit Seit Shallari: Mijëra ton gjenden të hedhura gjithande
26 Nëntor 2020, 13:12Nga DOSJA
Në Shqipëri, Mbetjet e Rrezikshme (MRr) nuk kanë origjinë dhe destinacion të përcaktuar megjithëse ato paraqesin rrisk të lartë dhe shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin publik dhe mjedisin. Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve e vitit 2018 konstaton se “në Shqipëri nuk ekziston infrastruktura bazë apo ajo plotësuese për trajtimin dhe asgjesimin e mbetjeve të rrezikshme”. Prej shumë vitesh, ligji nuk zbatohet edhe pse prodhuesit e mbetjeve të rrezikshme kanë detyrim ligjor të bëjnë identifikimin, ruajtjen dhe më pas dorezimin e tyre në vënde të posaçme që plotësojnë kushtet e sigurisë për depozitim ose asgjesim.
Çfarë janë mbetjet e rrezikshme?
Mbetjet e rrezikshme përfshijnë: “mbetjet teknologjike industriale me permbajtje të substancave me taksicitet të lartë, mbetjet spitalore me natyrë infektuese, mbetjet farmaceutike, mbetjet e kafshëve, mbetjet e pesticideve ose transformatorëve, vajrat e përdorur, pajisjet elektrike dhe elektronike, bateritë e makinave dhe akumulatorët, mbetjet e minierave etj. Në dallim nga mbetjet e tjera, mbetjet e rrezikshme përmbajnë substanca me toksicitet të lartë ose shumë të lartë duke shkaktuar pasoja të rënda kur janë të pranishme në organizëm qoftë edhe në përqendrim të ulët. Substancat e rrezikshme kanë aftësi të bio-akumulohen tek gjallesat ose të rezistojnë për shumë kohë në mjedis, të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme deri tek mutacionet dhe sëmundjet kancerogjene. Eshtë e njohur dhe e vërtetuar nga shkenca se dëmi i shkaktuar tek gjallesat dhe njerezit në rastet e ekspozimit ndaj këtyre mbetjeve është i lartë deri në katastrofik ose me pasoja fatale.
Trafiku i mbetjeve të rrezikshme
Mbetjet e rrezikshme krijohen kryesisht në vëndet e industrializuara. Kosto e lartë e trajtimit ose eleminimit të tyre deri në 1000 Euro/ton i ka bërë MRr pjesë të spekullimit dhe trafikut ilegal në nivel botëror duke synuar maskimin dhe dergimin e tyre në vëndet e varfëra ose në zhvillim. Trafiku ndërkombëtar i mbetjeve të rrezikshme nuk përjashton manipulimin dhe fshehjen e tyre në vëndet e origjinës. Investigimi i Interpolit në Qershor 2017, evidenton 244 kompani dhe 326 persona të përfshirë në krim mjedisor ndërkombëtar duke trafikuar 14 000 ton mbetje të rrezikshme në 85 vënde të globit.
Gjithashtu, Interpol raporton se më shumë se 1.5 milionë ton janë depozituar ilegalisht në të gjithë botën.
Problematika me MRr në Shqipëri
Mungesa e informacionit dhe infrastrukturës e bën të paqartë situatën në Shqipëri. Referuar VKM Nr. 687, datë 29.7.2015, Bashkitë kanë detyrim ligjor të raportojnë pranë Agjencise Kombëtare të Mjedisit, rrymat e mbetjeve duke përfshirë edhe MRr deri në 31 Janar të çdo viti. Për vitin 2019 kanë raportuar vetëm 48 Bashki dhe shumë pak prej tyre raportojnë për MRr. Në këto kushte, të mos zbatimit të ligjit hapsirat për spekullim janë të dukshme.
Nga një vlerësim i pavarur i vitit 2005, vlerësohet se në vëndin tonë krahas stokut të mbetjeve të rrezikshme të trashëguara prodhohen nga 2500 deri në 7500 ton çdo vit. Në fakt, duke mos përmendur mbetjet minerare, gomat e përdorura ose mbetje të tjera inerte, sasia e mbetjeve me përmbajtje të substancave të rrezikshme është shumë më e lartë.
Në Shqipëri vlerësohet se çdo vit krijohen rreth 400 ton mbetje kimikatesh, 14000 ton mbetje nga pajisjet elektrike dhe elektronike, 2000 ton mbetje nga kafshet, 2400 ton vajra të përdorur, 480 ton bateri dhe akumulatore dhe me shume se 600 ton mbetje spitalore.
Përderisa nuk ka një sistem gjurmimi dhe një destinacion depozitimi ose eleminimi, një gjë është e sigurtë, disa mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe substanca toksike janë të pranishme në vend depozitimet e mbetjeve urbane ose të hedhura gjithandej në mjedis të hapur.
Vetëm pak kompani ofrojnë shërbimin e grumbullimit të një pjese të mbetjeve të rrezikshme, goma të përdorura, bateri, vajra të përdorura etj. Gjithashtu, vetëm një kompani ofron mundësinë e ekportit të mbetjeve të rrezikshme jashtë Shqiperisë, për tu trajtuar apo asgjesuar në vendet e tjera, por shumë pak kompani kanë kontrata shërbimi për shkak të kostos së lartë rreth 800 Euro/ton.
Ndërkohë, gjurmimi i MRr nga burimi ku krijohen deri në destinacion është pjesë e detyrimeve ligjore dhe protokolleve për çdo kompani që krijon MRr. Natyrshëm lind pyetja “sa kompani që krijojnë dhe nuk trajtojnë mbetjet elektronike, farmaceutike, kimike, industriale funksionojnë në Shqipëri”? Megjithëse, ligji përcakton se gjeneruesit e të gjitha kategorive të mbetjeve të rrezikshme janë përgjegjës për menaxhimin e tyre nga faza e prodhimit, grumbullimit, transportit dhe magazinimit deri në dorzimin e tyre në destinacionin legal.
Nevoja emergjente për zgjidhje
Këshilli i Europës ka përcaktuar një ndër 10 prioritetet luftën ndaj krimit të lidhur me trafikimin e MRr. Direktiva e BE përcakton qartësisht se mbetjet e rrezikshme duhet të kategorizohen dhe të etiketohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të Komunitetit, nga gjeneruesi i tyre dhe nuk duhet të përzihen jo vetëm me kategoritë e mbetjeve jo të rrezikshme, por as me kategori të tjera të mbetjeve të rrezikshme. “Parajsa Shqiptare” për kompanitë që spekullojnë me mbetjet e rrezikshme duhet të marrë fund. Referuar të drejtës ndërkombëtare, politikës së Këshillit të Europës dhe ligjeve të vëndit, Organet e Drejtësisë duhet të shpallin prioritet të luftës ndaj krimit manipulimet dhe spekullimet me MRr në territorin e Shqipërisë.
Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve parashikon identifikimin, diferencimin, magazinimin, ruajtjen sipas mënyrës së trajtimit në impjante të specializuara për MRr. Landfilldi i MRr i cili po ndërtohet në Sharrë, do të ofrojë një destinacion të munguar për depozitimin e MRr. Por që situata të ndryshojë, duhet të funksionojnë sistemi duke filluar me protokollet për identifikimin, paketimin, ruajtjen, grumbullimin në qendrat pritëse dhe në fund depozitimin ose asgjesimin e sigurtë. Shkurt, duhet të zbatohet strategjia e shkruar dhe ligji.
(Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e sotme janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës 659 qytetare, të cilët janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu janë...
TIRANË-OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Amant Sadikaj, Sinan Prenika, Anxhelo(Fatjon) Demiri, Eduart...
TIRANË– Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini është infektuar me koronavirus. Gjatë një interviste në ABC me Juli Xhokaxhi, mjeku tha se është në ditët e ...
ELBASAN– Pesë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Dosja.al mëson se të rinjtë ishin brenda një automjeti “Citroen”,...
DURRËS– Familja Lala ishtë një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që shkoi pasi humbi 8 pjestarë të saj. Blerim Lala, pjestari i f...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar të cilit iu gjetën me vete 11 doza heroinë. Policia njofton se është arrestuar G. B., 17 vje&c...
Lot dhe dhimbje në Thumanë! Familjarët e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit kanë shkuar në varrezat e atyre që humbën jetën për t’u kryer ritet e nderimit.Në ...